Broshurë mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrjen komunale

2018

Diona Kusari 0 5854 Article rating: No rating

Qëllim i kësaj broshure është të demonstrojmë tek anëtarët e kuvendit komunal, zyrtarët komunal, qytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile për rëndësinë qendrore të pjesëmarrjes së publikut në thellimin e demokracisë në nivelin e qeverisjes lokale.

Komunikimi i MSA-së: Roli dhe ndikimi i mediave në formësimin e opinionit publik

Tetor 2017

Diona Kusari 0 6223 Article rating: No rating

Ky publikim synon të ilustrojë rolin dhe ndikimin e mediave në lidhje me MSA-në duke u bazuar në dy aspekte: informimin dhe formësimin e drejtë të opinionit publik lidhur me MSA-në; raportimin dhe rritjen e transparencës dhe efikasitetit të institucioneve në monitorimin dhe zbatimin e MSA-së. Gjithashtu, punimi do të prekë shkurtimisht edhe rëndësinë e paanshmërisë dhe pavarësisë së medias, kur bëhet fjalë për mbulimin e procesit të MSA-së dhe integrimin në BE në përgjithësi.

Kushtëzimet e sundimit të ligjit në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së

Nëntor 2016

Diona Kusari 0 5576 Article rating: No rating

Ky studim paraqet një analizë të plotë të kërkesave të sundimit të ligjit që Kosova duhet të zbatojë për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga MSA-ja dhe trajton implikimet e tyre.

Reflektimi i politikave nacionale për efiçencë të energjisë në nivel lokal

2013

Diona Kusari 0 5523 Article rating: No rating

Ky studim është një analizë e shkurtë e politikave energjetike në nivel të BE-së me qëllim të kuptimit të bazës aktuale ligjore në nivel vendi dhe pastaj shtjellon ndikimin e politikave qendrore në politikat e nivelit lokal në fushën e EE. Studimi, ka si qëllim kryesor vlerësimin e kornizës aktuale ligjore në fushën e EE, evidentimin e mangësive të saj si dhe nxjerrjen e rekomandimeve të cilat do të mund ti kontribuonin plotësimit të kornizës ligjore dhe institucionale të nivelit lokal. Më tej studimi synon ti nxjerr në pah vështirësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet niveli i qeverisjes lokale e të cilat janë dëshmuar të jenë pengesë e krijimit të një strukture funksionale dhe efektive komunale e cila do të ishte vendimtare për përmirësimin e efiçiencës së energjisë respektivisht për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm energjetik në nivel vendi.

Njohja e MSA-së nga qytetarët dhe perceptimi i tyre

Shtator 2016

Diona Kusari 0 6204 Article rating: No rating

Ky raport hulumtues ofron një përmbledhje analitike të gjetjeve të sondazhit të opinionit publik, i kryer nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike që matin perceptimet dhe njohuritë e qytetarëve për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Ky hulumtim është realizuar si pjesë e projektit "Promovimi i
Marrëveshjës së Stabilizim Asociimit dhe lansimi i diskursit publik për projektin e së Ardhmes Evropiane të Kosovës ' implementuar nga PIPS.

Ndikimi i mekanizmave financiarë për efiçiencën e energjisë në nxitjen e zhvillimit në nivelin lokal

Qershor 2016

Diona Kusari 0 5596 Article rating: No rating

Ky studim diskuton ndikimin që investimet në efiçencë të energjisë kanë në zhvillimin ekonomik, nëpërmjet hartimit të politikave dhe vendosjes së mekanizmave nxitës për investime. Në të elaborohet gjendja në ketë sektor dhe potenciali që ky sektor ka në zhvillimin ekonomik lokal: krijimin e një tregu lokal, rritje të mundësive për punësim, ngritje të mërqinjës së qytetarëve, zvogëlim të varësisë energjetike, mjedis me të pastërdhe konservim të resurseve

Pjesëmarrja efiçente

2015

Diona Kusari 0 5644 Article rating: No rating

Ky manual përpiqet të sjellë një përmbledhje të ideve, rekomandimeve dhe eksperiencave të OJQ-ve nga Evropa Juglindore, të fokusuara mbi politikat publike të Efiçiencës së Energjisë. Ky përbën gjithashtu një prezantim të metodave të ndjekura, nëpërmjet të cilave janë arritur rezultate të sigurta. Materiali ofron shembuj konkretë dhe sugjerime të vlefshme për të nxitur dhe organizuar dialogun publik në këtë fushë.

Kosova drejtë anëtarësimit në Këshillin e Evropës - Përshtatja e legjislacionit me kriteret e anëtarësimit

Dhjetor 2014

Diona Kusari 0 6496 Article rating: No rating

Qëllimi i këtij raporti është të vlerësojë nivelin e pajtueshmërisë së legjislacionit të Kosovës, sa i përket sundimit të ligjit dhe normave të të drejtave të njeriut dhe standardeve të përcaktuara në Statutin e Këshillit të Evropës, si kusht për anëtarësim të Këshillit të Evropës. Raporti do të fillojë duke përshkruar shkurtimisht procedurat dhe kriteret formale për anëtarësim në Këshillin e Evropës, si dhe vlerësimin e parimeve të sundimit të ligjit dhe normave të të drejtave të njeriut nga perspektiva e KE. Më pas, punimi do të vlerësojë procesin ligjvënës në Kosovë dhe deri në çfarë mase legjislacioni i Kosovës përputhet me parimet e sundimit të ligjit dhe standardeve të të drejtave të njeriut nga perspektiva e KE. Punimi gjithashtu do të vlerësojë mekanizmat ligjorë, të përcaktuar për të monitoruar dhe siguruar zbatimin efektiv të legjislacionit të Kosovës.

RSS
First345678911