e premte, 27 maj 2016

PIPS organizon tryezën për diskutim mbi ligjin e ri të Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore.

e hënë, 25 prill 2016

Po mbahet Seminari i dytë i Shkollës Politike

Këtë vikend po mbahet Seminari i dytë Gjeneratës së trembëdhjetë të Shkollës Politike. Tema e këtij Seminari është Demokracia dhe Zhvillimi, ndërsa debatet do të trajtojnë koncepte si: modelet e zhvillimit, kompetencat e nivelit lokal dhe nivelit qendror politik në zhvillimin e një vendi, lidhjen e sundimit të ligjit me zhvillimin ekonomik etj.

e enjte, 18 shkurt 2016

PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës

Në Newsletter-in e fundit të Këshillit të Evropës, që përmbledh aktivitetet e Shkollave Politike është përmendur publikimi i PIPS rreth “Gadishmërisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës: Një qasje krahasuese”

e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

e diel, 6 dhjetor 2015

PIPS nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në Sarajevë

Më 4 Dhjetor në Sarajevë Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka nënshkruar marrëveshje që përfshin shtatë vendet e rajonit të Evropës Jug-lindore, Forumin Baltik të Ambientit Gjerman (BEF) dhe German Organisation Deutsche fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

RSS
First1718192021222325
Aktivitetet më të shikuara
 
Seria e diskutimeve me ekspertë dhe akademike për Dialogun Kosovë-Serbi
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Seria e diskutimeve me ekspertë dhe akademike për Dialogun Kosovë-Serbi

PIPS ka lansuar serinë e diskutimeve me ekspertë dhe akademikë për dialogun Kosovë-Serbi.

Me datat 15,16 dhe 17 Dhjetor PIPS ka organizuar tre diskutime me ekspertë dhe akademikë për të diskutuar për Asosacionin e Komunave me shumicë serbe, Drejtësinë tranzicionale dhe Politikën e Jashtme si pjesë e serisë së diskutimeve për dialogun Kosovë-Serbi.

Diskutimet u udhëhoqen nga Dr. Gëzim Visoka.

Diskutimi i parë për temën e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mblodhi:
Dr. Gëzim Krasniqi, Universiteti i Edinburghut
Dr. Kushtrim Istrefi, Universiteti i Utrechtit
Dr. Fisnik Korenica, Universiteti i Prishtinës dhe
Ognjen Gogić, OJQ Aktiv.
Disa prej pikave të elaboruara kishin të bëjnë me:
- Aspektet ligjore në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, parë në dritë të organizimeve të pakicave në shtetet tjera;
- Aspektet politike të ndërlidhura me këtë pikë, parë në dritë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë;
- Rolin e BE-së në këtë proces;
- Qasja e Qeverisë ndaj këtij organizmi që nga viti 2013;
- Nevojat reale të komunitetit serb në Kosovë dhe nëse një Asiociacion i këtillë adreson ato;
- Ndikimin e themelimit të Asociacionit në idenë e Kosovës si shtet qytetar;
- Dispozitat Kushtetuese të Kosovës në raport me të drejtat që ofron për organizimin e Komuniteteve dhe nëse ato janë shterruar krejtësisht.

Në diskutimin e dytë me temën "Drejtësia tranzicionale" morrën pjesë:
-Dr. Artan Mustafa,
-Besart Lumi dhe
-Jovana Radosavljević.
Në këtë diskutim janë diskutuar personat e zhdukur dhe të pagjetur, pronat, obligimet financiare dhe pensionet e punëtorëve. Panelistët kanë ofruar ekspertizën e tyre profesionale dhe akademike, gjithashtu duke ofruar krahasime me kontekste të tjera.


Në diskutimin e tretë me temën "Politika e jashtme" morrën pjesë:
-Dr. Roland Gjoni
-Dr. Ramadan Ilazi
-Marko Savković
-Donika Emini.
Në këtë diskutim është debatuar për dialogun Kosovë-Serbi, në dritë të orientimeve gjeostrategjike të kundërta të Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë relacionet me fuqitë e mëdha, Bashkimin Evropian (BE), Aleancën Veriatlantike (NATO).


Rekomandimet dhe konkluzionet nga seria e diskutimeve do të publikohen në një raport së shpejti.
Ky projekt përkrahet nga Këshilli i Evropës.

Previous Article Gjenerata e 17-të e Shkollës Politike në Forumin Botëror për Demokraci
Next Article Gazetarët e Programit për Energji dhe Ambient takohen me Grupin e Deputetëve të Gjelbër
Print
23017 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2020