Publikimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme Kosovare e martë, 3 mars 20200

Publikimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme Kosovare

Më 3 mars, PIPS publikoi edicionin e dytë të Vjetarit të Politikës së Jashtme Kosovare në prezencën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Z. Glauk Konjufca dhe shkencëtarit politik Z. Blerim Vela.

PIPS mbajti Seminarin për Energji dhe Mjedis për gazetarët kosovar e mërkurë, 26 shkurt 20200

PIPS mbajti Seminarin për Energji dhe Mjedis për gazetarët kosovar

20 gazetarë nga media të ndryshme kosovare ndoqën Seminarin për Energji dhe Mjedis, të organizuar nga PIPS prej 21-23 Shkurt.

Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit” e premte, 27 dhjetor 20190

Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”

Më 27 dhjetor u mbajt takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”. Gjatë këtij takimi u prezantua programi i detajuar për pjesëmarrësit si dhe gjendja aktuale në Kosovë sa i përket politikave për energji dhe ambient

Konferenca dhe ceremonia përmbyllëse e Shkollës Politike 2019 e enjte, 19 dhjetor 20190

Konferenca dhe ceremonia përmbyllëse e Shkollës Politike 2019

Fundi i vitit shënon edhe përmbylljen e ciklit një-vjeçar të Shkollës Politike 2019. Më 16 dhjetor, së bashku me bashkëpuntorë dhe alumni mbajtëm ceremoninë përmbyllëse për gjeneratën e 17-të të Shkollës Politike.

Publikimi i anketës 'Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e qytetarëve kosovarë' e mërkurë, 18 dhjetor 20190

Publikimi i anketës 'Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e qytetarëve kosovarë'

Me datën 17 Dhjetor PIPS publikoi anketën Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi e nxjerrë në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS).

RSS
First910111214161718Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Per shp
SuperUser Account
/ Kategoria: Per SHP

Per shp

Shkolla Politike është një ndër programet e para të edukimit joformal politik në Kosovë dhe programi më i vjetër që është ende aktiv. Që nga viti 2003 Shkolla Politike implementohet nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike me përkrahjen dhe nen ombrellen e Këshillit të Evropës. Qëllimi i programit është promovimi i një kulture të re politike për liderët e rinjë në përputhje me tre parimet kyçe të Këshillit të Evropës: demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. Gjatë një viti kalendarik 30 pjesëmarrës nga partitë politike, media, shoqëria civile, administrata publike kanë mundësinë të ndjekin modulet me ligjërata, me folës eminentë vendorë dhe ndërkombëtarë. Programi aktualisht zbatohet në 22 vende të ndryshme të botës dhe të diplomuarit çertifikohen nga Këshilli i Evropës dhe Sekretari/ja e Përgjithshme e kësaj organizate.

Synimi edukativ i Shkollës mund të përshkruhet me idenë e fuqizimit të parimeve dhe praktikave demokratike. Kurrikula e moduleve të Shkollës Politike përfshin një llojllojshmëri temash sikundër teoritë politike, demokratizimi, qeverisja e mirë, procesi elektoral, partitë politike, politika e jashtme, politikat dhe zgjerimi i BE-së, dhe komunikimi publik. Për shkak të jetëgjatësisë dhe cilësisë Shkolla Politike e Prishtinës është kthyer në një nga podiumet qendrore të debatit publik ndërmjet aktorëve publikë në Kosovë. Shkolla Politike është dëshmuar si një përvojë e vyeshme për të gjithë individët e motivuar të përfshihen në ndryshimin pozitiv të shoqërisë kosovare përmes aktivizmit qytetar.

Pjesëmarrësit përzgjedhen në bazë të aftësive profesionale, duke marrur në konsideratë edhe faktorë të tjerë relevantë politikë, gjeografikë, socialë, etnikë dhe gjinorë. Një numër i lartë i Alumnistëve të Shkollës Politike kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pozicione kyçe në jetën politike në Kosovë. Në anën tjetër, ligjëruesit e Shkollës Politike janë ekspretë të fushave, të përfshirë në proceset politike dhe jetën publike nga sfera të ndryshme: politikanë, politikbërës, përfaqësuesh institucionesh dhe organizatash, akademikë, gazetarë, diplomatë dhe biznesmenë. Bazuar në këtë, Shkolla Politike gjithashtu iu ofron pjesëmarrësve një mundësi unike për zgjerim të rrjetit dhe kontakteve.

Print
32709 Rate this article:
No rating