Seminari III i Shkollës Politike: Paqja, Diplomacia dhe Siguria (Gjenerata 24) e hënë, 13 korrik 20260

Seminari III i Shkollës Politike: Paqja, Diplomacia dhe Siguria (Gjenerata 24)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizoi Seminarin III të Shkollës Politike gjatë datave 3-5 korrik, kushtuar temës “Paqja, Diplomacia dhe Siguria”, me fokus të veçantë në pozitën e Kosovës në një rend botëror dhe mjedis gjeopolitik në ndryshim.

Gjatë tri ditëve, pjesëmarrësit patën mundësi të diskutojnë zhvillimet aktuale në politikën e jashtme të Kosovës, procesin e njohjes ndërkombëtare, integrimin euro-atlantik, dinamikat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe mënyrat e reagimit institucional ndaj situatave të krizës.

Seminari Rajonal për Drejtësi Tranzicionale/Regional Seminar on Transitional Justice/Regionalni seminar o tranzicionoj pravdi e hënë, 22 qershor 20260

Seminari Rajonal për Drejtësi Tranzicionale/Regional Seminar on Transitional Justice/Regionalni seminar o tranzicionoj pravdi

PIPS mbajti Seminarin Rajonal mbi Drejtësinë Tranzicionale "Nga Ballafaqimi me të Kaluarën te Formësimi i së Ardhmes", duke bashkuar të rinjë nga shoqëria civile, profesionistë të medias, akademikë nga Kosova, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia për dy ditë dialogu rajonal.

Gjatë seminarit, pjesëmarrësit eksploruan disa nga çështjet më urgjente me të cilat përballet Ballkani Perëndimor sot: si përballen shoqëritë me narrativat konkurruese të së kaluarës, si ndiqet llogaridhënia në mjedise të polarizuara politikisht, si proceset e personave të zhdukur mund të çojnë përpara të vërtetën dhe drejtësinë, dhe si të rinjtë, media e pavarur dhe perspektivat gjinore po formësojnë të ardhmen e kujtesës dhe pajtimit.

Përmes dialogut të hapur, seminari krijoi hapësirë për pjesëmarrësit për të sfiduar supozimet, për të ndarë përvoja rajonale dhe për të ndërtuar një rrjet rajonal më të fortë të përkushtuar për t'u përballur me të kaluarën.

Jemi mirënjohës ndaj ekspertëve, partnerit dhe pjesëmarrësve tanë për dy ditë bisedash kuptimplote dhe të nevojshme.

Ky aktivitet u mundësua me mbështetjen e projektit rajonal "Mbështetje e BE-së për Ndërtimin e Besimit në Ballkanin Perëndimor," i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

--
 

PIPS held the Regional Seminar on Transitional Justice "From Dealing with the Past to Shaping the Future", bringing together young political and civic leaders, media professionals, academics and civil society representatives from Kosovo, Serbia, Bosnia and Herzegovina, and Croatia for two days of regional dialogue.

Over the course of the seminar, participants explored some of the most pressing questions facing the Western Balkans today: how societies confront competing narratives of the past, how accountability is pursued in politically polarized environments, how missing persons processes can advance truth and justice, and how youth, independent media and gender perspectives are shaping the future of memory and reconciliation.

Through open dialogue and critical exchange, the seminar created space for participants to challenge assumptions, share regional experiences, and build a stronger regional network committed to dealing with the past.

We are grateful to the experts from Kosovo and across the region who led these sessions with insight and courage and to our partner and participants for two days of meaningful and necessary conversations.

The activity is made possible with the assistance of the regional project EU Support to Confidence Building in the Western Balkans, which is funded by the European Union (EU) and implemented by the United Nations Development Programme (UNDP).

Seminari II i Shkollës Politike: Politikat Publike, Sundimi i Ligjit dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm e martë, 2 qershor 20260

Seminari II i Shkollës Politike: Politikat Publike, Sundimi i Ligjit dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm

PIPS mbajti Seminarin II të Shkollës Politike me 29-31 maj në Brezovicë, me fokus në Politikat Publike, Sundimin e Ligjit dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm. Gjatë tri ditëve të seminarit, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime, analiza dhe ushtrime praktike mbi sfidat e hartimit dhe zbatimit të politikave publike në Kosovë.

Sesione të ndryshme trajtuan kapacitetin shtetëror, llogaridhënien institucionale, zhvillimin e qëndrueshëm, politikat energjetike, integrimin evropian dhe qeverisjen digjitale në epokën e inteligjencës artificiale. Përmes kontributit të ekspertëve nga fusha akademike, institucionet publike, shoqëria civile dhe sektori i politikave publike, pjesëmarrësit reflektuan mbi mënyrat se si reformat mund të përkthehen në politika të zbatueshme dhe të qëndrueshme.

Seminari u përmbyll me reflektime mbi rolin e lidershipit, reformave dhe inovacionit në forcimin e qeverisjes demokratike në Kosovë.

Shkolla Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës, Demo Finland dhe Konrad Adenauer Stiftung Kosovo.

Seminari i parë i Shkollës Politike – Kosova, Demokracia, dhe Shtetësia në një rend gjeopolitik në ndryshim - Përmbledhje e tre ditëve e martë, 21 prill 20260

Seminari i parë i Shkollës Politike – Kosova, Demokracia, dhe Shtetësia në një rend gjeopolitik në ndryshim - Përmbledhje e tre ditëve

U përmbyll me sukses seminari i parë i Shkollës Politike, i fokusuar në Kosovën, demokracinë dhe shtetësinë në një rend gjeopolitik në ndryshim.

Dita 1 vendosi bazat e diskutimit duke trajtuar kontekstin global dhe rajonal, nga ndryshimet në rendin botëror dhe implikimet për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën, te roli i marrëdhënieve transatlantike dhe presionet në rritje ndaj demokracisë, përfshirë populizmin dhe polarizimin politik.

Dita 2 u fokusua në rrugëtimin e Kosovës, nga shtetndërtimi deri te sfidat aktuale demokratike. Diskutimet trajtuan performancën e institucioneve, besimin publik dhe rreziqet që polarizimi politik paraqet për dialogun demokratik dhe kohezionin shoqëror.

Dita 3 e orientoi diskutimin drejt së ardhmes, duke trajtuar të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve si shtyllë të shtetësisë dhe integrimit evropian, si dhe rolin e mekanizmave kushtetues në ruajtjen e stabilitetit institucional dhe forcimin e qëndrueshmërisë demokratike.

Falënderim i veçantë për kontribuesit dhe ligjëruesit tanë, Dr. Gëzim Visoka, z. Agon Maliqi, z. Adri Nurellari, Dr. Ramadan Ilazi, znj. MaryAnne Hennessey, z. Miodrag Milicevic dhe znj. Gresa Caka Nimani, si dhe për të gjithë partnerët dhe pjesëmarrësit për këtë fundjavë të vlefshme diskutimesh.

Shkolla Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës, Demo Finland, dhe Konrad-Adenauer Stiftung Kosovo.

Takimi me gjeneratën e 24-të të Shkollës Politike e martë, 7 prill 20260

Takimi me gjeneratën e 24-të të Shkollës Politike

Sot u mbajt takimi i parë me pjesëmarrësit e Gjeneratës së 24-të të Shkollës Politike, i cili shërbeu si një mundësi për t’u njohur mes vete dhe për të krijuar bazat e bashkëpunimit përgjatë programit.

Gjatë këtij takimi, prezantuam në detaje programin e Shkollës Politike për vitin 2026, duke përfshirë temat, strukturën dhe aktivitetet që do të zhvillohen gjatë vitit.

Broshurën e plotë të programit mund ta gjeni këtu:
https://pips-ks.org/sq/Detaje/ArtMID/1446/ArticleID/4336/Shkolla-Politike-2026-Gjenerata-e-24-t235

 

RSS
245678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Takim ndërpartiak me të rinjtë e partive politike në Gjakovë
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

Takim ndërpartiak me të rinjtë e partive politike në Gjakovë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) zhvilloi dje në Gjakovë një takim me të rinjtë e partive politike, me pjesëmarrje nga të gjitha partitë parlamentare (Lëvizja Vetëvendosje - LVV, Partia Demokratike e Kosovës - PDK, Lidhja Demokratike e Kosovës- LDK, dhe Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës - AAK).

Takimi u fokusua në trajektoren e mendimit dhe organizimit politik shqiptar në Kosovë, nga viti 1918 deri në ditët e sotme, duke hapur diskutimin mbi traditat e ndryshme politike që kanë ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe politikës kosovare.

Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu për trashëgiminë politike dhe ideologjike, ndikimin e saj te votuesit, ndryshimet nga agjendat nacionaliste drejt atyre liberale e demokratike, si dhe për ndikimin e ndryshimit të rendit botëror në angazhimin politik në Kosovë.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua edhe apatisë politike dhe kuptimit të ideologjisë në politikën bashkëkohore: A vazhdon ideologjia të ketë rëndësi për votuesit? Çfarë ka mbetur nga traditat politike të së kaluarës dhe si po reflektohen ato në politikën e sotme?

Takime të tilla synojnë të krijojnë hapësira ku të rinjtë nga përkatësi të ndryshme politike mund të diskutojnë, dëgjojnë njëri-tjetrin dhe ndërtojnë një kulturë të dialogut politik përtej dallimeve partiake.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të punës së PIPS për dialogun ndërpartiak dhe fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën politike të Kosovës, me mbështetjen e Demo Finland.

Next Article Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile
Print
75 Rate this article:
No rating
Programet
  • Qeverisja cilësore
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2026