e martë, 23 nëntor 2021
Së bashku me 20 pjesëmarrës/e, të rinjë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, 5 ligjërues/e të shkencave politike e juridike, kemi përmbyllur Seminarin për Edukim Politik tejet të suksesshëm.
Seminari u pilotua si një format i ri për të rinjtë e komuniteteve jo-shumicë inspiruar nga programi i Shkollës Politike, dhe patëm kënaqësinë të dëshmojmë energjinë e këtyre të rinjëve për të avokuar për avancimin e pozitës së komunitetit të tyre dhe kapacitetin e një formati të tillë të shërbejë si një hapësirë bashkëpunimi për definimin e ideve e kërkesave të përbashkëta.
e premte, 12 nëntor 2021
Edhe këtë vit Shkolla Politike e Prishtinës ka kënaqësinë të jetë pjesë e World Forum for Democracy / Forum mondial de la Démocratie.
Nga Shkolla jonë po marrin pjesë Blin Berdoniqi, Shpetim Shujaku, Mrika Nikqi dhe Valmira Morina.
Forumi po organizohet të dhjetën herë me rradhë në premisat e Këshillit të Evropës në Strasburg gjatë 8 - 10 Nëntor 2021.
Me temën "A mundet demokracia ta shpëtojë mjedisin?" forumi përmban seanca plenare dhe diskutime që trajtonë tema si: ndërmarrësinë e gjelbër, kuvendet e qytetarëve për klimën, drejtësinë mjedisore, qytetet e qëndrueshme, të drejtat e njeriut për mjedisin, komunitetet në ruajtjen e mjedisit, partneritetet publike-private për mjedisin dhe edukimin mjedisor.
Shkolla Politike e Prishtinës poashtu pati mundësinë të vizitojë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Shkolla Politike vizituan edhe Konsulatën e Kosovës në Strasburg dhe u pritën nga ambasadorja, znj. Mimoza Ahmetaj.