e enjte, 18 shkurt 2016

PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës

Në Newsletter-in e fundit të Këshillit të Evropës, që përmbledh aktivitetet e Shkollave Politike është përmendur publikimi i PIPS rreth “Gadishmërisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës: Një qasje krahasuese”

e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

e diel, 6 dhjetor 2015

PIPS nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në Sarajevë

Më 4 Dhjetor në Sarajevë Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka nënshkruar marrëveshje që përfshin shtatë vendet e rajonit të Evropës Jug-lindore, Forumin Baltik të Ambientit Gjerman (BEF) dhe German Organisation Deutsche fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

e mërkurë, 20 maj 2015

U mbajt tryeza ‘Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës’

U mbajt tryeza "Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës". Tryeza kishte për qëllim diskutimin e relacionit Kosovë, Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë organizatë. Në këtë tryezë ishin Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, Ekspertja e të Drejtave të Njeriut Gjylieta Mushkolaj dhe Fisnik Korenica.

e martë, 10 mars 2015

U mbajt Moduli i parë i Shkollës Politike

U mbajt Seminari i parë i Shkollës Politike me temën Shteti dhe Shoqëria.

RSS
First1920212223242527
Aktivitetet më të shikuara
 
SEFTA 'Propozimi i ri per Bashkepunim ne Ballkanin Perendimor'
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

SEFTA 'Propozimi i ri per Bashkepunim ne Ballkanin Perendimor'

Janar 2022

Bashkëpunimi rajonal në Ballkan shoqërohet me një mosbesim të thellë mes shteteve. Nisma të ndryshme të inicuara nga Bashkimi Evropian apo anëtarë të BE-së, kanë instaluar mekanizma të ndryshëm për të facilituar marrëdheniet rajonale dhe maksimizuar përfitimet për të gjitha shtetet pjesëmarrëse. Megjithatë, shpesh herë ky nuk ka qenë rasti.
Kosova, me vështirësitë e krijuara nga shtetet e rajonit të cilat mohojnë statusin e saj, ka bërë që të krijohen pabarazi në këto bashkëpunime. Padrejtësitë e bëra kanë shkaktuar një efikasitet të ulët në arritjen e ambicieve rajonale. Si pasojë, Qeveria e Kosovës ka propozuar një platformë të re të bashkëpunimit rajonal, ku tenton të krijoj barazi përmes mekanizmave të brendshëm.
Ky Shënim Politikash analizon në kontekst krahasues propozimin e qeverisë me marrëveshjen ekzistuese për bashkëpunim ekonomik. Ndërkaq, për më tepër jep një pasqyrë se si do të funksiononte propozimi i ri, në kuadrin normativ.
Një transformim pozitiv i peisazhit politik në Ballkan është i domosdoshëm. Andaj, është vitale të krijohen mjete bashkëpunimi për të rritur besimin dhe për të shtyrë rajonin më afër BE-së.
Print
8004 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
  • Integrimi evropian
Viti i publikimit
  • 2020