Seminari i Tretë i Shkollës Politike 2021 e enjte, 8 korrik 20210

Seminari i Tretë i Shkollës Politike 2021

Kemi përmbyllur seminarin e tretë të Shkollës Politike me gjeneratën e 19-të gjatë datave 2-4 Korrik.

Kësaj rradhe theks të veçantë në seminar patën temat e parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, përmes ligjëratave gjatë të cilave pjesëmarrësit e Shkollës Politike u informuan rreth ekstremizmit të dhunshëm në kontekst global e rajonal, dallimin mes koncepteve të terrorizmit, ekstremizmit, radikalizmit, si dhe statistikat dhe inciativat e ndërmarra për riatdhesimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të kthyer në Kosovë.

Në një kontekst më të gjerë, seminari trajtoi politikën e jashtme kosovare, politikën botërore, teoritë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, duke i ofruar pjesëmarrësve disa ngjyrime të të kuptuarit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë Kombëtare - nga prizmi politik, ligjor dhe social.

Tutje, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë dhe diskutojnë me zëvëndësministrin aktual të MPJD për rrjedhën e deritanishme të qasjes së Kosovës me akterët rajonal dhe global si dhe planin e kësaj qeverie.

Ky seminar është mbajtur me mbështetjen e Advocacy Training and Resource Center - ATRC përmes Resilient Community Program dhe Këshillit të Evropës - Council of Europe.
Diskutim i mbyllur për ndërtimin e koncensusit politik në Kosovë e martë, 8 qershor 20210

Diskutim i mbyllur për ndërtimin e koncensusit politik në Kosovë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) më 8 Qershor ka mbajtur diskutimin e mbyllur me përfaqësues nga institucionet, partitë politike, organizatat joqeveritare dhe misionet e huaja në Kosovë, ku është diskutuar për rëndësinë e koncensusit dhe pajtimit të gjerë në fushën e politikës së jashtme, duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi.
Në këtë rrafsh, janë diskutuar ide nga akterët mbi alternativat e mundshme që do t’i mundësonin Kosovës që të artikulojë një qëndrim të qartë dhe pozicion sa më të favorshëm në sferën ndërkombëtare.
Ky aktivitet i parë do të vijohet me ngjarje të tjera të ngjashme në të ardhmen.
Seminari i Dytë i Shkollës Politike e martë, 25 maj 20210

Seminari i Dytë i Shkollës Politike

Prej 21-23 Maj PIPS ka mbajtur Seminarin e Dytë të Shkollës Politike për gjeneratën e 19-të.

Ky seminar ishte një gërshëtim i diskutimeve me ekspertë për ndikimin e ideologjisë politike në politika publike dhe shkëmbimit mes pjesëmarrësve.

Pjesëmarrësit u njohën më afër me pikëpamjet e të majtës dhe së djathtës për ekonomi dhe politika sociale; diskutuan nga një qasje pluraliste për ndërhyrjen e shtetit dhe tregun e lirë dhe punuan së bashku për të mbrojtur qëndrimet e tyre për propozime politikash të përzgjedhura.
Diskutim mbi Reformën e Sistemit të Inspektimeve në Kosovë e martë, 11 maj 20210

Diskutim mbi Reformën e Sistemit të Inspektimeve në Kosovë

Më 11 Maj PIPS mbajti diskutimin për reformën e sistemit të inspektimeve në vend, ku morrën pjesë përfaqësues nga inspektoratet, ministritë përgjegjëse dhe shoqëria civile.

Gjatë kësaj ngjarje u prezantua analiza e PIPS si dhe u mbajt një diskutim mes pjesëmarrësve dhe panelistëve rreth aspekteve ligjore të reformës, kontekstit të tanishëm dhe pengesat e inspektorateve në lidhje me zbatimin e reformës.
Seminari i parë i Shkollës Politike 2021 e diel, 21 mars 20210

Seminari i parë i Shkollës Politike 2021

Gjenerata e 19-të mbajti seminarin e parë me datën 19-21 Mars.

Ligjërues në këtë seminar ishin: Gëzim Visoka, Vjosa Musliu, Fisnik Korenica, Adri Nurellari, Ermal Hasmija, Ramadan Ilazi dhe Gëzim Krasniqi.
RSS
First567810121314Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 21-të) Partitë Politike dhe Komunikimi Politik
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 21-të) Partitë Politike dhe Komunikimi Politik

Seminari i IV i Shkollës Politike: Partitë Politike dhe Komunikimi Politik:


Kjo fundjavë shënoi seminarin e katërt dhe të fundit të të Gjeneratës '21 së Shkollës Politike!

Seminari “Partitë Politike dhe Komunikimi Politik” i cili u mbajt nga datat 9-10 shtator tek Pylli i Arinjve Prishtinë, doli të jetë një vikend me diskutime përmbajtësore, energji, ngazëllim dhe njohuri të thella. Si pjesëmarrësit e Shkollës, edhe ligjëruesit ndanë këndvështrimet e tyre, duke krijuar një platformë që nuk ishte asgjë më pak se fuqizuese intelektualisht.

Seminari shtjelloi sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova në dekadën e saj fillestare demokratike duke theksuar rolin vendimtar të pjesëmarrjes politike. Axhenda e seminarit ndriçoi shqetësimet urgjente dhe eksploroi rolin qendror të partive politike në proceset e demokratizimit dhe qeverisjes, duke theksuar mekanizmat e tyre të brendshëm, ndërveprimet e tyre me sistemet zgjedhore dhe strukturat parlamentare, dhe ndikimin transformues të mediave sociale në komunikimin politik.
Pjesëmarrësit, në bashkëpunim me z. Bashmir Xhemaj, patën mundësinë të përfitojnë njohuri praktike rreth perspektivave të ndryshme të komunikimit politik, ku u shtjellua edhe rëndësia e elementeve të fushatave politike, anët pozitive të evolimit të komunikimit politik si dhe anët negative të saj. Pas kësaj ligjërate, pjesëmarrësit e Shkollës patën mundësinë të shohin anën praktike të lirisë së shprehjes me disa detyra interaktive me znj. Flutura Kusari.
Në seminar u shtjellua edhe rëndësia e llogaridhënies, transparencës, përfaqësimit dhe natyrës në zhvillim të angazhimit politik në epokën dixhitale. Në përpjekjen për t'u drejtuar drejt një demokracie qytetare autentike, moduli dhe seminari theksoi rëndësinë e përgjegjësisë, duke u mbështetur nga mësimet e së kaluarës dhe aspiratat e së ardhmes.

Pikat kryesore:
Një zhytje e thellë në nuancat e partive politike si agjentë të demokratizimit dhe rolin e tyre kryesor në proceset zgjedhore si dhe ndikimi transformues i komunikimit politik dhe sfera dixhitale e mediave sociale.

Në ditën e parë kishim nderin të kishim ligjërues interaktiv si z. Bashmir Xhemaj për komunikimin politik, znj. Flutura Kusari për lirinë e shprehjes dhe z. Agon Maliqi për sfidat e populizmit.

Dita e dytë vazhdoi me sesione tërheqëse nga z. Adri Nurellari mbi thelbin dhe rëndësinë e partive politike dhe pikëpamjet e z. Adem Beha mbi demokracinë e brendshme të partive politike në Kosovë.

Programi i Shkollës Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës.
Previous Article Pjesëmarrja e gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike në Forumin Botëror të Demokracisë, Strasbourg
Next Article DEKLARATA E REYKJAVÍK-ut 'Të bashkuar rreth vlerave tona' (SAMITI I REYKJAVÍK-ut - KËSHILLI I EVROPËS)
Print
15088 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2023