e enjte, 18 shkurt 2016

PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës

Në Newsletter-in e fundit të Këshillit të Evropës, që përmbledh aktivitetet e Shkollave Politike është përmendur publikimi i PIPS rreth “Gadishmërisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës: Një qasje krahasuese”

e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

e diel, 6 dhjetor 2015

PIPS nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në Sarajevë

Më 4 Dhjetor në Sarajevë Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka nënshkruar marrëveshje që përfshin shtatë vendet e rajonit të Evropës Jug-lindore, Forumin Baltik të Ambientit Gjerman (BEF) dhe German Organisation Deutsche fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

e mërkurë, 20 maj 2015

U mbajt tryeza ‘Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës’

U mbajt tryeza "Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës". Tryeza kishte për qëllim diskutimin e relacionit Kosovë, Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë organizatë. Në këtë tryezë ishin Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, Ekspertja e të Drejtave të Njeriut Gjylieta Mushkolaj dhe Fisnik Korenica.

e martë, 10 mars 2015

U mbajt Moduli i parë i Shkollës Politike

U mbajt Seminari i parë i Shkollës Politike me temën Shteti dhe Shoqëria.

RSS
First1920212223242527
Aktivitetet më të shikuara
 
RAPORTI MONITORUES: STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2022-2031 (Periudha 2023)
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

RAPORTI MONITORUES: STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2022-2031 (Periudha 2023)

Prill 2024

Instituti i Prishtinës për Studime politike ka publikuar Raportin Monitorues: Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031, për periudhën 2023. Raporti është bërë në kuadër të projektit ‘Rritja e llogaridhënies publike në procesin e integrimit evropian’, në bashkëpunim me Lëvizja FOL, i mbështëtur nga programi MATRA, i cili financohet nga Embassy of the Netherlands in Kosovo (Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë). Masat e monitoruara janë masat e dala nga Strategjia e Energjisë së Kosovës për peridhën 2022 dhe 2023.

Strategjia e Energjisë e Republikes së Kosovës u miratua nga Kuvendi i Kosovës më 8 mars 2023. Kjo Strategji synon të adresojë sfidat aktuale dhe të vendosë bazat për një të ardhme të sektorit energjetik që do të ofrojë siguri të furnizimit, energji të pastër, eficiencë të energjisë dhe pjesëmarrje aktive të qytetarëve. Republika e Kosovës ndodhet në një pikë kyçe në zhvillimin e sektorit të saj energjetik, udhëhequr nga Strategjia e Energjisë së Kosovës 2022-2031. Në këtë kontekst, raporti i monitorimit shërben si një mjet thelbësor, duke ofruar një vlerësim gjithëpërfshirës të progresit të zbatimit të strategjisë për vitet 2022 dhe 2023. Raporti synon të vlerësojë arritjet dhe të identifikojë sfidat gjatë viteve 2022 dhe 2023 të implementimit të strategjisë.

 

Print
5209 Rate this article:
No rating
Programet
  • Energjia dhe ambienti
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2024