e hënë, 25 prill 2016

Po mbahet Seminari i dytë i Shkollës Politike

Këtë vikend po mbahet Seminari i dytë Gjeneratës së trembëdhjetë të Shkollës Politike. Tema e këtij Seminari është Demokracia dhe Zhvillimi, ndërsa debatet do të trajtojnë koncepte si: modelet e zhvillimit, kompetencat e nivelit lokal dhe nivelit qendror politik në zhvillimin e një vendi, lidhjen e sundimit të ligjit me zhvillimin ekonomik etj.

e enjte, 18 shkurt 2016

PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës

Në Newsletter-in e fundit të Këshillit të Evropës, që përmbledh aktivitetet e Shkollave Politike është përmendur publikimi i PIPS rreth “Gadishmërisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës: Një qasje krahasuese”

e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

e diel, 6 dhjetor 2015

PIPS nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në Sarajevë

Më 4 Dhjetor në Sarajevë Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka nënshkruar marrëveshje që përfshin shtatë vendet e rajonit të Evropës Jug-lindore, Forumin Baltik të Ambientit Gjerman (BEF) dhe German Organisation Deutsche fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

e mërkurë, 20 maj 2015

U mbajt tryeza ‘Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës’

U mbajt tryeza "Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës". Tryeza kishte për qëllim diskutimin e relacionit Kosovë, Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë organizatë. Në këtë tryezë ishin Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, Ekspertja e të Drejtave të Njeriut Gjylieta Mushkolaj dhe Fisnik Korenica.

RSS
First1718192021222325
Aktivitetet më të shikuara
 
SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E DYTË (22).
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E DYTË (22).

🏛️ Për Shkollën Politike:

Bëhuni pjesë e një përvoje transformuese me një nga programet e para të edukimit politik joformal në Kosovë! Shkolla Politike, e themeluar për të fuqizuar liderët në sferat politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, ka hapur thirrjen për aplikim në gjeneratën e saj të 22-të. E ndërtuar mbi shtyllat e demokracisë, programi ynë shtrihet nga marsi deri në nëntor, duke përfshirë seminare, diskutime dhe ligjerata që kultivojnë të menduarit kritik dhe vlerat demokratike. Programi ofron mundësi per t’i thelluar njohuritë mbi tema si: Shteti, Shoqëria dhe Ndertimi i Paqes, Ekonomia dhe Politikat Publike, Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare, Partitë Politike dhe Komunikimi Politik, dhe më shumë, duke u avancuar si liderë të ardhshëm të Kosovës.

👥 Kush mund të aplikojë?

Mirëpresim kandidatë nga partitë politike, institucionet publike, mediat, OJQ-të dhe bizneset. Kandidatët e interesuar duhet të kenë të përfunduar nivelin Bachelor dhe njohja e gjuhës angleze është e detyrueshme. Si profesionist aktiv në fushën tuaj, shfrytëzojeni këtë mundësi për të kontribuar në të ardhmen e juaj!

📚 Si organizohet dhe sa pjesëmarrës?


Shkolla zbatohet përmes seminareve, diskutimeve tematike dhe ligjeratave, të cilat organizohen nga muaji mars deri në nëntor brenda një viti.
Modulet janë krijuar për të inkurajuar të menduarit kritik dhe të pavarur si dhe për të rritur vlerat dhe kompetencat demokratike duke futur praktika demokratike. Çdo vit Shkolla rekruton deri më 30 pjesëmarrës të cilët përzgjedhën në bazë të aftësive të tyre profesionale, duke marrë në konsideratë edhe faktorë të tjerë relevantë politik, social, etnik, gjinor, dhe gjeografik.



📚 Përfitimet nga Programi i Shkollës Politike të Prishtinës:

  • Ngritje e njohurive në nxitjen e demokracisë, respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

  • Njohuri të thelluara nga ligjëruesit më prominent vendas dhe ndërkombëtarë.

  • Certifikim nga Këshilli i Evropës

  • Pjesëmarrje ekskluzive në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg.

  • Pjesë e rrjetit tonë prej mbi 700 alumni.

  • 📅 Afati i Aplikimit: 29 Janar 2024

  • 📅 Faza e Intervistave: 5 Shkurt 2024 - 16 Shkurt 2024

  • 📅 Njoftimi rreth seleksionimit të gjeneratës së 22-të: 20 Shkurt 2024

 

🔴 Kandidatët e përzgjedhur duhet të paguajnë 50 € për pjesëmarrje 1 vjeçare në program.


🌐 Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, vizitoni: www.pips-ks.org/Aplikimi

✨ Mos e humbisni mundësinë për të formësuar të ardhmen e Kosovës!

Apliko tani dhe bëhu pjesë e gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike të Prishtinës!

 

Previous Article Ceremonia e diplomimit të Gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike
Next Article Pjesëmarrja e gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike në Forumin Botëror të Demokracisë, Strasbourg
Print
7134 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2023