e enjte, 18 shkurt 2016

PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës

Në Newsletter-in e fundit të Këshillit të Evropës, që përmbledh aktivitetet e Shkollave Politike është përmendur publikimi i PIPS rreth “Gadishmërisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës: Një qasje krahasuese”

e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

e diel, 6 dhjetor 2015

PIPS nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në Sarajevë

Më 4 Dhjetor në Sarajevë Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka nënshkruar marrëveshje që përfshin shtatë vendet e rajonit të Evropës Jug-lindore, Forumin Baltik të Ambientit Gjerman (BEF) dhe German Organisation Deutsche fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

e mërkurë, 20 maj 2015

U mbajt tryeza ‘Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës’

U mbajt tryeza "Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës". Tryeza kishte për qëllim diskutimin e relacionit Kosovë, Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë organizatë. Në këtë tryezë ishin Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, Ekspertja e të Drejtave të Njeriut Gjylieta Mushkolaj dhe Fisnik Korenica.

e martë, 10 mars 2015

U mbajt Moduli i parë i Shkollës Politike

U mbajt Seminari i parë i Shkollës Politike me temën Shteti dhe Shoqëria.

RSS
First1920212223242527
Aktivitetet më të shikuara
 
RAPORTI I TRETË MONITORUES: STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2022-2031 (PERIUDHA 2024)
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Publikimet

RAPORTI I TRETË MONITORUES: STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2022-2031 (PERIUDHA 2024)

Shkurt 2025

Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës u miratua nga Kuvendi i Kosovës më 8 mars 2023.

Kjo Strategji synon të adresojë sfidat aktuale dhe të vendosë bazat për një të ardhme të sektorit energjetik që do të ofrojë siguri të furnizimit, energji të pastër, efiçiencë të energjisë dhe pjesëmarrje aktive të qytetarëve. Strategjia përfshin integrimin e sistemit elektroenergjetik të Kosovës në tregun rajonal dhe atë pan-Evropian, me theks të veçantë në përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë (BRE) dhe bashkëpunimin e ngushtë me Republikën e Shqipërisë.

Republika e Kosovës ndodhet në një pikë kyçe në zhvillimin e sektorit të saj energjetik, udhëhequr nga Strategjia e Energjisë së Kosovës 2022-2031. Kjo strategji shërben si një kornize drejt një sistemi energjetik të qëndrueshëm, efikas dhe të besueshëm, që mbështet rritjen ekonomike të vendit dhe përmirëson mirëqenien e qytetarëve të saj. Në këtë kontekst, PIPS monitoron implementimin e Strategjisë së Energjisë, dhe ky raport është i treti me radhë. Raporti i monitorimit shërben si një mjet thelbësor, duke ofruar një vlerësim gjithëpërfshirës të progresit të zbatimit të strategjisë për vitin 2024 (duke përfshirë vitin 2023). Raporti synon të vlerësojë arritjet dhe të identifikojë sfidat gjatë këtyre viteve të implementimit të strategjisë.

Raporti synon të vlerësojë arritjet dhe të identifikojë sfidat gjatë këtyre viteve të implementimit të strategjisë.

Raporti është bërë në kuadër të projektit ‘Rritja e llogaridhënies publike në procesin e integrimit evropian’, në bashkëpunim me Lëvizja FOL, i mbështëtur nga programi MATRA, i cili financohet nga Embassy of the Netherlands in Kosovo (Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë). Masat e monitoruara janë masat e dala nga Strategjia e Energjisë së Kosovës për periudhën 2024 (duke përfshirë vitin 2023).

Print
2650 Rate this article:
No rating
Programet
  • Energjia dhe ambienti
  • Integrimi evropian
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2025