Deputetet kosovare dhe Shkolla Politike marrin pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë e mërkurë, 20 shkurt 20190

Deputetet kosovare dhe Shkolla Politike marrin pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë

Delegacioni i deputeteve të Kosovës - përfaqësuar nga Znj. Sala Berisha Shala dhe Znj. Hykmete N. Bajrami dhe PIPS - përfaqësuar nga Znj. Leonora Kryeziu morrën pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë të organizuar nga GIZ ORF-EE. Ky takim u mbajt më 19 Shkurt në Bruksel, njëkohësisht me Plenumin Parlamentar të Komunitetit të Energjisë.

Agjenda e Kosovës dhe rajonit për eficiencë të energjisë: Vizita e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Mal të Zi e premte, 7 dhjetor 20180

Agjenda e Kosovës dhe rajonit për eficiencë të energjisë: Vizita e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Mal të Zi

Prej 3 deri më 5 Dhjetor, delegacioni i deputetëve të Republikës së Kosovës, i përbërë nga Znj. Sala Berisha Shala, Z. Liburn Aliu dhe Znj. Mimoza Kusari u mirëpritën në Mal të Zi, ku mbajtën takime me deputetët nga Parlamenti i Malit të Zi, kryesuar nga Z. Genc Nimanbegu dhe Z. Predrag Sekulić; poashtu dhe me Drejtorin e Drejtorisë për Efiçiencë të Energjisë në Qeverinë e Malit të Zi, Z. Marko Radulović.
 

Mbahet Forumi i Dytë Parlamentar i Evropës Juglindore për Eficiencë të Energjisë dhe Klimë e premte, 30 nëntor 20180

Mbahet Forumi i Dytë Parlamentar i Evropës Juglindore për Eficiencë të Energjisë dhe Klimë

PIPS ka marrë pjesë në Forumin e Dytë Parlamentar të Evropës Juglindore për Eficiencë të Energjisë dhe Klimë të mbajtur më 27 Nëntor në Shkup, organizuar nga Fondi i Hapur Rajonal për Eficiencë të Energjisë i GIZ. Pjesëmarrës gjatë forumit ishin deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga 6 vende të Evropës Juglindore.

Çertifikimi i Shkollës Politike 2017 nga Këshilli i Evropës e shtunë, 10 nëntor 20180

Çertifikimi i Shkollës Politike 2017 nga Këshilli i Evropës

Me përfundimin e Seminarit Forumi Botëror për Demokraci, në ambientet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u bë çertifikimi i aplikantëve të Shkollës Politike të Prishtinës, për përfundimin e suksesshëm të këtij programi.

Publikimi i "Vjetarit të Politikës së Jashtme të Kosovës" e diel, 28 tetor 20180

Publikimi i "Vjetarit të Politikës së Jashtme të Kosovës"

Me datën 26 Tetor 2018 Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbajti tryezën ku u publikua “Vjetari i Politikës së Jashtme Kosovare”. Raporti vjetar mbi vlerësimin e politikës së jashtme është një praktikë e njohur në vendet e tjera, por në Kosovë është hartuar sivjet për herë të parë, nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike.

RSS
First1314151618202122Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Shkolla Politike
Diona Kusari
/ Kategoria: Per SHP

Shkolla Politike

Shkolla Politike është një ndër programet e para të edukimit joformal politik në Kosovë dhe programi më i vjetër që është ende aktiv. Që nga viti 2003, Shkolla Politike implementohet nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike me përkrahjen dhe nën ombrellën e Këshillit të Evropës.

Shkolla Politike e Prishtinës është themeluar me qëllim të fuqizimit të liderëve politikë, ekonomik, social dhe kulturor, për të ndihmuar procesin e tranzicionit të shoqërisë kosovare duke mbeshtetur krijimin e një shoqërie moderne, kulture politike demokratike, përmes ofrimit të një hapësire për dialog dhe shkëmbim ndërmjet liderëve aktualë dhe të ardhshëm, të ardhur nga një sërë sferash. Në një vështrim më të gjerë, puna e Shkollës Politike lidhet me adresimin e deficitit demokratik, sundimit të ligjit dhe çështjes së të drejtave të njeriut. Pjesëmarrësit e Shkollës janë të përzgjedhur nga një gamë e gjerë grupesh, akterësh dhe organizatash si partitë politike, administrata publike, shoqëria civile, media, grupet minoritare, biznesi dhe akademia. Fokusi edukativ i Shkollës mund të përshkruhet me idenë e fuqizimit të parimeve dhe praktikave demokratike. Modulet e Shkollës përfshijnë tema si: funksionimi i rendit demokratik me pjesëmarrjen, përfaqësimin dhe gjithëpërfshirjen, qeverisja e mirë, të drejtat e njeriut, politikat e sigurisë, politika e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, politikat zhvillimore si energjia dhe agjenda e gjelbër, si dhe partitë politike dhe roli i medias.

Çdo vit akademik, shkolla pranon një grup deri në 30 pjesëmarrës të cilët përzgjedhën në bazë të aftësive të tyre profesionale, duke marrë në konsideratë edhe faktorë të tjerë relevantë politik, social, etnik, gjinor, dhe gjeografik. Një numër i konsiderueshëm ish-pjesëmarrësish të Shkollës Politike mbajnë pozita kyçe në jetën politike dhe sociale në Kosovë. Për më tepër, ligjëruesit e Shkollës janë ekspertë të fushave të ndryshme, të përfshirë në proceset politike dhe jetën publike, akademike, përfaqësues institucionesh dhe organizatash, diplomatë dhe gazetarë, vendor dhe ndërkombëtar.



Programi i Shkollës Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës.

Print
46938 Rate this article:
No rating