Seminari për Edukim Politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian e martë, 23 nëntor 20210

Seminari për Edukim Politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian

​Së bashku me 20 pjesëmarrës/e, të rinjë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, 5 ligjërues/e të shkencave politike e juridike​, kemi përmbyllur Seminarin për Edukim Politik tejet të suksesshëm.

Seminari u pilotua si një format i ri për të rinjtë e komuniteteve jo-shumicë inspiruar nga programi i Shkollës Politike, dhe patëm kënaqësinë të dëshmojmë energjinë e këtyre të rinjëve për të avokuar për avancimin e pozitës së komunitetit të tyre dhe kapacitetin e një formati të tillë të shërbejë si një hapësirë bashkëpunimi për definimin e ideve e kërkesave të përbashkëta.
Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci 2021 e premte, 12 nëntor 20210

Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci 2021

Edhe këtë vit Shkolla Politike e Prishtinës ka kënaqësinë të jetë pjesë e World Forum for Democracy / Forum mondial de la Démocratie.

Nga Shkolla jonë po marrin pjesë Blin Berdoniqi, Shpetim Shujaku, Mrika Nikqi dhe Valmira Morina.

Forumi po organizohet të dhjetën herë me rradhë në premisat e Këshillit të Evropës në Strasburg gjatë 8 - 10 Nëntor 2021.

Me temën "A mundet demokracia ta shpëtojë mjedisin?" forumi përmban seanca plenare dhe diskutime që trajtonë tema si: ndërmarrësinë e gjelbër, kuvendet e qytetarëve për klimën, drejtësinë mjedisore, qytetet e qëndrueshme, të drejtat e njeriut për mjedisin, komunitetet në ruajtjen e mjedisit, partneritetet publike-private për mjedisin dhe edukimin mjedisor.

Shkolla Politike e Prishtinës poashtu pati mundësinë të vizitojë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Shkolla Politike vizituan edhe Konsulatën e Kosovës në Strasburg dhe u pritën nga ambasadorja, znj. Mimoza Ahmetaj.
Mbahen fokus grupe për të diskutuar ndikimin politik dhe socio-ekonomik të pandemisë COVID-19 e hënë, 1 nëntor 20210

Mbahen fokus grupe për të diskutuar ndikimin politik dhe socio-ekonomik të pandemisë COVID-19

Impakti i pandemisë COVID19 në aspektin socio-ekonomik dhe në aspektin politik me OShC, medie, përfaqësues qeveritarë, përfaqësues të odave kosovare etj. Këto ishin temat që u trajtuan në dy fokus grupet e fundit nga PIPS, të financuara nga Balkan Trust for Democracy, një projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe USAID-it.

PIPS do të botojë dy studime të politikave për këto aspekte të ndikimit me të dhëna të dala nga këto fokus grupe poashtu.
Tryeza "Kthimi i faqes drejt një kapitulli të ri? Ndërtimi i besimit mes Kosovës dhe Serbisë" e martë, 26 tetor 20210

Tryeza "Kthimi i faqes drejt një kapitulli të ri? Ndërtimi i besimit mes Kosovës dhe Serbisë"

Më 26 Tetor PIPS ka mbajtur tryezën e diskutimit me temën "Kthimi i faqes drejt një kapitulli të ri? Ndërtimi i besimit mes Kosovës dhe Serbisë".

Diskutimi mblodhi politikan, ish-ambasador e ndër të pranishmëve ishte dhe znj. Sonja Biserko nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Të pranishmit diskutuan rreth cështjes së normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe mundësive të krijimit të besimit mes dy shteteve.

Takimi i parë i programit për edukim politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian e enjte, 21 tetor 20210

Takimi i parë i programit për edukim politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ka startuar me programin e edukimit politik për të rinjtë e Komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë me mbështetjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në kuadër to Programit ROMACTED II.

Më 21 tetor u mbajt takimi i parë informues me 25 pjesëmarrësit e ciklit të parë të programit.
RSS
First45679111213Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Thirrje për dy (2) ekspertë për të përgatitur Planin e Veprimit për Efiçiencë të Energjisë në Suharekë
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Thirrje për dy (2) ekspertë për të përgatitur Planin e Veprimit për Efiçiencë të Energjisë në Suharekë

Tetor 2022

Për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm të energjisë në rajonet ndërkufitare në Shqipëri dhe Kosovë, një ekip ekspertësh do të angazhohet për hartimin e dy Planeve Lokale të Veprimit për bashkitë e Kurbinit dhe Suharekës. Të dy komunat do të përfitojnë nga njohuritë e ekspertëve si dhe nga mësimet e nxjerra dhe praktikat më të mira të njëra-tjetrës. Plani lokal i veprimit i Suharekës do të ndërtohet mbi atë ekzistues dhe rekomandimet e vlerësimit të planit ekzistues. E njëjta përvojë pritet të shërbejë për zhvillimin e Planit të parë Vendor të Veprimit në Kurbin.


Ekspertët që do të përfshihen në realizimin e zbatimit, strategjisë, manualit, etj., do të punojnë së bashku për të shkëmbyer përvojën dhe për të siguruar efektin BNK si në Kurbin ashtu edhe në Suharekë.

Ftesa në kuadër të këtij tenderi i dedikohet dy ekspertëve vendorë që të zhvillojnë Planin Lokal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë në Suharekë për periudhën 2023-2026. Plani i Veprimit do të ndërtohet mbi kriteret e sasisë së kostove, emetimeve të kursyera dhe identifikimit të përfitimeve të përbashkëta.
Print
7146 Rate this article:
No rating
Programet
  • Energjia dhe ambienti
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2022

Dokumente(t)