e enjte, 18 shkurt 2016

PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës

Në Newsletter-in e fundit të Këshillit të Evropës, që përmbledh aktivitetet e Shkollave Politike është përmendur publikimi i PIPS rreth “Gadishmërisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës: Një qasje krahasuese”

e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

e diel, 6 dhjetor 2015

PIPS nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në Sarajevë

Më 4 Dhjetor në Sarajevë Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka nënshkruar marrëveshje që përfshin shtatë vendet e rajonit të Evropës Jug-lindore, Forumin Baltik të Ambientit Gjerman (BEF) dhe German Organisation Deutsche fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

e mërkurë, 20 maj 2015

U mbajt tryeza ‘Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës’

U mbajt tryeza "Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës". Tryeza kishte për qëllim diskutimin e relacionit Kosovë, Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë organizatë. Në këtë tryezë ishin Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, Ekspertja e të Drejtave të Njeriut Gjylieta Mushkolaj dhe Fisnik Korenica.

e martë, 10 mars 2015

U mbajt Moduli i parë i Shkollës Politike

U mbajt Seminari i parë i Shkollës Politike me temën Shteti dhe Shoqëria.

RSS
First1920212223242527
Aktivitetet më të shikuara
 
Racionalizimi i agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve në Kosovë
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Racionalizimi i agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve në Kosovë

Qershor 2019

Reforma e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve ka filluar në vitin 2015, si pjesë e dialogut të reformave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në fushën e administratës publike.
Korniza e politikave për zbatimin e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve parasheh përfundimin e saj në fund të vitit 2021. Ajo pritet të prekë mbi 60 institucione, shumica prej të cilave ushtrojnë funksione ekzekutive. Ndonëse për kah emërtimet dhe statusi formal, duken të dallueshme, shumë prej tyre kanë përzierje dhe duplifikim të kompetencave mes vete. Mungesa e linjave të qarta të llogaridhënies dhe dobësitë në mbikëqyrjen e tyre e minojnë edhe më tej funksionimin e tyre. Kjo gjendje kontribuon në mungesën e një administrate publike funksionale në Kosovë.
Për të kontribuar në zbatimin e kësaj reforme, kjo analizë politikash trajton këtë reformë në dy dimensione, njëri ai i kontekstit dhe kornizës të kësaj reforme, dhe tjetri i zbatimit të saj.
Kjo analizë përmbyllet me përfundimet kryesore dhe një numër rekomandimesh për zbatimin e reformës.
Print
7808 Rate this article:
No rating
Programet
  • Integrimi evropian
Viti i publikimit
  • 2019

Dokumente(t)