Aktivitetet më të shikuara
U mbajt Moduli i parë i Shkollës Politike
U mbajt Seminari i parë i Shkollës Politike me temën Shteti dhe Shoqëria. Ky Seminar tre ditorë kishte gjithsej nëntë ligjërues të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë. Vlen të përmendet profesori i Universitetit të Manchesterit Oliver Richmond apo ish-Ambasadori i Polonisë në Këshill të Evropës Piotr Switalski të cilët folën para pjesëmarrësve të Shkollës Politike. Ligjëruesit e tjerë kosovarë gjithashtu ofruan pikëpamje interesante që provokuan debat mbi temën Shteti dhe Shoqëria. Ju njoftojmë se që nga ky Seminar ligjëratat do të mund t’i ndiqni në kanalin e PIPS në Youtube ndërsa fotot si zakonisht mund t’i shihni në faqen zyrtare në Facebook: Shkolla Politike.
Programet | |
Viti i publikimit | |