e enjte, 18 shkurt 2016

PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës

Në Newsletter-in e fundit të Këshillit të Evropës, që përmbledh aktivitetet e Shkollave Politike është përmendur publikimi i PIPS rreth “Gadishmërisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës: Një qasje krahasuese”

e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

e diel, 6 dhjetor 2015

PIPS nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në Sarajevë

Më 4 Dhjetor në Sarajevë Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka nënshkruar marrëveshje që përfshin shtatë vendet e rajonit të Evropës Jug-lindore, Forumin Baltik të Ambientit Gjerman (BEF) dhe German Organisation Deutsche fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

e mërkurë, 20 maj 2015

U mbajt tryeza ‘Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës’

U mbajt tryeza "Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës". Tryeza kishte për qëllim diskutimin e relacionit Kosovë, Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë organizatë. Në këtë tryezë ishin Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, Ekspertja e të Drejtave të Njeriut Gjylieta Mushkolaj dhe Fisnik Korenica.

e martë, 10 mars 2015

U mbajt Moduli i parë i Shkollës Politike

U mbajt Seminari i parë i Shkollës Politike me temën Shteti dhe Shoqëria.

RSS
First1920212223242527
Aktivitetet më të shikuara
 
Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian: Perceptimet e qytetarëve Kosovarë
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian: Perceptimet e qytetarëve Kosovarë

Tetor 2023

Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian: Perceptimet e qytetarëve Kosovarë është hulumtimi i radhës i PIPS, në bashkëpunim me Lëvizja FOL, dhe me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Rezultatet e këtij hulumtimi/ankete hedhin dritë mbi perceptimet e qytetarëve kosovarë për një sërë dimensionesh të procesit integrues në BE. Anketa ofron të gjetura interesante lidhur me përshtypjet e kosovarëve për të ardhmen e shtetit të tyre, paramendimin e BE-së si mundësi për përmirësim të institucioneve dhe të cilësisë së jetës së përditshme, si një ‘e ardhme e premtuar’, largësia e saktë e të cilës nuk bëhet plotësisht e qartë.

Përmes kësaj ankete mundësohet të kuptuarit e perceptimeve se ku qëndron Kosova aktualisht në raport me këtë hapësirë politike, ekonomike dhe kulturore, krahasuar me fusha specifike sektoriale, si edhe cilët janë aktorët dhe akterët vendorë dhe ndërkombëtarë me potencial për të ndihmuar apo bllokuar rrugën e saj.

Hulumtimi është organizuar në 38 komuna të Kosovës me 1200 respondentë, prej të cilëve 800 shqiptarë, 200 serbë dhe 200 pakica të tjera.

Print
6248 Rate this article:
No rating
Programet
  • Integrimi evropian
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2023

Dokumente(t)