Mbahen fokus grupe për të diskutuar ndikimin politik dhe socio-ekonomik të pandemisë COVID-19 e hënë, 1 nëntor 20210

Mbahen fokus grupe për të diskutuar ndikimin politik dhe socio-ekonomik të pandemisë COVID-19

Impakti i pandemisë COVID19 në aspektin socio-ekonomik dhe në aspektin politik me OShC, medie, përfaqësues qeveritarë, përfaqësues të odave kosovare etj. Këto ishin temat që u trajtuan në dy fokus grupet e fundit nga PIPS, të financuara nga Balkan Trust for Democracy, një projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe USAID-it.

PIPS do të botojë dy studime të politikave për këto aspekte të ndikimit me të dhëna të dala nga këto fokus grupe poashtu.
Tryeza "Kthimi i faqes drejt një kapitulli të ri? Ndërtimi i besimit mes Kosovës dhe Serbisë" e martë, 26 tetor 20210

Tryeza "Kthimi i faqes drejt një kapitulli të ri? Ndërtimi i besimit mes Kosovës dhe Serbisë"

Më 26 Tetor PIPS ka mbajtur tryezën e diskutimit me temën "Kthimi i faqes drejt një kapitulli të ri? Ndërtimi i besimit mes Kosovës dhe Serbisë".

Diskutimi mblodhi politikan, ish-ambasador e ndër të pranishmëve ishte dhe znj. Sonja Biserko nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Të pranishmit diskutuan rreth cështjes së normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe mundësive të krijimit të besimit mes dy shteteve.

Takimi i parë i programit për edukim politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian e enjte, 21 tetor 20210

Takimi i parë i programit për edukim politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ka startuar me programin e edukimit politik për të rinjtë e Komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë me mbështetjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në kuadër to Programit ROMACTED II.

Më 21 tetor u mbajt takimi i parë informues me 25 pjesëmarrësit e ciklit të parë të programit.
Diskutimi për Agjendën për Reformën Evropiane II dhe publikimi i 'Fillimi i një ERA të re" e premte, 15 tetor 20210

Diskutimi për Agjendën për Reformën Evropiane II dhe publikimi i 'Fillimi i një ERA të re"

Më 14 Tetor PIPS ka mbajtur tryezën e diskutimit me temën "Agjenda për Reforma Evropiane II", gjatë së cilës u prezantua edhe publikimi jonë i fundit "Fillimi i një ERA të Re!"

Duke pasur parasysh rëndësinë që ERA II ka tani në rrugën e integrimit në BE dhe reformat e nevojshme për Kosovën, është kritike të kapërcehen pengesat e përjetuara më parë prandaj ky publikim paraqet një pasqyrë të zbatimit të ERA 1 dhe jep rekomandime të cilat mund të përmirësojnë zbatimin e përgjithshëm të ERA II.
Diskutimi "Rajonalizmi ballkanik 2021: SEFTA dhe Ballkani i Hapur" e mërkurë, 15 shtator 20210

Diskutimi "Rajonalizmi ballkanik 2021: SEFTA dhe Ballkani i Hapur"

Më 13 Shtator PIPS ka mbajtur diskutimin e mbyllur mbi temën "Rajonalizmi ballkanik 2021: SEFTA dhe Ballkani i Hapur" me akterë nga qeveria, opozita dhe ekspertë të fushës.

Kjo ngjarje solli në tavolinë pikëvështrimet e palëve rreth marrëveshjeve SEFTA dhe Open Balkan, dhe ballafaqoi qëndrimet e akterëve kyçë për të matur mundësinë për një qëndrim të unifikuar të akterëve rreth marrëveshjeve rajonale.

Gjatë kësaj tryeze u diskutua:
- Artikulimi i pozicioneve dhe iniciativës së njëanshme krahas nevojës për krijimin dhe përforcimin e aleancave ndërshtetërore dhe moscënimin e humbjes së aleatëve strategjikë;
- integrimi rajonal si përgjigje ndaj ngecjes së integrimit evropian të rajonit dhe siguria e partneriteve rajonale pa barazinë e palëve në tavolinë dhe ballafaqimin me të kaluarën;
- tendenca për të parë integrimin evropian si ekskluzivisht të ndarë prej marrëveshjeve dhe integrimit rajonal;
- nevoja për komunikim të brendshëm dhe maturi në mbrojtjen e interesave shtetërore duke pasur parasysh kontekstin politik në vend dhe rajon.
RSS
First45679111213Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Dixhitalizimi në Suharekë - Gjetjet nga anketa
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Dixhitalizimi në Suharekë - Gjetjet nga anketa

Tetor 2024

Me qëllim rritjen e transparencës dhe fuqizimin e zyrtarëve lokalë në përputhje me Reformën e Administratës Publike, përmes anketës së fundit kemi identifikuar sfidat që qytetarët hasin në përdorimin e uebsajtit të komunës së Suharekës. Anketa gjithashtu reflekton nivelin e kënaqësisë së qytetarëve me shërbimet online dhe mënyrat se si do të preferonin të informoheshin për këto shërbime.

Meqenësë projekti synon të rrisë transparencën dhe të fuqizojë zyrtarët në përputhje me Reformën e Administratës Publike duke krijuar një manual për përdorimin e uebsajtit që adreson nevojat e qytetarëve dhe përmirëson qasjen në shërbime, përmes pyetësorit të realizuar, ne kemi arritur të identfikojmë problemet e qytetarëve në përdorimin e website-it të komunës.

Prodhuar në kuadër të projektit “WeBER 3.0” për Reformën e Administratës Publike të Ballkanit Perëndimor. WeBER zbatohet nga Think of Europe Network – TEN dhe Qendra për Kërkime në Administratën Publike – KDZ. PIPS është një nga përfituesit e WeBER 3.0 brenda Local PAR Citizen Engagement Small Grant Facility 2024/2025. WeBER 3.0 financohet nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake e Zhvillimit - ADA. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë megjithatë vetëm ato të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian, ADA, TEN ose KDZ. As Bashkimi Evropian, ADA, TEN dhe KDZ nuk mund të mbajnë përgjegjësi për to.

Print
3359 Rate this article:
No rating
Programet
  • Integrimi evropian
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2024

Dokumente(t)