Seminari i dytë i Shkollës Politike 2019 e hënë, 15 prill 20190

Seminari i dytë i Shkollës Politike 2019

Prej 12-14 prill u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike 2019. Seminari me temën "Shteti si kuadër fundamental për të qeverisur - Politika e politikave publike" iu ofroi pjesëmarrësve mundësinë për të diskutuar për rolin e ideologjisë, politikat e djathta dhe të majta për Kosovën, zhvillimin ekonomik, edukimin e mirëfilltë, dhe sundimin e ligjit në kontekst të formësimit të politikave publike. 

Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës" e mërkurë, 3 prill 20190

Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës"

Me datën 2 Prill Instituti i Prishtinës për Studime Politike publikoi anketën “Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës”. Anketa u publikua me përkrahjen e fondacionit Konrad Adenauer Stiftung (KAS). Në panel morrën pjesë Leonora Kryeziu (Drejtoreshë Ekzekutive e PIPS), Granit Tërnava (KAS), Arben Hajrullahu (Universiteti i Prishtinës) dhe Butrint Berisha (PIPS) që i prezantoi të gjeturat kryesore të punimit.

Takimi i Shkollës Politike me zëvëndës Shefen e misionit të Ambasadës Amerikane, znj. Colleen Hyland e hënë, 25 mars 20190

Takimi i Shkollës Politike me zëvëndës Shefen e misionit të Ambasadës Amerikane, znj. Colleen Hyland

Më 21 Mars 2019, Shkolla Politike e Prishtinës mbajti një diskutim me Zëvëndës Shefen e Misionit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, znj. Colleen Hyland. Përmes një diskutimi të frytshëm pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë mendimet e tyre mbi sfidat kryesore aktuale të Kosovës në rrafshin e brendshëm dhe atë të jashtëm. 

Tryeza “Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë për ERA 2” e enjte, 14 mars 20190

Tryeza “Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë për ERA 2”

Me datën 14 Mars 2019, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) së bashku me Grupin për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) dhe Instituti GAP organizuan tryezë diskutimi me temën “Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë për ERA 2”. Të pranishme në panel ishin Dhurata Hoxha - Ministre e Integrimit Evropian, Nataliya Apostolova - Shefe e Zyrës së BE në Kosovë dhe Gerrie Willems - Ambasadore e Mbretërisë së Hollandës në Kosovë.

Mbahet Seminari i parë i Shkollës Politike "Shteti dhe Shoqëria" e hënë, 4 mars 20190

Mbahet Seminari i parë i Shkollës Politike "Shteti dhe Shoqëria"

Në datat 1-3 Mars Gjenerata e 17-të e Shkollës Politike mbajti Modulin e Parë Shteti dhe Shoqëria: Identiteti Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik. Temat e seminarit u ligjëruan nga ekspertë të fushave përkatëse: Fatmir Sejdiu, Fisnik Korenica, Ermal Hasimja, Blerim Shala, Anton Vukpalaj, Blendi Ceka, Ramadan Ilazi dhe Besnik Tahiri.
 

RSS
First1213141517192021Last
Aktivitetet më të shikuara
 
LETËR DREJTUAR LIDERËVE EVROPIAN TË MBLEDHUR NË REYKJAVIK MË 16 DHE 17 MAJ PËR SAMITIN E 4-të të KËSHILLIT TË EVROPËS
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

LETËR DREJTUAR LIDERËVE EVROPIAN TË MBLEDHUR NË REYKJAVIK MË 16 DHE 17 MAJ PËR SAMITIN E 4-të të KËSHILLIT TË EVROPËS

Maj 2023

Në prag të Samitit të 4-të të Këshillit të Evropës që do të zhvillohet në Reykjavik më datat 16 dhe 17 maj, PIPS, si pjesë e Asociacionit të Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës kanë shprehur shqetësimin për rritjen e ngacmimeve të OJQ-ve, gazetarëve, avokatëve, akademikëve, avokues të të drejtave të njeriut, sinjalizuesit dhe zërat të tjerë kundërshtues, që synojnë frenimin e pluralizmit politik dhe shuarjen e zërave kundërshtues.

Asociacioni u rikujton liderëve evropianë detyrimin e tyre për të pranuar parimet e sundimit të ligjit dhe gëzimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut brenda juridiksionit të tyre. Letra gjithashtu kërkon që të ndërmerren veprime për t'u bërë presion qeverive për të ratifikuar dhe zbatuar Konventën e Stambollit për dhunën ndaj grave, për të zbatuar vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe për të mbështetur parimet e parashikuara në Konventë. Asociacioni thekson të drejtën për të pasur të drejta, e cila përfshin të varfërit, të pambrojturit, migrantët, refugjatët dhe personat pa shtetësi. Në permbyllje, letra u bënë thirrje liderëve evropianë që të jenë të palëkundur në zbatimin e parimeve dhe vlerave për të cilat qëndron Këshilli i Evropës.


-Asociacioni i Shkollave të Studimeve Politike u krijua në 2008 për të luajtur një rol të shtuar në menaxhimin e programit të Shkollave Politike të Këshillit të Evropës dhe për të forcuar lidhjet midis tyre.
Print
8575 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
  • Integrimi evropian
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2023

Dokumente(t)