Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi Vjetarin e Politikës së Jashtme të Kosovës 2025–2026, i cili analizon zhvillimet nga 1 janari 2025 deri më 15 prill 2026.
Gjetjet kryesore të raportit përfshijnë:
- Katër njohje të reja nga Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamet, me kontribut të diplomacisë së drejtpërdrejtë dhe partnerëve si Turqia dhe Arabia Saudite.
- Dobësim të koordinimit politik me SHBA-në, që kulmoi me pezullimin e Dialogut Strategjik të planifikuar.
- Zgjerim të angazhimit diplomatik në Gjirin Persik, Azi, Afrikë dhe Karaibe.
- Ngecje në integrimin euroatlantik dhe qëndrime të pandryshuara të pesë shteteve mosnjohëse të BE-së, pavarësisht hapësirave për bashkëpunim praktik.
- Bllokim politik të dialogut me Serbinë, me marrëveshjen e Brukselit dhe aneksit të Ohrit kryesisht të pazbatuara.
- Vonesa nga ngërçi institucional, që kufizuan vendimmarrjen dhe zbatimin e zotimeve ndërkombëtare.
Duke parë përpara, Kosova duhet të përqendrohet në rindërtimin e besimit me SHBA-në, koordinimin me aleatët evropianë dhe një strategji më sistematike për njohje. Bashkëpunimi me pesë mosnjohëset e BE-së dhe partnerët e rinj duhet të zhvillohet përmes lidhjeve konkrete politike, ekonomike dhe institucionale. Këto prioritete kërkojnë institucione funksionale dhe një shërbim diplomatik profesional e proaktiv.
Pas prezantimit të gjetjeve nga Jon Krasniqi, diskutimi me Bernard Nikajn, Fatmir Haxhollin, Butrint Berishën, Lutfi Hazirin dhe Time Kadrijajn u përqendrua në
- Sfidat dhe mundësitë e politikës së jashtme të Kosovës në një mjedis ndërkombëtar në ndryshim.
- Marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë dhe kapacitetet e shërbimit të jashtëm.
- Perspektivën parlamentare dhe rolin e Kuvendit në mbikëqyrjen e politikës së jashtme.
Falënderojmë panelistët dhe pjesëmarrësit për kontributin në diskutim.
Ky publikim është realizuar me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer (KAS).
Lexoni raportin e plotë këtu: https://pips-ks.org/sq/Detaje/ArtMID/1446/ArticleID/4359/Vjetari-i-Politik235s-s235-Jashtme-2025-26
| Programs | - Foreign Politics
- European Integration
|
| Publication Year | |