e hënë, 25 prill 2016

Po mbahet Seminari i dytë i Shkollës Politike

Këtë vikend po mbahet Seminari i dytë Gjeneratës së trembëdhjetë të Shkollës Politike. Tema e këtij Seminari është Demokracia dhe Zhvillimi, ndërsa debatet do të trajtojnë koncepte si: modelet e zhvillimit, kompetencat e nivelit lokal dhe nivelit qendror politik në zhvillimin e një vendi, lidhjen e sundimit të ligjit me zhvillimin ekonomik etj.

e enjte, 18 shkurt 2016

PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës

Në Newsletter-in e fundit të Këshillit të Evropës, që përmbledh aktivitetet e Shkollave Politike është përmendur publikimi i PIPS rreth “Gadishmërisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës: Një qasje krahasuese”

e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

e diel, 6 dhjetor 2015

PIPS nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në Sarajevë

Më 4 Dhjetor në Sarajevë Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka nënshkruar marrëveshje që përfshin shtatë vendet e rajonit të Evropës Jug-lindore, Forumin Baltik të Ambientit Gjerman (BEF) dhe German Organisation Deutsche fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

e mërkurë, 20 maj 2015

U mbajt tryeza ‘Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës’

U mbajt tryeza "Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës". Tryeza kishte për qëllim diskutimin e relacionit Kosovë, Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë organizatë. Në këtë tryezë ishin Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, Ekspertja e të Drejtave të Njeriut Gjylieta Mushkolaj dhe Fisnik Korenica.

RSS
First1718192021222325
Aktivitetet më të shikuara
 
Tryeza e diskutimit me temën "Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit"
SuperUser Account
/ Kategoria: Aktivitetet

Tryeza e diskutimit me temën "Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit"

Instituti i Prishtines per Studime Politike, Group for Legal and Political Studies dhe Instituti GAP mbajtën më 11 Nëntor tryezën e diskutimit me titullin: “Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit”.

Në këtë tryezë u diskutua për ecurinë e zbatimit te Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), në fushën e punësimit si dhe u prezantua një raport monitorues për njërën prej pikave të marrëveshjes së kësaj shtylle, që trajton Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, i hartuar nga PIPS.

Ndër idetë kyçe të dalura nga kjo tryezë ishin:

-Prioritizimi dhe nevoja për vullnet politik dhe vendosshmëri për implementimin e masave të ERA-së.

-Agjencia e Punësimit është funksionale dhe ka treguar rezultate të kënaqshme në raport me ERA-në, mirëpo ka ende nevojë për përkrahje dhe ngritje të kapaciteteve për të rritur pjesëmarrjen në tregun e punës në mënyrë afatgjate.

-Agjencia është e gatshme të implementoj masat aktive të trgu por duhet bërë më shumë për trajnimin e stafit, rritjen e buxhetit dhe digjitalizimin e punës.

-Duhet rishikuar numri i madh i prioriteteve në kuadër të Agjendës për Reforma Evropiane, dhe të sigurohet një numër më i vogël por në të cilat mund të fokusohet dhe punohet.

-Duhet ndërtuar mbi mekanzimin e mbikëqyrjes së PIPS,GAP dhe GLPS dhe të krijohet një mekanizëm i llogaridhënies për ERA-në brenda institucioneve.

Panelistë ishin: Znj. Gerrie Willems - Ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, znj. Syzana Bytyqi Jagxhiu nga Zyra e BE-së, z. Drin Haraçia - Drejtor i Agjencisë së Punësimit, z. Demush Shasha - Drejtor i Institutit EPIK si dhe znj. Leonora Kryeziu dhe z. Butrint Berisha nga PIPS.

Previous Article Seminari i tretë "Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare" me Shkollën Politike 2018
Next Article Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës"
Print
21621 Rate this article:
No rating
Programet
  • Integrimi evropian
Viti i publikimit
  • 2019