Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë e enjte, 31 korrik 20250

Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me mbështetjen e Demo Finland, organizoi dje takimin e dytë të Forumit për Dialog Ndërpartiak. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të partive politike (të forumeve rinore, asambleistë të kuvendeve komunale) të cilët patën rastin të diskutojnë me ekspertin z. Kreshnik Gashi (Kryeredaktor dhe Redaktor Menaxhues i KALLXO.com).

Tema kryesore e diskutimit ishte “Dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes”, faktorë që paraqesin sfida serioze për dialogun politik dhe stabilitetin shoqëror në Kosovë. Z. Gashi ndau me pjesëmarrësit mekanizmat e luftimit të dezinformimit, ndërsa pjesëmarrësit ndanë përvoja konkrete dhe shembuj të realitetit aktual, duke theksuar rëndësinë e luftimit të dezinformimit dhe promovimit të një komunikimi të përgjegjshëm dhe pa gjuhë nxitëse.

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë e enjte, 31 korrik 20250

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë 

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me përkrahjen e Demo Finland, të mërkurën organizoi takimin e parë të Forumit për Dialog Ndërpartiak, një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një platforme të re të dedikuar dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet të rinjve nga partitë politike në Kosovë.

Kjo inciativë synon të krijojë një hapësirë ku të rinjtë nga të gjitha partitë politike të ndajnë përvojat, sfidat dhe të punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

Seminari i II-të i Shkollës Politike - Lidershipi dhe Komunikimi Politik e enjte, 29 maj 20250

Seminari i II-të i Shkollës Politike - Lidershipi dhe Komunikimi Politik

Këtë fundjavë organizuam seminarin e dytë të Shkollës Politike (Gjenerata 23), me fokus në një nga shtyllat më të rëndësishme të jetës demokratike: lidershipin dhe komunikimin politik. Përgjatë tri ditëve intensive, pjesëmarrësit nga fusha të ndryshme (shoqëria civile, parti politike, institucioneve publike dhe media) morën pjesë në diskutime interaktive, analiza rastesh dhe punëtori praktike, ku u trajtuan temat si parimet bazë të lidershipit etik dhe me vlera, aftësitë kyçe të komunikimit: të folurit në publik, tregimi i rrëfimeve (storytelling) dhe inteligjenca emocionale, modelet dhe stilet e lidershipit në kontekste politike, si të njohim dhe kundërshtojmë gjuhën e urrejtjes, populizmin dhe dezinformimin si dhe mesazhet strategjike dhe ndërtimi i besimit publik nga liderët.

Seminari i I-rë i Shkollës Politike (Gjenerata 23) - Përpjekjet e Kosovës për konsolidim drejt një shoqërie kohezive e hënë, 19 maj 20250

Seminari i I-rë i Shkollës Politike (Gjenerata 23) - Përpjekjet e Kosovës për konsolidim drejt një shoqërie kohezive

Shkolla Politike (Gjenerata 23) ka nisur zyrtarisht programin me seminarin e parë këtë fundjavë!

Nga data 11 deri më 13 prill, Shkolla Politike hapi zyrtarisht edicionin e saj të radhës me një seminar tre-ditor, ku pjesëmarrësit e Gjeneratës 23 filluan rrugëtimin e tyre njëvjeçar me entuziazëm dhe përkushtim. Programi nisi me prezantimin e partnerëve dhe përmbajtjes, ndërsa gjatë ditëve në vijim u zhvilluan diskutime të thelluara mbi shtetin, paqen, konfliktin dhe kohezionin social, nën moderimin e z. Ramadan Ilazi dhe me ligjërues si znj. Marta Gazideda, z. Dukagjin Gorani, z. Robert Muharremi, z. Enver Hasani, z. Betim Zllanoga dhe z. Senad Sabovic. Seminarin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe përfaqësues nga Këshilli i Evropës dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo, partnerët tanë strategjikë. Diskutimet dinamike, puna ekipore dhe reflektimet mbi sfidat e ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse shënuan një fillim të fortë për këtë gjeneratë të re liderësh.

Falënderim i veçantë Këshillit të Evropës për mbështetjen e programit , si dhe Konrad Adenauer Stiftung Kosovo për mbështetjen e këtij seminari.

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E TRETË (23) e martë, 14 janar 20250

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E TRETË (23)

Shkolla Politike, e themeluar për të fuqizuar liderët në sferat politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, ka hapur thirrjen për aplikim në gjeneratën e saj të 23-të.

Kush mund të aplikojë?

Mirëpresim kandidatë nga partitë politike, institucionet publike, mediat, OJQ-të dhe bizneset. Kandidatët e interesuar duhet të kenë të përfunduar nivelin Bachelor dhe njohja e gjuhës angleze është e detyrueshme. Si profesionist aktiv në fushën tuaj, shfrytëzojeni këtë mundësi për të kontribuar në të ardhmen e juaj!

Përfitimet nga Programi i Shkollës Politike të Prishtinës:

· Ngritje e njohurive në nxitjen e demokracisë, respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

· Njohuri të thelluara nga ligjëruesit më prominent vendas dhe ndërkombëtarë.

· Certifikim nga Këshilli i Evropës

· Pjesëmarrje ekskluzive në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg.

· Pjesë e rrjetit tonë prej mbi 700 alumni.

Afati i Aplikimit: 31 Janar 2025

RSS
1345678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Obligimet politike në Kosovë
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Obligimet politike në Kosovë

2013

Ky studim trajton thelbin e marrëdhënieve shtet – shoqëri në Kosovë, atë të obligimeve politike. Duke kombinuar një kornizë analitike origjinale me argumente të pasura empirike, ky studim konstaton se obligimet politike janë shumë të ndërlidhura me shkallën në të cilën nevojat e njerëzve janë të plotësuara, të drejtat e tyre të njohura dhe të mbrojtura, si dhe agjencia dhe aftësitë e tyre të aktivizuara. Sic ilustrohet në këtë studim, kryqëzimi i këtyre aspekteve përbën përbërësit thelbësorë për një qytetari aktive dhe kritike në Kosovë. Kushtet aktuale politike dhe socio-ekonomike në Kosovë tregojnë marrëdhënie të brishta shtet-shoqëri, gjë që është evidente në aftësitë ripërtëritëse, informalitetin, mosbesimin e publikut, si dhe format më proaktive të rezistencës dhe padëgjueshmërisë qytetare. Tejkalimi i këtyre marrëdhënieve komplekse kërkon ndryshime në mënyrën se si njerëzit e perceptojnë shtetin, i cili duhet të shihet si përkushtim i përbashkët dhe e mirë e përbashkët, dhe se si shteti e sheh shoqërinë, e cila duhet të jetë burimi i legjitimitetit dhe përfaqësimit demokratik.

Print
8204 Rate this article:
No rating
Programet
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2015

Dokumente(t)