Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë e diel, 25 tetor 20200

Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë

Prej 13 deri më 20 tetor 2020 organizuam punëtorinë për raportim mjedisor me gazetarin gjerman Dirk Asendorpf dhe grupin e gazetarëve kosovarë të profilizuar në hulumtumin dhe shkrimin rreth çështjeve të mjedisit. Përgjatë katër sesioneve, në fasilitimin e ekspertit të huaj, gazetarët kosovarë patën mundësinë të dëgjonin për historinë e raportimit mjedisor, sfidat e tanishme, praktikat më të mira, këndet e raportimit, mënyrat e prezantimit të storieve si dhe përvojat nga Gjermania.

Mbahet seminari i tretë i Shkollës Politike 2020 me gjeneratën e 18-të e hënë, 12 tetor 20200

Mbahet seminari i tretë i Shkollës Politike 2020 me gjeneratën e 18-të

Gjatë fundjavës së 9 tetorit PIPS mbajti seminarin e tretë të Shkollës Politike për gjeneratën e tetëmbëdhjetë me rradhë.
Ky seminar mbuloi temën "Politika e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare".

Me një grup të ekspertëve të fushës diskutuam dinamikat dhe teoritë kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë, veçanërisht ndërlidhjen e tyre me kontekstin e Kosovës.

Gjatë këtyre ditëve diskutuam për ndërveprimin mes politikës së jashtme, teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare publike, Kosovën në kontekstin e ri rajonal dhe botëror; sfidat e sovranitetit të Kosovës dhe ç'njohjet si dhe Kosovën në kornizën shumëpalëshe dhe anëtarësimin potencial në NATO.
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020 e enjte, 30 korrik 20200

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare" e mërkurë, 15 korrik 20200

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes" e martë, 5 maj 20200

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

Shkolla Politike ka mbajtur ligjëratën me Dr. Gëzim Visoka me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme: Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes".

RSS
First7891012141516Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Çertifikimi i Shkollës Politike 2017 nga Këshilli i Evropës
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Çertifikimi i Shkollës Politike 2017 nga Këshilli i Evropës

Me përfundimin e Seminarit Forumi Botëror për Demokraci, në ambientet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u bë çertifikimi i aplikantëve të Shkollës Politike të Prishtinës, për përfundimin e suksesshëm të këtij programi. Në këtë ceremoni mbajti fjalim drejtori i planifikimit të politikave të Këshillit të Evropës Matjaž Gruden, ndërsa dorëzimin e çertifikatave për Drejtoreshën Ekzekutive të PIPS Leonora Kryeziu, e bëri Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland. 

Previous Article Mbahet Seminari i parë i Shkollës Politike "Shteti dhe Shoqëria"
Next Article Publikimi i hulumtimit "Njohja e MSA-së nga qytetarët dhe perceptimet e tyre"
Print
26277 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2017