Mbahet Seminari i parë i Shkollës Politike "Shteti dhe Shoqëria" e hënë, 4 mars 20190

Mbahet Seminari i parë i Shkollës Politike "Shteti dhe Shoqëria"

Në datat 1-3 Mars Gjenerata e 17-të e Shkollës Politike mbajti Modulin e Parë Shteti dhe Shoqëria: Identiteti Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik. Temat e seminarit u ligjëruan nga ekspertë të fushave përkatëse: Fatmir Sejdiu, Fisnik Korenica, Ermal Hasimja, Blerim Shala, Anton Vukpalaj, Blendi Ceka, Ramadan Ilazi dhe Besnik Tahiri.
 

Deputetet kosovare dhe Shkolla Politike marrin pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë e mërkurë, 20 shkurt 20190

Deputetet kosovare dhe Shkolla Politike marrin pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë

Delegacioni i deputeteve të Kosovës - përfaqësuar nga Znj. Sala Berisha Shala dhe Znj. Hykmete N. Bajrami dhe PIPS - përfaqësuar nga Znj. Leonora Kryeziu morrën pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë të organizuar nga GIZ ORF-EE. Ky takim u mbajt më 19 Shkurt në Bruksel, njëkohësisht me Plenumin Parlamentar të Komunitetit të Energjisë.

Agjenda e Kosovës dhe rajonit për eficiencë të energjisë: Vizita e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Mal të Zi e premte, 7 dhjetor 20180

Agjenda e Kosovës dhe rajonit për eficiencë të energjisë: Vizita e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Mal të Zi

Prej 3 deri më 5 Dhjetor, delegacioni i deputetëve të Republikës së Kosovës, i përbërë nga Znj. Sala Berisha Shala, Z. Liburn Aliu dhe Znj. Mimoza Kusari u mirëpritën në Mal të Zi, ku mbajtën takime me deputetët nga Parlamenti i Malit të Zi, kryesuar nga Z. Genc Nimanbegu dhe Z. Predrag Sekulić; poashtu dhe me Drejtorin e Drejtorisë për Efiçiencë të Energjisë në Qeverinë e Malit të Zi, Z. Marko Radulović.
 

Mbahet Forumi i Dytë Parlamentar i Evropës Juglindore për Eficiencë të Energjisë dhe Klimë e premte, 30 nëntor 20180

Mbahet Forumi i Dytë Parlamentar i Evropës Juglindore për Eficiencë të Energjisë dhe Klimë

PIPS ka marrë pjesë në Forumin e Dytë Parlamentar të Evropës Juglindore për Eficiencë të Energjisë dhe Klimë të mbajtur më 27 Nëntor në Shkup, organizuar nga Fondi i Hapur Rajonal për Eficiencë të Energjisë i GIZ. Pjesëmarrës gjatë forumit ishin deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga 6 vende të Evropës Juglindore.

Çertifikimi i Shkollës Politike 2017 nga Këshilli i Evropës e shtunë, 10 nëntor 20180

Çertifikimi i Shkollës Politike 2017 nga Këshilli i Evropës

Me përfundimin e Seminarit Forumi Botëror për Demokraci, në ambientet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u bë çertifikimi i aplikantëve të Shkollës Politike të Prishtinës, për përfundimin e suksesshëm të këtij programi.

RSS
First1516171820222324Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Ngjarja përmbyllëse e gjeneratës së tetëmbëdhjetë të Shkollës Politike
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Ngjarja përmbyllëse e gjeneratës së tetëmbëdhjetë të Shkollës Politike

Më 23 Shkurt u mbajt ngjarja përmbyllëse për gjeneratën e tetëmbëdhjetë të Shkollës Politike. Me këtë rast, tridhjetë pjesëmarrës janë çertifikuar dhe kanë përmbyllur ciklin e Shkollës Politike të Këshillit të Evropës.

Duke i'u falenderuar grupit për përkushtimin dhe dedikimin për të ndjekur programin në kushte pandemie, i urojmë suksese në të ardhmen profesionale.

Jemi falenderues ndaj Këshillit të Evropës dhe KAS për mbështetjen e tyre për mbajtjen e aktiviteteve të programit.
Previous Article Takim me Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri
Next Article Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg 2017
Print
37573 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2020