e mërkurë, 20 maj 2015

U mbajt tryeza ‘Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës’

U mbajt tryeza "Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës". Tryeza kishte për qëllim diskutimin e relacionit Kosovë, Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë organizatë. Në këtë tryezë ishin Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, Ekspertja e të Drejtave të Njeriut Gjylieta Mushkolaj dhe Fisnik Korenica.

e martë, 10 mars 2015

U mbajt Moduli i parë i Shkollës Politike

U mbajt Seminari i parë i Shkollës Politike me temën Shteti dhe Shoqëria.

e hënë, 2 mars 2015

Presidentja Atifete Jahjaga pret PIPS-in dhe organizatat e tjera rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka organizuar një takim me Presidenten e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga.

RSS
First192021222324252628
Aktivitetet më të shikuara
 
Politika e jashtme
SuperUser Account
/ Kategoria: Politika e jashtme

Politika e jashtme

Programi për Analiza të Politikës së Jashtme (PAPJ) është i themeluar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike në vitin 2014. Programi ka për qëllim të analizojë dhe përkrahë integrimin Euro-Atlantik të Kosovës, duke prodhuar studime mbi zhvillimet e politikës rajonale, evropiane dhe globale, si dhe efektet e tyre mbi pozicionin e Kosovës.

Në një vështrim më të ngushtë, programi synon të fuqizojë debatit që i shërben integrimit të plotë të  Kosovës brenda sistemit ndërkombëtar, të rrisë transparencën në fushën e politikës së jashtme kosovare karshi qyetetarëve, të lehtësojë procesin e zgjedhjes së politikave për vendimmarrësit dhe të rrisë kapacitetet e diplomacisë kosovare.

Përmes hulumtimit cilësor programi është i përkushtuar të shërbejë si urë lidhëse mes zyrtarëve Qeveritarë, politikbërësve, qytetarëve, diplomatëve, gazetarëve, shkollarëve etj. PAPJ është programi i parë dhe më eminent i dedikuar për hulumtimin e politikës së jashtme në Kosovë.
 

Print
110203 Rate this article:
No rating