Me datën 3 Nëntor 2017, PIPS dhe GLPS organizuan tryezën: Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova? Në këtë tryezë GLPS poashtu publikoi analizën e politikave: “Kosova, Integrimi Evropian dhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit: Një analizë mbi perceptimet e qytetarëve”.
Në datat 23-24 Shtator 2017, Shkolla Politike e Prishtinës organizoi seminarin e V-të, me temën "Partitë Politike dhe Komunikimi Politik".
Në datat 1-2 Korrik, Shkolla Politike e Prishtinës organizoi seminarin e tretë, me temën "Politika e Jashtme dhe Siguria Nacionale".
Më 3 Maj, Instituti i Prishtines për Studime Politike në bashkëpunim me Cambridge Academy of Global Affaris, organizoi ligjëratën: Njohja Diplomatike e Kosovës - Arritjet dhe Sfidat.
Më 21-23 Prill 2017 u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike me temën "Shteti si kuadër fundamental për të vetë-qeverisur: Politika e Politikave Publike.