Mbahet seminari i tretë i Shkollës Politike 2020 me gjeneratën e 18-të e hënë, 12 tetor 20200

Mbahet seminari i tretë i Shkollës Politike 2020 me gjeneratën e 18-të

Gjatë fundjavës së 9 tetorit PIPS mbajti seminarin e tretë të Shkollës Politike për gjeneratën e tetëmbëdhjetë me rradhë.
Ky seminar mbuloi temën "Politika e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare".

Me një grup të ekspertëve të fushës diskutuam dinamikat dhe teoritë kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë, veçanërisht ndërlidhjen e tyre me kontekstin e Kosovës.

Gjatë këtyre ditëve diskutuam për ndërveprimin mes politikës së jashtme, teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare publike, Kosovën në kontekstin e ri rajonal dhe botëror; sfidat e sovranitetit të Kosovës dhe ç'njohjet si dhe Kosovën në kornizën shumëpalëshe dhe anëtarësimin potencial në NATO.
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020 e enjte, 30 korrik 20200

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare" e mërkurë, 15 korrik 20200

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes" e martë, 5 maj 20200

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

Shkolla Politike ka mbajtur ligjëratën me Dr. Gëzim Visoka me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme: Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes".

Seminari i parë i Shkollës Politike 2020 e martë, 10 mars 20200

Seminari i parë i Shkollës Politike 2020

Gjenerata e 18-të e Shkollës Politike sot ka mbajtur seminarin e parë Shteti dhe Shoqëria: Orientimi Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik. 

RSS
First89101113151617Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Ligjërata "Njohja Diplomatike e Kosovës - Arritjet dhe Sfidat"
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Ligjërata "Njohja Diplomatike e Kosovës - Arritjet dhe Sfidat"

Më 3 Maj, Instituti i Prishtines për Studime Politike në bashkëpunim me Cambridge Academy of Global Affairs, organizoi ligjëratën: Njohja Diplomatike e Kosovës - Arritjet dhe Sfidat. Paneli i kësaj ligjërate u përbë nga Nora Weller, e cila foli për nevojën për një narracion të ri për diplomacinë Kosovare; Muhamet Brajshori nga MPJ, i cili foli për strategjitë e Kosovës për të siguruar njohje diplomatike dhe Dr Gëzim Visoka, Dublin City University, i cili shtjelloi njohjet diplomatike të Kosovës në tri aspekte: njohjet si diskurs, performancë dhe ndërthurje.

Previous Article Seminari "Partitë Politike dhe Komunikimi Politik" me gjeneratën 2017 të Shkollës Politike
Next Article THIRRJE PËR APLIKIME PËR PUNË PRAKTIKE NË PIPS
Print
29868 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2017