Aktivitetet më të shikuara
 
 
	
	
	
	
	
	
		
		
		
		
		
	
		
		
		
		
		
		
		
		
		
		Mbahet tryeza e diskutimit: "Anëtarësimi i Kosovës në Organizata Ndërkombëtare: Këshilli i Evropës dhe INTERPOL"
		
		
		Instituti i Prishtinës për Studime Politike me datën 23 Maj 2018 organizoi tryezën tematike "Anëtarësimi i Kosovës në Organizata Ndërkombëtare: Këshilli i Evropës dhe INTERPOL". Në këtë tryezë morrën pjesë: Robert MUHARREMI (Ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtre), Veton ELSHANI (Kryesues i Grupit Punues për Anëtarësim në INTERPOL), Glauk KONJUFCA (Deputet/ Ish-anëtar i Delegacionit të Kosovës në KE), Gjylieta MUSHKOLAJ (Profesoreshë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës). Panelistët ofruan pikëpamjet e tyre mbi anëtarësimin multilateral të Kosovës por edhe proceset aktuale në lidhje me këto dy organizata. Më specifikisht, diskutimi u fokusua tek anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare që nga viti 2008, parë edhe nga këndi i qasjes së zgjedhur dhe rezultateve; përfitimet dhe sfidat e anëtarësimit në KE dhe INTERPOL; si dhe ndikimin e politikës ndërkombëtare në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, më konkretisht në aspiratat e saj multilaterale.  Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i Praktikave Demokratike dhe Kualitetit të Vendimmarrjes në Politikën e Jashtme Kosovare” që financohet nga skema Democratic Society Promotion - DSP e menaxhuar nga Kosovar Civil Society Foundation - KCSF, e financuar nga Agjencioni Zvicrran për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ministria e Jashtme e Danimarkës. 
		
		
		
		
		
		
		
		
		| Programet |  | 
| Viti i publikimit |  |