Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi Vjetarin e Politikës së Jashtme të Kosovës 2025–2026

20 nëntor
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi Vjetarin e Politikës së Jashtme të Kosovës 2025–2026

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi Vjetarin e Politikës së Jashtme të Kosovës 2025–2026, i cili analizon zhvillimet nga 1 janari 2025 deri më 15 prill 2026.

Gjetjet kryesore të raportit përfshijnë:

- Katër njohje të reja nga Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamet, me kontribut të diplomacisë së drejtpërdrejtë dhe partnerëve si Turqia dhe Arabia Saudite.

- Dobësim të koordinimit politik me SHBA-në, që kulmoi me pezullimin e Dialogut Strategjik të planifikuar.

- Zgjerim të angazhimit diplomatik në Gjirin Persik, Azi, Afrikë dhe Karaibe.

- Ngecje në integrimin euroatlantik dhe qëndrime të pandryshuara të pesë shteteve mosnjohëse të BE-së, pavarësisht hapësirave për bashkëpunim praktik.

- Bllokim politik të dialogut me Serbinë, me marrëveshjen e Brukselit dhe aneksit të Ohrit kryesisht të pazbatuara.

- Vonesa nga ngërçi institucional, që kufizuan vendimmarrjen dhe zbatimin e zotimeve ndërkombëtare.

Duke parë përpara, Kosova duhet të përqendrohet në rindërtimin e besimit me SHBA-në, koordinimin me aleatët evropianë dhe një strategji më sistematike për njohje. Bashkëpunimi me pesë mosnjohëset e BE-së dhe partnerët e rinj duhet të zhvillohet përmes lidhjeve konkrete politike, ekonomike dhe institucionale. Këto prioritete kërkojnë institucione funksionale dhe një shërbim diplomatik profesional e proaktiv.

Pas prezantimit të gjetjeve nga Jon Krasniqi, diskutimi me Bernard Nikajn, Fatmir Haxhollin, Butrint Berishën, Lutfi Hazirin dhe Time Kadrijajn u përqendrua në

- Sfidat dhe mundësitë e politikës së jashtme të Kosovës në një mjedis ndërkombëtar në ndryshim.

- Marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë dhe kapacitetet e shërbimit të jashtëm.

- Perspektivën parlamentare dhe rolin e Kuvendit në mbikëqyrjen e politikës së jashtme.

Falënderojmë panelistët dhe pjesëmarrësit për kontributin në diskutim.

Ky publikim është realizuar me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer (KAS).

📖 Lexoni raportin e plotë këtu: https://pips-ks.org/sq/Detaje/ArtMID/1446/ArticleID/4359/Vjetari-i-Politik235s-s235-Jashtme-2025-26

Programet
  • Politika e jashtme
  • Integrimi evropian
Viti i publikimit
  • 2026
  • 20 nëntor
  • Numri i shikimeve: 0
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (55927)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (48853)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

30 korrik 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

e enjte, 30 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (46673)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Çertifikohet Shkolla Politike dhe mbahet diskutimi Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër

Çertifikohet Shkolla Politike dhe mbahet diskutimi Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër

18 dhjetor 2017

Me datën 18 dhjetor, Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka mbajtur eventin final për Gjeneratën e 15-të, ku u shpërndanë diplomat për pjesëmarrësit. Në pjesën e dytë të eventit u mbajt diskutimi “Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër”.

e hënë, 18 dhjetor 2017/Author: Anonym/Numri i shikimeve (46517)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS