Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike e mërkurë, 18 dhjetor 20240

Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) mbrëmë, në praninë e partnerëve, alumnistëve dhe mes miqësh, shënoi diplomimin e gjeneratës së 22-të, duke përmbyllur edhe një cikël të suksesshëm të programit të Shkollës Politike. Ky program ka qenë dhe vazhdon të jetë më shumë se një mundësi edukimi, është një nxitës për lidership dhe një themel për një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. 

Shkolla Politike vazhdon të angazhohet për gjithëpërfshirje dhe diversitet, që janë thelbësore për një shoqëri demokratike dhe progresive. 

Si çdo herë, në përmbyllje të programit të Shkollës Politike, reflektuam mbi sfidat që na përcollën gjatë vitit dhe pritjet për vitin vijues. 

Konferenca përmbyllëse e projektit 'Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore' e hënë, 16 dhjetor 20240

Konferenca përmbyllëse e projektit 'Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore'

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Akademia e Studimeve Politike (ASP), Komuna Suharekë dhe Bashkia Kurbin organizuan konferencën përmbyllëse të projektit “Rruga drejt përdorimit efiqient vendor të burimeve natyrore”, që u mbajt të premten, më 13 dhjetor. Ky projekt është pjesë e Programit IPA II për bashkëpunim ndërkufitar Shqipëri-Kosovë.

Gjatë konferencës, u prezantuan rezultatet e arritura gjatë dy viteve të implementimit të projektit, me fokus në përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe adresimin e sfidave klimatike.

Bashkëpunimi me Demo Finland rreth të rinjve në partitë politike e mërkurë, 27 nëntor 20240

Bashkëpunimi me Demo Finland rreth të rinjve në partitë politike

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me Demo Finland, priti një delegacion të politikanëve të rinj finlandezë, të diplomuar të Akademisë së Demokracisë në Finlandë, për një vizitë studimore me qëllim nxitjen e dialogut dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet Kosovës dhe Finlandës. Kjo vizitë ofroi një platformë për të eksploruar sfidat dhe mundësitë për pjesëmarrje politike në mesin e të rinjve në Kosovë duke shkëmbyer përvojat finlandeze të bashkëpunimit shumëpartiak.

Dialogu i Prishtinës – Ballkani dhe Azia e Jugut e martë, 26 nëntor 20240

Dialogu i Prishtinës – Ballkani dhe Azia e Jugut

Më 25 nëntor 2024, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me Institutin Aziatik të Diplomacisë dhe Çështjeve Ndërkombëtare (AIDIA) dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës organizuan forumin “Dialogu i Prishtinës – Ballkani dhe Azia e Jugut” , e cila u mbështet financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Ky event i nivelit të lartë mblodhi për herë të parë aktorë kryesorë, politikëbërës, liderë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe media nga Kosova dhe Azia e Jugut (India, Nepali, Bangladeshi, dhe Shri Lanka) për të diskutuar mundësitë dhe sfidat e përbashkëta në fushën e demokracisë, bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit ekonomik.

Seminari i V-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 22-të) - Komunikimi Politik, Dezinformimi dhe Pjesëmarrja e enjte, 10 tetor 20240

Seminari i V-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 22-të) - Komunikimi Politik, Dezinformimi dhe Pjesëmarrja

Gjatë këtij vikendi, nga data 4 deri më 6 Tetor, u mbajt seminari i V-të, që përkon me seminarin e fundit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike të PIPS. Tema e këtij seminari ishte “Komunikimi Politik, Dezinformimi dhe Pjesëmarrja”, ku si element kishte më shumë punën në grupe dhe tema më praktike.

 

RSS
245678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
THIRRJE E HAPUR PËR SHËRBIME KONSULENCE:
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

THIRRJE E HAPUR PËR SHËRBIME KONSULENCE:

Korrik 2023

Një sfidë kryesore në lidhje me negociatat e anëtarësimit në BE është përqendrimi në aspektet politike, me përgatitjen dhe qëndrueshmërinë institucionale që shihen si më pak të rëndësishme nga institucionet qeveritare dhe palët e tjera të interesuara. Ato janë po aq të rëndësishme dhe duhet të trajtohen si të tilla kryesisht nga vendimmarrësit politikë, në mënyrë që Kosova të zbatojë reformat.

Andaj PIPS bashkë me Lëvizjen FOL, si implementues të këtij projekti të mbështetur nga Embassy of the Kingdom of the Netherlands in Kosovo në kuadër të programit MATRA, bënë thirrje të hapur për shërbim konsulence.

Në kuadër të thirrjes, do të hartohet një sondazh i opinionit publik për negociatat e anëtarësimit të Kosovës në BE, së bashku me metodologjinë që do të përdoret gjatë matjes së sondazhit të opinionit.
Ky sondazh bëhet me qëllimin që të kuptojmë shkallën në të cilën qytetarët janë të informuar se cilat janë hapat e ardhshëm të Kosovës drejt anëtarësimit në BE, dhe të kuptohen përceptimet dhe opinionet e qytetarëve lidhur me progresin e deritanishëm të Kosovës në këtë proces.


Andaj PIPS bashkë me Levizjen FOL, si implementues të këtij projekti të mbështetur nga Embassy of the Kingdom of the Netherlands in Kosovo në kuadër të programit MATRA, bënë thirrje të hapur për shërbim konsulence.

Kompania pritet që të:
*Zhvillimi metodologjisë, shkrimi i raportit dhe kryerja e anketës.
*Testimi i sondazhit dhe kodimi në softuer; Trajnimi i anketuesve; Mbikëqyrja e sondazhit.
*Paraqitja e raportit statistikor dhe bazën e të dhënave.


Për më shumë informacion rreth dokumentacionit, shkarko dokumentin mëposhtë.


Publikimi i anketës është bërë i mundur nga mbështetja e Mbretërisë së Holandës, përmes Ambasadës së Holandës në Kosovë. Përmbajtja nuk përfaqëson pozicionin zyrtar të Mbretërisë së Holandës.”

Print
5734 Rate this article:
No rating
Programet
  • Integrimi evropian
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2023

Dokumente(t)