Dialog dhe shkëmbim përvojash ndërmjet Kosovës dhe Finlandës: Vizita e delegacionit finlandez në Prishtinë, 27–29 shtator e premte, 2 tetor 20260

Dialog dhe shkëmbim përvojash ndërmjet Kosovës dhe Finlandës: Vizita e delegacionit finlandez në Prishtinë, 27–29 shtator

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me Demo Finland, mirëpriti në Prishtinë një delegacion nga Finlanda gjatë vizitës së tij më 27–29 shtator 2026. Vizita krijoi hapësira për shkëmbim përvojash dhe diskutim mbi funksionimin parlamentar, dialogun ndërpartiak dhe forcimin e kulturës së bashkëpunimit politik.

Në kuadër të vizitës, PIPS organizoi një dialog ndërmjet deputeteve të Kuvendit të Kosovës dhe delegacionit parlamentar finlandez, me fokus në funksionimin e parlamenteve, bashkëpunimin pozitë–opozitë, dialogun ndërpartiak dhe shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve.

Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile e premte, 2 tetor 20260

Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile

Partitë të arrijnë marrëveshje për Presidentin dhe të garantojnë funksionimin e institucioneve

Ne, organizatat e poshtëshënuara të shoqërisë civile, vlerësojmë që Kosova duhet të ketë institucione funksionale, me mandat të plotë dhe që përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj qytetarëve. Mandati i dhënë nga qytetarët është përgjegjësi për respektimin e rendit kushtetues dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Prandaj, u bëjmë thirrje partive parlamentare që të angazhohen menjëherë për një marrëveshje që mundëson zgjedhjen e Presidentit/es deri më 6 tetor, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Dështimi i sërishëm për të zgjedhur Presidentin/en do të sillte shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të reja. Pas krizave të përsëritura institucionale dhe cikleve të njëpasnjëshme zgjedhore, kjo do ta vendoste vendin përballë një tjetër ngërçi institucional, pa pasur garancë që zgjedhjet do të jenë zgjidhje e mosmarrëveshjeve që po e mbajnë të hapur këtë çështje.

Seminari IV i Shkollës Politike: Komunikimi Politik, Media, Dezinformimi dhe Integriteti i Debatit Demokratik (Gjenerata 24) e hënë, 14 shtator 20260

Seminari IV i Shkollës Politike: Komunikimi Politik, Media, Dezinformimi dhe Integriteti i Debatit Demokratik (Gjenerata 24)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) përmbylli Seminarin IV të Shkollës Politike, kushtuar temës “Komunikimi Politik, Media, Dezinformimi dhe Integriteti i Debatit Demokratik”.

Gjatë tri ditëve, pjesëmarrësit diskutuan mbi rolin e medias në një demokraci, sfidat e komunikimit politik dhe ndikimin e dezinformimit në mënyrën se si qytetarët e kuptojnë realitetin politik.

Tryeza dhe prezantimi i publikimit 'Raportimi i përgjegjshëm mbi ballafaqimin me të kaluarën dhe sfidat e medias në Kosovë' e mërkurë, 15 korrik 20260

Tryeza dhe prezantimi i publikimit 'Raportimi i përgjegjshëm mbi ballafaqimin me të kaluarën dhe sfidat e medias në Kosovë'

PIPS organizoi një tryezë diskutimi ku u prezantua publikimi mbi raportimin e përgjegjshëm të medias dhe përballjen me të kaluarën në Kosovë.

Gjatë tryezës, Besian Beha prezantoi gjetjet dhe rekomandimet kryesore të Policy Brief-it, duke vënë në pah rëndësinë e raportimit profesional dhe të përgjegjshëm në trajtimin e çështjeve që lidhen me të kaluarën, drejtësinë tranzicionale dhe proceset e pajtimit në Kosovë. Prezantimi hapi diskutimin mbi mënyrën se si mediat ndikojnë në formësimin e narrativave publike, perceptimin e së kaluarës dhe debatin shoqëror rreth drejtësisë dhe llogaridhënies.

Profesionistë dhe përfaqësues të mediave ndanë komentet dhe përvojat e tyre profesionale, duke reflektuar mbi sfidat me të cilat përballen gazetarët gjatë raportimit për tema të ndjeshme, përfshirë përdorimin e gjuhës, verifikimin e informacionit, trajtimin e viktimave dhe kujdesin ndaj narrativave që mund të thellojnë ndarjet shoqërore. Diskutimi gjithashtu trajtoi mundësitë për forcimin e praktikave të raportimit që kontribuojnë në informimin e publikut dhe në një qasje më të kujdesshme ndaj proceseve të përballjes me të kaluarën.

Seminari III i Shkollës Politike: Paqja, Diplomacia dhe Siguria (Gjenerata 24) e hënë, 13 korrik 20260

Seminari III i Shkollës Politike: Paqja, Diplomacia dhe Siguria (Gjenerata 24)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizoi Seminarin III të Shkollës Politike gjatë datave 3-5 korrik, kushtuar temës “Paqja, Diplomacia dhe Siguria”, me fokus të veçantë në pozitën e Kosovës në një rend botëror dhe mjedis gjeopolitik në ndryshim.

Gjatë tri ditëve, pjesëmarrësit patën mundësi të diskutojnë zhvillimet aktuale në politikën e jashtme të Kosovës, procesin e njohjes ndërkombëtare, integrimin euro-atlantik, dinamikat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe mënyrat e reagimit institucional ndaj situatave të krizës.

RSS
1345678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

PIPS nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në Sarajevë

Më 4 Dhjetor në Sarajevë Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka nënshkruar marrëveshje që përfshin shtatë vendet e rajonit të Evropës Jug-lindore, Forumin Baltik të Ambientit Gjerman (BEF) dhe German Organisation Deutsche fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ). Kjo marrëveshje që ka si synim rritjen e intensitetit të debatit publik në çështjet e efiçencës së energjisë u nënshkrua nga përfaqësuesit e të gjitha Shkollave Politike. Drejtoresha ekzekutive Leonora Kryeziu u shpreh e kënaqur me këtë marrëveshje duke theksuar se kjo çështje ka nevojë për më shumë vëmendje. Brenda disa javëve do të fillojnë aktivitetet në lidhje me këtë projekt.

Previous Article Sfidat e Reformave të Sundimit të Ligjit në kuadër të MSA-së dhe Agjendës së Reformave Evropiane
Next Article Seminari i parë i Shkollës Politike 2021
Print
42801 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2015