Number of search result: 36

Integrimi shumëpalësh i Kosovës - Qershor 2018

Qershor 2018

Anonym 0 9958 Article rating: No rating

Që nga viti 2008 Kosova është bërë anëtare e disa organizatave të rëndësishme shumëpalëshe rajonale dhe botërore: Banka Botërore, Fondin Montear Ndërkombëtar (IMF), Komisionin e Venecias, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Bankën Zhvillomore të Këshillit të Evropës (CEB) dhe Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC). Në të njëjtën kohë, Kosova vazhdon të mbetet jashtë disa organizmave të rëndësishëm, ndoshta më e rëndësishmja prej këtyre, Organizata e Kombeve të Bashkuara. Krahas shtrirjes diplomatike dhe njohjeve dypalëshe, integrimi shumëpalësh ka qenë një shtyllë me rëndësi e shtetformimit të Kosovës në dhjetë vitet e para të ekzistencës. Integrimi shumëpalësh përbën një mundësi të mirë për Kosovën, për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar, për të harmonizuar legjislacionin me shtetet tjera anëtare por edhe si mundësi për të ndikuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Prioritetet e politikës së jashtme kosovare

Maj 2018

Anonym 0 10078 Article rating: No rating

Ky punim i shkurtër diskuton për prioritetet e politikës së jashtme kosovare për vitin 2018. Përmbajtja e punimit bazohet në masë të madhe nga tryeza e organizuar me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe institucionet e tjera të përfshira ku pyetja qendrore gjithashtu ishte: cilat duhet të jenë prioritetet e politikës së jashtme kosovare për vitin 2018.

Kosova drejtë anëtarësimit në Këshillin e Evropës - Përshtatja e legjislacionit me kriteret e anëtarësimit

Dhjetor 2014

Anonym 0 11005 Article rating: No rating

Qëllimi i këtij raporti është të vlerësojë nivelin e pajtueshmërisë së legjislacionit të Kosovës, sa i përket sundimit të ligjit dhe normave të të drejtave të njeriut dhe standardeve të përcaktuara në Statutin e Këshillit të Evropës, si kusht për anëtarësim të Këshillit të Evropës. Raporti do të fillojë duke përshkruar shkurtimisht procedurat dhe kriteret formale për anëtarësim në Këshillin e Evropës, si dhe vlerësimin e parimeve të sundimit të ligjit dhe normave të të drejtave të njeriut nga perspektiva e KE. Më pas, punimi do të vlerësojë procesin ligjvënës në Kosovë dhe deri në çfarë mase legjislacioni i Kosovës përputhet me parimet e sundimit të ligjit dhe standardeve të të drejtave të njeriut nga perspektiva e KE. Punimi gjithashtu do të vlerësojë mekanizmat ligjorë, të përcaktuar për të monitoruar dhe siguruar zbatimin efektiv të legjislacionit të Kosovës.

Gadishmëria e Kosovës për të përmbushur kriteret për antarësim në Këshillin e Evropës - Një qasje krahasuese

Qershor 2014

Anonym 0 11000 Article rating: No rating

Raporti në vijim përdor indikatorë kredibil shkencor për të vërtetuar se si për nga niveli i zhvillimit të demokracisë, ashtu edhe sa i përket respektimit të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, Kosova është në të njejtin rang me vendet e tjera që tashmë janë anëtare të KE.

RSS
12345