e enjte, 18 shkurt 2016

PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës

Në Newsletter-in e fundit të Këshillit të Evropës, që përmbledh aktivitetet e Shkollave Politike është përmendur publikimi i PIPS rreth “Gadishmërisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës: Një qasje krahasuese”

e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

e diel, 6 dhjetor 2015

PIPS nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në Sarajevë

Më 4 Dhjetor në Sarajevë Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka nënshkruar marrëveshje që përfshin shtatë vendet e rajonit të Evropës Jug-lindore, Forumin Baltik të Ambientit Gjerman (BEF) dhe German Organisation Deutsche fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

e mërkurë, 20 maj 2015

U mbajt tryeza ‘Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës’

U mbajt tryeza "Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës". Tryeza kishte për qëllim diskutimin e relacionit Kosovë, Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë organizatë. Në këtë tryezë ishin Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, Ekspertja e të Drejtave të Njeriut Gjylieta Mushkolaj dhe Fisnik Korenica.

e martë, 10 mars 2015

U mbajt Moduli i parë i Shkollës Politike

U mbajt Seminari i parë i Shkollës Politike me temën Shteti dhe Shoqëria.

RSS
First1920212223242527
Aktivitetet më të shikuara
 
Ndikimi Socio-Ekonomik i Pandemisë në Kosovë
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Ndikimi Socio-Ekonomik i Pandemisë në Kosovë

Shkurt 2022

Efektet socio-ekonomike të Covid-19 në Kosovë jane evidente që nga marsi i vitit 2020, kur u morën masat e para nga qeveria, e deri më tani në vitin 2022.
Ky studim ndihmon për të pasqyruar se si kjo periudhë është kuptuar ekonomikisht dhe socialisht në Kosovë pothuajse dy vjet pas fillimit të pandemisë. Qëllimi i këtij punimi është të lehtësojë një komunikim më të mirë ndërmjet perceptimeve të qytetarëve dhe politikave institucionale në mënyrë që të ndikojë në vendimmarrje të hapur, transparente dhe demokratike.
Është e pamohueshme që pandemia ka pasur një ndikim të thellë në Kosovë, por është e nevojshme të përpiqemi të kuantifikojmë ndikimin e saj. Fakti që nuk e dimë se sa do të zgjasë pandemia, dhe aq më tepër tronditja që po përballon ekonomia globale dhe efektet sistematike që pasojnë, e bëjnë të vështirë reflektimin dhe parashikimin e saktë nëse kjo situatë do të vazhdojë. Në mënyrë të pashmangshme, pandemia do të ketë pasoja të shumta shumë kohë pas përfundimit të shpërthimit.
Me në metodologji të përzier - kuantitative dhe kualitative - të dhënat nga ky hulumtim paraqesin politikat e qeverive të Republikës së Kosovës, masa që drejtpërdrejtë ishin reflektuar tek punëtorët, duke goditur kështu të ardhurat, konsumin në treg dhe duke cenuar mirëqenien e shoqërisë.
Print
7086 Rate this article:
No rating
Viti i publikimit
  • 2022

Dokumente(t)