Publikimi i anketës 'Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e qytetarëve kosovarë'

18 dhjetor
Publikimi i anketës 'Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e qytetarëve kosovarë'

Me datën 17 Dhjetor PIPS publikoi anketën Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi e nxjerrë në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS). Disa prej të gjeturave kryesore të këtij raporti janë:

-Tre shtetet kryesore partnere të Kosovës sipas respondentëve janë: ShBA, Gjermania dhe Britania e Madhe;

-Angela Merkel është liderja e preferuar e kosovarëve me një shifër prej rreth 63%, ndërkaq Presidenti Amerikan Donald Trump është renditur i dyti;

-Rreth 50% besojnë se Kosova është dëmtuar nga fushata e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës;

-Respondentët ishin të ndarë në mënyrë thuajse të barabartë në relacion me tarifën 100% ndaj Serbisë, ku rreth rreth 44% thonë se Qeveria e re e Kosovës duhet të heqë tarifën 100% për produktet serbe, krahasuar me rreth 45% që kanë deklaruar se tarifa duhet të mbetet

-Opcioni i preferuar për shumicën e respondentëve nga dialogu me Serbinë, domethënë për rreth 69%, është që Kosova duhet të kërkojë njohje në kufijtë ekzistues;

-Rreth 23% besojnë se marrëveshja Kosovë-Serbi do të arrihet brenda vitit 2020, krahasuar me rreth 43% që besojnë se ajo do të arrihet brenda tre viteve, ndërkaq rreth 43% besojnë se ajo do të arrihet brenda pesë viteve;

-Rreth 39% besojnë se tema e shkëmbimit të territoreve e ka dëmtuar pozicionin e Kosovës në dialog me Serbinë.

Gjatë ngjarjes së publikimit, mysafirë dhe diskutantë në panel ishin Armend Muja, Profesor i Shkencave Politike dhe gjithashtu Granit Tërnava nga Konrad Adenauer Stiftung (KAS). Butrint Berisha nga PIPS bëri prezantimin e rezultateve të raportit.

  • 18 dhjetor
  • Numri i shikimeve: 120
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Seminari i parë i Shkollës Politike 2020

Seminari i parë i Shkollës Politike 2020

10 mars 2020

Gjenerata e 18-të e Shkollës Politike sot ka mbajtur seminarin e parë Shteti dhe Shoqëria: Orientimi Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik. 

e martë, 10 mars 2020/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (222)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Publikimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme Kosovare

Publikimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme Kosovare

3 mars 2020

Më 3 mars, PIPS publikoi edicionin e dytë të Vjetarit të Politikës së Jashtme Kosovare në prezencën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Z. Glauk Konjufca dhe shkencëtarit politik Z. Blerim Vela.

e martë, 3 mars 2020/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (175)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi 'Përfshirja e Kuvendit në planifikimin e qëndrueshëm urban: Hartimi i politikave të favorshme për mobilitetin e qytetarëve, lehtësimin e trafikut dhe mjedis më të shëndetshëm'

Diskutimi 'Përfshirja e Kuvendit në planifikimin e qëndrueshëm urban: Hartimi i politikave të favorshme për mobilitetin e qytetarëve, lehtësimin e trafikut dhe mjedis më të shëndetshëm'

4 dhjetor 2019

Më 2 dhjetor, mbajtëm ngjarjen e publikimit dhe diskutimit me temën “Përfshirja e Kuvendit në planifikimin e qëndrueshëm urban: Hartimi i politikave të favorshme për mobilitetin e qytetarëve, lehtësimin e trafikut dhe mjedis më të shëndetshëm”, së bashku me një panel prej ekspertësh të planifikimit urban dhe deputetëve. 

e mërkurë, 4 dhjetor 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (162)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
PIPS mbajti Seminarin për Energji dhe Mjedis për gazetarët kosovarë

PIPS mbajti Seminarin për Energji dhe Mjedis për gazetarët kosovarë

26 shkurt 2020

20 gazetarë nga media të ndryshme kosovare ndoqën Seminarin për Energji dhe Mjedis, të organizuar nga PIPS prej 21-23 Shkurt.

e mërkurë, 26 shkurt 2020/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (161)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS