Monitorimi i realizimit të objektivave nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) e premte, 3 gusht 20180

Monitorimi i realizimit të objektivave nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Instituti GAP, dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) më 3 Gusht kanë mbajtur konferencë për media me temën “Monitorimi i realizimit të objektivave nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA)”. Në këtë konferencë u prezantuan të gjeturat nga monitorimi i obligimeve të mbetura dhe të parapara që të finalizohen gjatë vitit 2018, sipas vendimit të mbledhjes së trembëdhjetë të Qeverisë së Kosovës që u mbajt në nëntor të vitit të kaluar.

 

Lansimi i publikimit "Rishikim kritik i organizimit dhe zbatimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës" e mërkurë, 1 gusht 20180

Lansimi i publikimit "Rishikim kritik i organizimit dhe zbatimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës"

Me datën 1 Gusht, Instituti i Prishtinës për Studime Politike lansoi publikimin "Rishikim kritik i organizimit dhe zbatimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës". Ky raport, bazuar në të dhëna të mbledhura brenda një periudhe të konsiderueshme kohore, diskuton për funksionimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në veçanti dhe politikës së jashtme në përgjithësi, duke prekur aspektet legjislative por edhe praktike. 

Diskutimi tematik: “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse” e martë, 3 korrik 20180

Diskutimi tematik: “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse”

Me 3 Korrik, Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizoi diskutimin “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse”. Pjesë e panelit ishin: Enver Hoxhaj (Zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës); Ilir DEDA (Deputet dhe Anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane) dhe Gëzim VISOKA (Ligjërues dhe hulumtues në Universitetin e Dublin).

Diskutimi Tematik: "Politikat për Eficiencë të Energjisë në Kosovë: Roli i parlamentit dhe gatishmëria institucionale për aplikimin e obligimeve të EE" e mërkurë, 27 qershor 20180

Diskutimi Tematik: "Politikat për Eficiencë të Energjisë në Kosovë: Roli i parlamentit dhe gatishmëria institucionale për aplikimin e obligimeve të EE"

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka mbajtur më 27 Qershor 2018, tryezën e diskutimit me temën "Politikat për Eficiencë të Energjisë në Kosovë: Roli i parlamentit dhe gatishmëria institucionale për aplikimin e obligimeve të EE". Në këtë tryezë të diskutimit të pranishëm ishin deputetë, përfaqësues institucionesh, përfaqësues nga akademia, ambasada dhe përfaqësues të shoqërisë civile etj.

Seminari i tretë "Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare" me Shkollën Politike 2018 e diel, 24 qershor 20180

Seminari i tretë "Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare" me Shkollën Politike 2018

Në datat 22-24 Qershor, Shkolla Politike e Prishtinës organizoi seminarin e tretë, me temën "Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare". Në këtë seminar kontribuan: Robert Muharremi (Ligjërues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në RIT), Blerim Reka (Ligjërues i Integrimeve Evropiane në Universitetin Juglindor të Tetovës), Ardian Hackaj (Instituti për Zhvillim dhe Bashkëpunim- Tiranë), Burim Ramadani (Zëvëndësministër i MFSK) dhe Florian Qehaja (Drejtor i QKSS). 

RSS
First1415161719212223Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) mbrëmë, në praninë e partnerëve, alumnistëve dhe mes miqësh, shënoi diplomimin e gjeneratës së 22-të, duke përmbyllur edhe një cikël të suksesshëm të programit të Shkollës Politike. Ky program ka qenë dhe vazhdon të jetë më shumë se një mundësi edukimi, është një nxitës për lidership dhe një themel për një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. 

Shkolla Politike vazhdon të angazhohet për gjithëpërfshirje dhe diversitet, që janë thelbësore për një shoqëri demokratike dhe progresive. 

Si çdo herë, në përmbyllje të programit të Shkollës Politike, reflektuam mbi sfidat që na përcollën gjatë vitit dhe pritjet për vitin vijues. 

Kishim kënaqësinë që për një fjalë rasti, ta kishim z. Tankut Soykan (zëvendës shef i zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë) së bashku me z. Granit Tërnava (Menaxher i Programeve në Konrad Adenauer Stiftung Kosovo) si dhe së bashku me z. Ramadan Ilazi, z. Ilir Deda dhe z. Miodrag Milićević diskutuam mbi mësimet që mund të nxirren nga përvojat e vitit 2024 dhe mënyrat se si mund të adresohet kriza politike dhe mungesa e kohezionit social në Kosovë. U theksua gjithashtu rëndësia e rikthimit të besimit publik dhe përpjekjet për të çuar përpara integrimin evropian të Kosovës. 

Realizimi i të gjitha moduleve të Gjeneratës së 22-të u bë i mundur falë mbështetjes së partnerëve tanë të vazhdueshëm: Këshillit të Evropës, Konrad Adenauer Stiftung, si dhe UNDP, të cilët këtë vit mundësuan përfshirjen e një moduli të rëndësishëm mbi drejtësinë tranzicionale, duke theksuar rëndësinë e të vërtetës, pajtimit dhe paqes së qëndrueshme.

Previous Article Seminari i I-rë i Shkollës Politike (Gjenerata 23) - Përpjekjet e Kosovës për konsolidim drejt një shoqërie kohezive
Next Article Konferenca përmbyllëse e projektit 'Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore'
Print
3645 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2024