e premte, 1 korrik 2016

U mbajt Seminari i parë “Politikat e Punësimit për të rinjtë”

Në kuadër të projektit Promovimi i Punësimit të të Rinjëve Përmes Partneritetit Social dhe Bashkëpunimit u organizua seminari i parë me temën Politikat e Punësimit për të Rinjtë.

U mbajt Seminari Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare e martë, 28 qershor 20160

U mbajt Seminari Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare

Shkolla Politike organizoi Seminarin e tretë me temën Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare. Seminari trajtoi tema si: marrëdhëniet dypalëshe dhe marrëdhëniet shumëpalëshe në mes shteteve në Ballkan, të ardhmen Evropiane të Rajonit dhe procesin e zgjerimit, Politikën e Jashtme të shtetit të Kosovës si dhe rolin e SHBA-ve, BE-së dhe Rusisë në Ballkan.

U mbajt trajnimi i hulumtuesve për publikimin në lidhje percepcionet e kosovarëve mbi MSA-në e premte, 24 qershor 20160

U mbajt trajnimi i hulumtuesve për publikimin në lidhje percepcionet e kosovarëve mbi MSA-në

Me datën 22 Qershor, Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizoi trajnimin e hulumtuesve që do të jenë në terren përgjatë datave 27 qershor-3 korrik, për mbledhjen e të dhënave të hulumtimit për percepcionet e kosovarëve në lidhje me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

e premte, 27 maj 2016

PIPS organizon tryezën për diskutim mbi ligjin e ri të Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore.

e hënë, 25 prill 2016

Po mbahet Seminari i dytë i Shkollës Politike

Këtë vikend po mbahet Seminari i dytë Gjeneratës së trembëdhjetë të Shkollës Politike. Tema e këtij Seminari është Demokracia dhe Zhvillimi, ndërsa debatet do të trajtojnë koncepte si: modelet e zhvillimit, kompetencat e nivelit lokal dhe nivelit qendror politik në zhvillimin e një vendi, lidhjen e sundimit të ligjit me zhvillimin ekonomik etj.

RSS
First1920212223242628
Aktivitetet më të shikuara
 
‘(Pa)barazia gjinore dhe mungesa e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe në proceset vendimmarrëse, Perspektiva gjinore në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent (AME)’
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

‘(Pa)barazia gjinore dhe mungesa e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe në proceset vendimmarrëse, Perspektiva gjinore në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent (AME)’

Qershor 2023

Gjenerata e 21-të e Shkollës Politike pati një diskutim nxitës që hedh dritë mbi një çështje thelbësore: ‘(Pa)barazia gjinore dhe mungesa e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe në proceset vendimmarrëse, Perspektiva gjinore në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent (AME)’.

Grupi nga shkolla hartoi një punim (one-pager) gjithëpërfshirës që trajton këtë çështje dhe implikimet e saj.
Rekomandimet e punimit për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent (AME) përfshijnë rritjen e transparencës, zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore, përdorimin e gjuhës sensitive ndaj gjinisë dhe promovimin e grave në pozita drejtuese.

Grupi ynë diskutoi sfidat me të cilat përballen gratë në politikëbërje dhe rëndësinë kritike të përfshirjes së tyre aktive në formësimin e politikave dhe strategjive. U diskutua edhe nevoja për të nxitur një mjedis që përfshin perspektiva të ndryshme dhe siguron barazi gjinore brenda AME-së dhe më gjerë.


Shkolla Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës.
Print
4280 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2023

Dokumente(t)