Çertifikimi i Shkollës Politike 2017 nga Këshilli i Evropës e shtunë, 10 nëntor 20180

Çertifikimi i Shkollës Politike 2017 nga Këshilli i Evropës

Me përfundimin e Seminarit Forumi Botëror për Demokraci, në ambientet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u bë çertifikimi i aplikantëve të Shkollës Politike të Prishtinës, për përfundimin e suksesshëm të këtij programi.

Publikimi i "Vjetarit të Politikës së Jashtme të Kosovës" e diel, 28 tetor 20180

Publikimi i "Vjetarit të Politikës së Jashtme të Kosovës"

Me datën 26 Tetor 2018 Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbajti tryezën ku u publikua “Vjetari i Politikës së Jashtme Kosovare”. Raporti vjetar mbi vlerësimin e politikës së jashtme është një praktikë e njohur në vendet e tjera, por në Kosovë është hartuar sivjet për herë të parë, nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike.

PIPS publikon raportin “Ligji i Jashtëm i Republikës së Kosovës dhe zbatimi i tij” e premte, 5 tetor 20180

PIPS publikon raportin “Ligji i Jashtëm i Republikës së Kosovës dhe zbatimi i tij”

Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbajti tryezën ku u publikua raporti “Ligji i Jashtëm i Republikës së Kosovës dhe zbatimi i tij”. Në panel nga institucionet morrën pjesë: Valdet SADIKU (Ministria e Punëve të Jashtme) dhe Fitore Pacolli (Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike). Butrint Berisha nga PIPS prezantoi të gjeturat kryesore të punimit.  

Humbësja e madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës e martë, 11 shtator 20180

Humbësja e madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizuan tryezën e diskutimit "Humbësja e madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës".

Monitorimi i realizimit të objektivave nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) e premte, 3 gusht 20180

Monitorimi i realizimit të objektivave nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Instituti GAP, dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) më 3 Gusht kanë mbajtur konferencë për media me temën “Monitorimi i realizimit të objektivave nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA)”. Në këtë konferencë u prezantuan të gjeturat nga monitorimi i obligimeve të mbetura dhe të parapara që të finalizohen gjatë vitit 2018, sipas vendimit të mbledhjes së trembëdhjetë të Qeverisë së Kosovës që u mbajt në nëntor të vitit të kaluar.

 

RSS
First1112131416181920Last
Aktivitetet më të shikuara
 
PIPS mban takimin e katërt për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

PIPS mban takimin e katërt për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna

PIPS, si pjesë e projektit “Forcimi i kapaciteteve të qeverisë lokale dhe rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve”, ka mbajtur takimin e katërt për ofrimin e Asistencës Teknike për komunën e Graçanicës dhe Parteshit. Fusha e asistencës ishte në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje përmes përmirësimit të komunikimit me publikun. Asistenca Teknike u ofrua nga znj. Gjylieta Mushkolaj, ligjëruese në Universitetin e Prishtinës.

Previous Article Diskutimi 'Përfshirja e Kuvendit në planifikimin e qëndrueshëm urban: Hartimi i politikave të favorshme për mobilitetin e qytetarëve, lehtësimin e trafikut dhe mjedis më të shëndetshëm'
Next Article PIPS mbajti Seminarin për Energji dhe Mjedis për gazetarët kosovar
Print
19876 Rate this article:
No rating
Programet
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2016