Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizuan tryezën e diskutimit "Humbësja e madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës".
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Instituti GAP, dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) më 3 Gusht kanë mbajtur konferencë për media me temën “Monitorimi i realizimit të objektivave nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA)”. Në këtë konferencë u prezantuan të gjeturat nga monitorimi i obligimeve të mbetura dhe të parapara që të finalizohen gjatë vitit 2018, sipas vendimit të mbledhjes së trembëdhjetë të Qeverisë së Kosovës që u mbajt në nëntor të vitit të kaluar.
Me datën 1 Gusht, Instituti i Prishtinës për Studime Politike lansoi publikimin "Rishikim kritik i organizimit dhe zbatimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës". Ky raport, bazuar në të dhëna të mbledhura brenda një periudhe të konsiderueshme kohore, diskuton për funksionimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në veçanti dhe politikës së jashtme në përgjithësi, duke prekur aspektet legjislative por edhe praktike.
Me 3 Korrik, Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizoi diskutimin “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse”. Pjesë e panelit ishin: Enver Hoxhaj (Zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës); Ilir DEDA (Deputet dhe Anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane) dhe Gëzim VISOKA (Ligjërues dhe hulumtues në Universitetin e Dublin).
Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka mbajtur më 27 Qershor 2018, tryezën e diskutimit me temën "Politikat për Eficiencë të Energjisë në Kosovë: Roli i parlamentit dhe gatishmëria institucionale për aplikimin e obligimeve të EE". Në këtë tryezë të diskutimit të pranishëm ishin deputetë, përfaqësues institucionesh, përfaqësues nga akademia, ambasada dhe përfaqësues të shoqërisë civile etj.