Mbahet seminari i tretë i Shkollës Politike 2020 me gjeneratën e 18-të e hënë, 12 tetor 20200

Mbahet seminari i tretë i Shkollës Politike 2020 me gjeneratën e 18-të

Gjatë fundjavës së 9 tetorit PIPS mbajti seminarin e tretë të Shkollës Politike për gjeneratën e tetëmbëdhjetë me rradhë.
Ky seminar mbuloi temën "Politika e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare".

Me një grup të ekspertëve të fushës diskutuam dinamikat dhe teoritë kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë, veçanërisht ndërlidhjen e tyre me kontekstin e Kosovës.

Gjatë këtyre ditëve diskutuam për ndërveprimin mes politikës së jashtme, teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare publike, Kosovën në kontekstin e ri rajonal dhe botëror; sfidat e sovranitetit të Kosovës dhe ç'njohjet si dhe Kosovën në kornizën shumëpalëshe dhe anëtarësimin potencial në NATO.
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020 e enjte, 30 korrik 20200

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare" e mërkurë, 15 korrik 20200

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes" e martë, 5 maj 20200

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

Shkolla Politike ka mbajtur ligjëratën me Dr. Gëzim Visoka me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme: Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes".

Seminari i parë i Shkollës Politike 2020 e martë, 10 mars 20200

Seminari i parë i Shkollës Politike 2020

Gjenerata e 18-të e Shkollës Politike sot ka mbajtur seminarin e parë Shteti dhe Shoqëria: Orientimi Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik. 

RSS
First89101113151617Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Raport përmbledhës mbi reformën e administratës publike të Kosovës
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Raport përmbledhës mbi reformën e administratës publike të Kosovës

Qershor 2021

Për Kosovën si një shtet i ri, një administratë publike efikase dhe e përgjegjshme përbën një pjesë thelbësore të qeverisjes demokratike dhe funksionimit të shtetit. Reformimi dhe përmirësimi i funksionimit të administratës publike ka qenë një çështje kryesore në marrëdhëniet BE-Kosovë në vitet e fundit.

Në përgjithësi funksionimi i administratës publike në Kosovë përballet me sfida serioze që një kohë të gjatë. Koordinimi i dobët ndërministor, politizimi në proceset e emërimit, stafi i tejngarkuar nëpër institucione dhe përpjekjet për përfshirje politike në rekrutimet e shërbimit civil të lartë, janë disa nga problemet kryesore që janë identifikuar në raporte të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare

Përderisa këto sfida krijojnë pengesa në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset, ato për më tepër luajnë një rol në dobësimin e besimit të qytetarëve në institucionet publike dhe qeverinë. Përveç kësaj, BE-ja ka bërë thirrje të vazhdueshme për të reformuar sektorin e administratës publike në Raportet dedikuar Kosovës të Komisionit Evropian (KE). Në vitet e fundit institucionet e Kosovës kanë miratuar disa dokumente dhe strategji në lidhje me këtë reformë. Sidoqoftë, zbatimi i këtyre dokumenteve, pra reforma në tërësi vazhdon të mbetet e kufizuar dhe shumica e sfidave mbeten të pa adresuara.

Bazuar në këtë situatë, ky raport përmbledhës synon të pasqyrojë dhe diskutojë situatën e reformave të administratës publike në Kosovë gjatë viteve të fundit, përmes përqendrimit në dokumentet dhe strategjitë që janë aprovuar gjatë kësaj periudhe. Për më tepër, raporti do të analizojë arritjet kryesore dhe nivelin e zbatimit të RAP-it deri më tani dhe do të sugjerojë rekomandime për qeverinë e re të Kosovës për t’u zbatuar, bazuar në sfidat kryesore që duhet të adresohen.

Raporti thekson se paqëndrueshmëria politike dhe zgjedhjet e shpeshta sidomos që nga viti 2017, si dhe mungesa e vullnetit të mirëfilltë politik nga partitë politike në pushtet, kanë penguar kapacitetin e qeverive për të zbatuar me sukses reformat që bien nën RAP-in, prandaj një qasje e energjizuar nga qeveria e re kërkohet, në mënyrë që të kompensohet koha e humbur për të përmirësuar funksionimin e përgjithshëm të administratës publike.

Ky raport është punuar në kuadër të projektit "Përmirësimi i llogaridhënies dhe transparencës për reforma", i zbatuar nga PIPS dhe Lëvizja FOL, dhe i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.
Print
11491 Rate this article:
No rating
Programet
  • Integrimi evropian
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2020

Dokumente(t)