Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës" e mërkurë, 3 prill 20190

Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës"

Me datën 2 Prill Instituti i Prishtinës për Studime Politike publikoi anketën “Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës”. Anketa u publikua me përkrahjen e fondacionit Konrad Adenauer Stiftung (KAS). Në panel morrën pjesë Leonora Kryeziu (Drejtoreshë Ekzekutive e PIPS), Granit Tërnava (KAS), Arben Hajrullahu (Universiteti i Prishtinës) dhe Butrint Berisha (PIPS) që i prezantoi të gjeturat kryesore të punimit.

Takimi i Shkollës Politike me zëvëndës Shefen e misionit të Ambasadës Amerikane, znj. Colleen Hyland e hënë, 25 mars 20190

Takimi i Shkollës Politike me zëvëndës Shefen e misionit të Ambasadës Amerikane, znj. Colleen Hyland

Më 21 Mars 2019, Shkolla Politike e Prishtinës mbajti një diskutim me Zëvëndës Shefen e Misionit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, znj. Colleen Hyland. Përmes një diskutimi të frytshëm pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë mendimet e tyre mbi sfidat kryesore aktuale të Kosovës në rrafshin e brendshëm dhe atë të jashtëm. 

Tryeza “Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë për ERA 2” e enjte, 14 mars 20190

Tryeza “Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë për ERA 2”

Me datën 14 Mars 2019, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) së bashku me Grupin për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) dhe Instituti GAP organizuan tryezë diskutimi me temën “Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë për ERA 2”. Të pranishme në panel ishin Dhurata Hoxha - Ministre e Integrimit Evropian, Nataliya Apostolova - Shefe e Zyrës së BE në Kosovë dhe Gerrie Willems - Ambasadore e Mbretërisë së Hollandës në Kosovë.

Mbahet Seminari i parë i Shkollës Politike "Shteti dhe Shoqëria" e hënë, 4 mars 20190

Mbahet Seminari i parë i Shkollës Politike "Shteti dhe Shoqëria"

Në datat 1-3 Mars Gjenerata e 17-të e Shkollës Politike mbajti Modulin e Parë Shteti dhe Shoqëria: Identiteti Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik. Temat e seminarit u ligjëruan nga ekspertë të fushave përkatëse: Fatmir Sejdiu, Fisnik Korenica, Ermal Hasimja, Blerim Shala, Anton Vukpalaj, Blendi Ceka, Ramadan Ilazi dhe Besnik Tahiri.
 

Deputetet kosovare dhe Shkolla Politike marrin pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë e mërkurë, 20 shkurt 20190

Deputetet kosovare dhe Shkolla Politike marrin pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë

Delegacioni i deputeteve të Kosovës - përfaqësuar nga Znj. Sala Berisha Shala dhe Znj. Hykmete N. Bajrami dhe PIPS - përfaqësuar nga Znj. Leonora Kryeziu morrën pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë të organizuar nga GIZ ORF-EE. Ky takim u mbajt më 19 Shkurt në Bruksel, njëkohësisht me Plenumin Parlamentar të Komunitetit të Energjisë.

RSS
First1415161719212223Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Prezantimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme (2024-25)
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

Prezantimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme (2024-25)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike prezantoi sot Vjetarin e Politikës së Jashtme të Kosovës.

Raporti thekson një periudhë të karakterizuar nga marrëdhënie të tensionuara me partnerët kyç, progres i kufizuar në angazhimin shumëpalësh dhe ngecje në proceset e integrimit në BE dhe NATO. Përkundër arritjes së liberalizimit të vizave, diplomacia e Kosovës është përballur me sfida dhe pengesa të mëdha.

Gjetjet kryesore përfshijnë:

• Sfida në rritje në marrëdhëniet strategjike të Kosovës me SHBA-në dhe BE-në, të nxitura nga vazhdimi i masave kufizuese të BE-së dhe ndryshimet në prioritetet amerikane.

• Ngecje në proceset e integrimit në BE dhe NATO, edhe pas arritjes së liberalizimit të vizave.

• Avancime diplomatike përmes njohjeve të reja nga Kenia dhe Sudani, si dhe hapjes së ambasadave në Kolumbi dhe Malajzi.

• Stagnim i zgjatur në dialogun me Serbinë pas ngjarjeve të Banjskës, me mundësi të reja për rifillim nën angazhimin e rinovuar SHBA–BE.

Diskutimi solli në pah rritjen e pasivitetit diplomatik të Kosovës, duke paralajmëruar për humbjen e drejtimit strategjik në politikën e jashtme. Një tjetër pikë kyçe ishte se si Kosova do të orientohet në një rend botëror në ndryshim, nga kornizat liberale drejt ripozicionimeve të reja gjeopolitike, dhe çfarë nënkupton kjo për pozicionimin e saj strategjik.

Në panel, Muhamet Brajshori dhe Ilir Deda ndanë reflektimet e tyre, duke theksuar respektivisht se Kosova ka “humbur busullën në raport me aleatët dhe jo-aleatët”, ndërsa “2025-ta do të mbahet mend si viti i humbjeve të mëdha në marrëdhëniet ndërkombëtare, një pengesë e vështirë për t’u rikuperuar, edhe me një qeveri të re.”

Ky vjetar, i përgatitur nga Jon Krasniqi dhe i prezantuar në partneritet me KAS, konfirmon përkushtimin e PIPS për të avancuar debatin e informuar mbi pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Lexo raportin e plotë:

https://pips-ks.org/sq/Detaje/ArtMID/1446/ArticleID/4323

Previous Article Forumi Botëror për Demokraci 2025 - Shkolla Politike (Gjenerata 23)
Next Article Seminari i V-të i Shkollës Politike - Drejtësia Tranzicionale dhe Paqendërtimi
Print
1411 Rate this article:
No rating
Viti i publikimit
  • 2025