Thirrje për 2 (dy) ekspertë në projektin 'Të drejtat për komunitetet rurale'
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Thirrje për 2 (dy) ekspertë në projektin 'Të drejtat për komunitetet rurale'

Maj 2023

Komunitetet e largëta rurale dhe malore në Kosovë përballen me sfida të mëdha në qasjen në informata për të drejtat e tyre ligjore dhe në kërkimin e drejtësisë. Ka disa faktorë që kontribuojnë në këtë situatë, si infrastruktura e dobët, niveli i ulët i arsimit dhe mungesa e burimeve ligjore.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton një gamë të gjerë të dispozitave për të drejtat e njeriut, por këto ligje shpesh shkelen dhe zbatimi i tyre është joadekuat. Komunitetet me nivele të ulëta arsimore zakonisht nuk janë në dijeni të burimeve ligjore në dispozicion të tyre dhe kanë më pak gjasa të kërkojnë ndihmë ligjore kur përjetojnë shkelje të të drejtave të njeriut. Aksesi i kufizuar në informacion për të drejtat e njeriut dhe drejtësinë përkeqësohet më tej nga mungesa e burimeve dhe shërbimeve ligjore, duke përfshirë mungesën e profesionistëve ligjorë dhe shërbimeve të ndihmës juridike që mund t'i udhëheqin ata përmes sistemit ligjor dhe t'i ndihmojnë ata të kuptojnë të drejtat e tyre ligjore. Si rezultat, diskriminimi, pabarazia dhe krimet e urrejtjes janë të përhapura në këto komunitete.


Andaj PIPS, si implementues i këtij projekti të mbështetur nga Community Development Fund (CDF) dhe Group for Legal and Political Studies (GLPS), bënë thirrje për 2 (dy) ekspertë. Ekspertët pritet që të:

*Zhvillojnë sesione informative, prezantime dhe konsultime mbi tema të ndryshme të të drejtave të njeriut si diskriminimi, dhuna dhe qasja në drejtësi.
*Ofrojnë këshilla dhe mbështetje për ata që kanë përjetuar një dhunë të tillë.
Previous Article LETËR DREJTUAR LIDERËVE EVROPIAN TË MBLEDHUR NË REYKJAVIK MË 16 DHE 17 MAJ PËR SAMITIN E 4-të të KËSHILLIT TË EVROPËS
Next Article ‘(Pa)barazia gjinore dhe mungesa e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe në proceset vendimmarrëse, Perspektiva gjinore në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent (AME)’
Print
4180 Rate this article:
No rating
Programet
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2023

Dokumente(t)

Publikimet e fundit
 
Dialogu i Prishtinës: Ballkani dhe Azia e Jugut e hënë, 20 janar 20250

Dialogu i Prishtinës: Ballkani dhe Azia e Jugut

Dialogu i Prishtinës: Ballkani dhe Azia e Jugut, e mbajtur më 25 nëntor 2024, në Prishtinë, shënoi një moment të rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt bashkëpunimit ndërrajonal. Ngjarja ofroi një platformë unike për të eksploruar sfidat dhe mundësitë e përbashkëta të Kosovës dhe Azisë Jugore (Bangladesh, Indi, Nepal, Pakistan dhe Shri Lanka) ndërmjet këtyre rajoneve të ndryshme.

Ky dokument i shkurtër përmbledh të gjeturat kryesore nga ky aktivitet, të organizuara rreth tre shtyllave kryesore: qeverisja demokratike, diplomacia ekonomike dhe roli i aktorëve jo-shtetërorë në nxitjen e bashkëpunimit. Dokumenti ofron rekomandime praktike për politikëbërësit dhe akterët e tjerë të përfshirë, me synim forcimin e marrëdhënieve ndërrajonale dhe pozicionimin e Kosovës si një akter aktiv në arenën ndërkombëtare.

Dixhitalizimi në Suharekë - Gjetjet nga anketa e mërkurë, 2 tetor 20240

Dixhitalizimi në Suharekë - Gjetjet nga anketa

Me qëllim rritjen e transparencës dhe fuqizimin e zyrtarëve lokalë në përputhje me Reformën e Administratës Publike, përmes anketës së fundit kemi identifikuar sfidat që qytetarët hasin në përdorimin e uebsajtit të komunës. Anketa gjithashtu reflekton nivelin e kënaqësisë së qytetarëve me shërbimet online dhe mënyrat se si do të preferonin të informoheshin për këto shërbime.

Meqenësë projekti synon të rrisë transparencën dhe të fuqizojë zyrtarët në përputhje me Reformën e Administratës Publike duke krijuar një manual për përdorimin e uebsajtit që adreson nevojat e qytetarëve dhe përmirëson qasjen në shërbime, përmes pyetësorit të realizuar, ne kemi arritur të identfikojmë problemet e qytetarëve në përdorimin e website-it të komunës së Suharekës.

Prodhuar në kuadër të projektit “WeBER 3.0” për Reformën e Administratës Publike të Ballkanit Perëndimor. WeBER zbatohet nga Think of Europe Network – TEN dhe Qendra për Kërkime në Administratën Publike – KDZ. PIPS është një nga përfituesit e WeBER 3.0 brenda Local PAR Citizen Engagement Small Grant Facility 2024/2025.

 

 

RAPORTI I DYTË MONITORUES: STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2022-2031 (PERIUDHA 2024) e enjte, 12 shtator 20240

RAPORTI I DYTË MONITORUES: STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2022-2031 (PERIUDHA 2024)

Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës u miratua nga Kuvendi i Kosovës më 8 mars 2023.

Kjo Strategji synon të adresojë sfidat aktuale dhe të vendosë bazat për një të ardhme të sektorit energjetik që do të ofrojë siguri të furnizimit, energji të pastër, efiçiencë të energjisë dhe pjesëmarrje aktive të qytetarëve. Strategjia përfshin integrimin e sistemit elektroenergjetik të Kosovës në tregun rajonal dhe atë pan-Evropian, me theks të veçantë në përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë (BRE) dhe bashkëpunimin e ngushtë me Republikën e Shqipërisë.

Në këtë kontekst, raporti i monitorimit shërben si një mjet thelbësor, duke ofruar një vlerësim gjithëpërfshirës të progresit të zbatimit të strategjisë për vitin 2024 (duke përfshirë vitet 2022 dhe 2023). Andaj, PIPS po vazhdon me monitorimin e strategjisë, ndërsa ky raport është pjesa e dytë e serive të raportit të monitorimit, që mbulon të gjitha masat e papërmbushura të 2022-tës dhe 2023-tës, si dhe te gjitha masat e 2024-tës.

Raporti synon të vlerësojë arritjet dhe të identifikojë sfidat gjatë këtyre viteve të implementimit të strategjisë.

Vjetari i Politikës së Jashtme (2023) e premte, 12 korrik 20240

Vjetari i Politikës së Jashtme (2023)

Ky raport ofron një analizë të shkurtër të politikës së jashtme të Kosovës përgjatë vitit 2023, deri më 15 shkurt 2024. Qëllimi i këtij raporti është të dokumentojë të zhvillimet, sfidat dhe objektivat strategjike të Kosovës në lidhje me politiken e jashtme. Të dhënat e mbledhura përfshijnë deklaratat zyrtare të qeverisë, të dhënat e takimeve diplomatike dhe analizat e angazhimeve ndërkombëtare.

Kapitujt më detajisht flasin për marrëdhëniet bilaterale apo dypalëshe, njohjen diplomatike dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, integrimin euroatlantik, dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si dhe performancën e MPJD-së së Kosovës gjatë vitit 2023.

RSS