Diskutim mbi Reformën e Sistemit të Inspektimeve në Kosovë e martë, 11 maj 20210

Diskutim mbi Reformën e Sistemit të Inspektimeve në Kosovë

Më 11 Maj PIPS mbajti diskutimin për reformën e sistemit të inspektimeve në vend, ku morrën pjesë përfaqësues nga inspektoratet, ministritë përgjegjëse dhe shoqëria civile.

Gjatë kësaj ngjarje u prezantua analiza e PIPS si dhe u mbajt një diskutim mes pjesëmarrësve dhe panelistëve rreth aspekteve ligjore të reformës, kontekstit të tanishëm dhe pengesat e inspektorateve në lidhje me zbatimin e reformës.
Seminari i parë i Shkollës Politike 2021 e diel, 21 mars 20210

Seminari i parë i Shkollës Politike 2021

Gjenerata e 19-të mbajti seminarin e parë me datën 19-21 Mars.

Ligjërues në këtë seminar ishin: Gëzim Visoka, Vjosa Musliu, Fisnik Korenica, Adri Nurellari, Ermal Hasmija, Ramadan Ilazi dhe Gëzim Krasniqi.
Ngjarja përmbyllëse e gjeneratës së tetëmbëdhjetë të Shkollës Politike e mërkurë, 24 shkurt 20210

Ngjarja përmbyllëse e gjeneratës së tetëmbëdhjetë të Shkollës Politike

Më 23 Shkurt u mbajt ngjarja përmbyllëse e gjeneratës së tetëmbëdhjetë të Shkollës Politike. Me këtë rast, tridhjetë pjesëmarrës janë çertifikuar dhe kanë përmbyllur ciklin e Shkollës Politike të Këshillit të Evropës.
THIRRJE PËR APLIKIME PËR PUNË PRAKTIKE NË PIPS e martë, 9 shkurt 20210

THIRRJE PËR APLIKIME PËR PUNË PRAKTIKE NË PIPS

PIPS ka hapur thirrjen për aplikime për praktikantë/e me pagesë. Puna praktike është part-time (20 orë në javë) për 2 muaj (me pajtimin e dy palëve mund të zgjatet).

Praktikantët do të angazhohen në:
​- Organizimin dhe pjesëmarrjen në aktivitete që zhvillohen në kuadër të programeve të PIPS
- Asistencë në hulumtim dhe shpërndarjen e informacionit dhe publikimeve të prodhuara nga organizata
- Mbarëvajtjen e punëve administrative të zyrës

Afati i fundit për aplikim është 21 Shkurt 2021.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV-në dhe një letër motivimi në e-mailin: shkolla.politike@gmail.com
 

Seria e diskutimeve me ekspertë dhe akademike për Dialogun Kosovë-Serbi e premte, 18 dhjetor 20200

Seria e diskutimeve me ekspertë dhe akademike për Dialogun Kosovë-Serbi

PIPS ka lansuar serinë e diskutimeve me ekspertë dhe akademikë për dialogun Kosovë-Serbi.

Me datat 15,16 dhe 17 Dhjetor PIPS ka organizuar tre diskutime me ekspertë dhe akademikë për të diskutuar për Asosacionin e Komunave me shumicë serbe, Drejtësinë tranzicionale dhe Politikën e Jashtme si pjesë e serisë së diskutimeve për dialogun Kosovë-Serbi.
RSS
First678911131415Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Hapet thirrja për aplikim në programin e Shkollës Politike (Gjenerata 21)
Diona Kusari
/ Kategoria: Per SHP

Hapet thirrja për aplikim në programin e Shkollës Politike (Gjenerata 21)

Shkolla Politike është një ndër programet e para të edukimit joformal politik në Kosovë dhe programi më i vjetër që është ende aktiv. Që nga viti 2003, Shkolla Politike implementohet nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike me përkrahjen dhe nën ombrellën e Këshillit të Evropës.

Shkolla Politike e Prishtinës është themeluar me qëllim të fuqizimit të liderëve politikë, ekonomik, social dhe kulturor, për të ndihmuar procesin e tranzicionit të shoqërisë kosovare duke mbeshtetur krijimin e një shoqërie moderne, kulture politike demokratike, përmes ofrimit të një hapësire për dialog dhe shkëmbim ndërmjet liderëve aktualë dhe të ardhshëm, të ardhur nga një sërë sferash. Në një vështrim më të gjerë, puna e Shkollës Politike lidhet me adresimin e deficitit demokratik, sundimit të ligjit dhe çështjes së të drejtave të njeriut.

Pjesëmarrësit e Shkollës janë të përzgjedhur nga një gamë e gjerë grupesh, akterësh dhe organizatash si partitë politike, administrata publike, shoqëria civile, media, grupet minoritare, biznesi dhe akademia.
Fokusi edukativ i Shkollës mund të përshkruhet me idenë e fuqizimit të parimeve dhe praktikave demokratike. Modulet e Shkollës përfshijnë tema si: funksionimi i rendit demokratik me pjesëmarrjen, përfaqësimin dhe gjithëpërfshirjen, qeverisja e mirë, të drejtat e njeriut, politikat e sigurisë, politika e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, politikat zhvillimore si energjia dhe agjenda e gjelbër, si dhe partitë politike dhe roli i medias.

Çdo vit akademik, shkolla pranon një grup deri në 30 pjesëmarrës të cilët përzgjedhën në bazë të aftësive të tyre profesionale, duke marrë në konsideratë edhe faktorë të tjerë relevantë politik, social, etnik, gjinor, dhe gjeografik. Një numër i konsiderueshëm ish-pjesëmarrësish të Shkollës Politike mbajnë pozita kyçe në jetën politike dhe sociale në Kosovë. Për më tepër, ligjëruesit e Shkollës janë ekspertë të fushave të ndryshme, të përfshirë në proceset politike dhe jetën publike, akademike, përfaqësues institucionesh dhe organizatash, diplomatë dhe gazetarë, vendor dhe ndërkombëtar.


SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E NJËT (21).

KUSH MUND TË APLIKOJË?
Kandidatët të cilët mund të aplikojnë për të vijuar programin e Shkollës Politike duhet të plotësojnë kriteret si më poshtë:

 Përfaqësues nga partitë politike, institucionet publike, mediat, OJQ dhe biznesit;
 Të ketë diplomuar së paku në nivelin Bachelor;
 Njohuria e gjuhës angleze është e obligueshme;
 Të mos ketë tejkaluar moshën 40 vjeçare;
 Qytetarë të Republikës së Kosovës;
 Aktiv dhe aspirues për tu veçuar në fushën e tyre të veprimit.

Përveç kritereve të mësipërme, procedura e përzgjedhjes së përcaktuar nga Shkolla do të favorizojë ata kandidatë të cilët demonstrojnë njohuri dhe gatishmëri për t'u angazhuar aktivisht në programin akademik dhe profesional, si dhe të shprehin qëndrimet e tyre lirshëm, duke i kontribuar debatit konstruktiv. Përzgjedhja finale do të sigurojë përfaqësim të barabartë gjinor dhe gjeografik.
Për të aplikuar, kandidatët duhet të plotësojnë formularin online përmes: http://pips-ks.org/apliko/

Aplikimi duhet të përfshijë:
1. Formularin e plotësuar tërësisht me të dhëna të sakta dhe foton tuaj;
2. Curriculum Vitae (CV);
3. Letër rekomandimi e dedikuar për këtë Program, nënshkruar dhe vulosur nga punëdhënësi ose institucioni të cilin e përfaqësoni;
4. Dëshmia e diplomës.

AFATI PËR APLIKIM ËSHTË DERI MË 12 SHKURT 2023.
Kandidatët që kalojnë fazën e parë do të ftohen për intervistë në zyrat e PIPS-it.

Për vijimin e programit njëvjeçar, kandidatët e përzgjedhur duhet të paguajnë shumën e regjistrimit prej 50 (pesëdhjetë) euro.
Print
3064 Rate this article:
No rating