Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës" e mërkurë, 3 prill 20190

Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës"

Me datën 2 Prill Instituti i Prishtinës për Studime Politike publikoi anketën “Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës”. Anketa u publikua me përkrahjen e fondacionit Konrad Adenauer Stiftung (KAS). Në panel morrën pjesë Leonora Kryeziu (Drejtoreshë Ekzekutive e PIPS), Granit Tërnava (KAS), Arben Hajrullahu (Universiteti i Prishtinës) dhe Butrint Berisha (PIPS) që i prezantoi të gjeturat kryesore të punimit.

Takimi i Shkollës Politike me zëvëndës Shefen e misionit të Ambasadës Amerikane, znj. Colleen Hyland e hënë, 25 mars 20190

Takimi i Shkollës Politike me zëvëndës Shefen e misionit të Ambasadës Amerikane, znj. Colleen Hyland

Më 21 Mars 2019, Shkolla Politike e Prishtinës mbajti një diskutim me Zëvëndës Shefen e Misionit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, znj. Colleen Hyland. Përmes një diskutimi të frytshëm pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë mendimet e tyre mbi sfidat kryesore aktuale të Kosovës në rrafshin e brendshëm dhe atë të jashtëm. 

Tryeza “Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë për ERA 2” e enjte, 14 mars 20190

Tryeza “Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë për ERA 2”

Me datën 14 Mars 2019, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) së bashku me Grupin për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) dhe Instituti GAP organizuan tryezë diskutimi me temën “Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë për ERA 2”. Të pranishme në panel ishin Dhurata Hoxha - Ministre e Integrimit Evropian, Nataliya Apostolova - Shefe e Zyrës së BE në Kosovë dhe Gerrie Willems - Ambasadore e Mbretërisë së Hollandës në Kosovë.

Mbahet Seminari i parë i Shkollës Politike "Shteti dhe Shoqëria" e hënë, 4 mars 20190

Mbahet Seminari i parë i Shkollës Politike "Shteti dhe Shoqëria"

Në datat 1-3 Mars Gjenerata e 17-të e Shkollës Politike mbajti Modulin e Parë Shteti dhe Shoqëria: Identiteti Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik. Temat e seminarit u ligjëruan nga ekspertë të fushave përkatëse: Fatmir Sejdiu, Fisnik Korenica, Ermal Hasimja, Blerim Shala, Anton Vukpalaj, Blendi Ceka, Ramadan Ilazi dhe Besnik Tahiri.
 

Deputetet kosovare dhe Shkolla Politike marrin pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë e mërkurë, 20 shkurt 20190

Deputetet kosovare dhe Shkolla Politike marrin pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë

Delegacioni i deputeteve të Kosovës - përfaqësuar nga Znj. Sala Berisha Shala dhe Znj. Hykmete N. Bajrami dhe PIPS - përfaqësuar nga Znj. Leonora Kryeziu morrën pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë të organizuar nga GIZ ORF-EE. Ky takim u mbajt më 19 Shkurt në Bruksel, njëkohësisht me Plenumin Parlamentar të Komunitetit të Energjisë.

RSS
First1617181921232425Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Takim ndërpartiak me të rinjtë e partive politike në Gjakovë
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

Takim ndërpartiak me të rinjtë e partive politike në Gjakovë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) zhvilloi dje në Gjakovë një takim me të rinjtë e partive politike, me pjesëmarrje nga të gjitha partitë parlamentare (Lëvizja Vetëvendosje - LVV, Partia Demokratike e Kosovës - PDK, Lidhja Demokratike e Kosovës- LDK, dhe Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës - AAK).

Takimi u fokusua në trajektoren e mendimit dhe organizimit politik shqiptar në Kosovë, nga viti 1918 deri në ditët e sotme, duke hapur diskutimin mbi traditat e ndryshme politike që kanë ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe politikës kosovare.

Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu për trashëgiminë politike dhe ideologjike, ndikimin e saj te votuesit, ndryshimet nga agjendat nacionaliste drejt atyre liberale e demokratike, si dhe për ndikimin e ndryshimit të rendit botëror në angazhimin politik në Kosovë.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua edhe apatisë politike dhe kuptimit të ideologjisë në politikën bashkëkohore: A vazhdon ideologjia të ketë rëndësi për votuesit? Çfarë ka mbetur nga traditat politike të së kaluarës dhe si po reflektohen ato në politikën e sotme?

Takime të tilla synojnë të krijojnë hapësira ku të rinjtë nga përkatësi të ndryshme politike mund të diskutojnë, dëgjojnë njëri-tjetrin dhe ndërtojnë një kulturë të dialogut politik përtej dallimeve partiake.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të punës së PIPS për dialogun ndërpartiak dhe fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën politike të Kosovës, me mbështetjen e Demo Finland.

Next Article Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile
Print
75 Rate this article:
No rating
Programet
  • Qeverisja cilësore
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2026