Takimi i parë i Shkollës Politike 2018 e mërkurë, 31 janar 20180

Takimi i parë i Shkollës Politike 2018

Më datë 31 Janar, e mërkure, u mbajt takimi i parë me pjesëmarrësit/et e Gjeneratës së 16-të të Shkollës Politike. Drejtoresha e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, znj. Leonora Kryeziu e hapi takimin duke prezantuar para pjesëmarrësve prapavijën e Shkollës Politike dhe aktivitetet e mbajtura ndër vite. 

Çertifikohet Shkolla Politike dhe mbahet diskutimi Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër e hënë, 18 dhjetor 20170

Çertifikohet Shkolla Politike dhe mbahet diskutimi Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër

Me datën 18 dhjetor, Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka mbajtur eventin final për Gjeneratën e 15-të, ku u shpërndanë diplomat për pjesëmarrësit. Në pjesën e dytë të eventit u mbajt diskutimi “Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër”.

Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg 2017 e enjte, 9 nëntor 20170

Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg 2017

Shkolla Politike e Prishtinës morri pjesë në Forumin Botëror për Demokraci, i cili u mbajt prej 8-10 Nëntor. Forumi Botëror për Demokraci organizohet nga organizata e Këshillit të Evropës. 

Tryeza "Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova?" e premte, 3 nëntor 20170

Tryeza "Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova?"

Me datën 3 Nëntor 2017, PIPS dhe GLPS organizuan tryezën: Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova? Në këtë tryezë GLPS poashtu publikoi analizën e politikave: “Kosova, Integrimi Evropian dhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit: Një analizë mbi perceptimet e qytetarëve”.
 

Seminari "Partitë Politike dhe Komunikimi Politik" me gjeneratën 2017 të Shkollës Politike e diel, 24 shtator 20170

Seminari "Partitë Politike dhe Komunikimi Politik" me gjeneratën 2017 të Shkollës Politike

Në datat 23-24 Shtator 2017, Shkolla Politike e Prishtinës organizoi seminarin e V-të, me temën "Partitë Politike dhe Komunikimi Politik". 

RSS
First1718192022242526Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi: Anketa mbi perceptimin e qytetarëve
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi: Anketa mbi perceptimin e qytetarëve

Mars 2023

Ky publikim është edicioni i 3-të pjesë e Programit të Analizës së Politikës së Jashtme, që është themeluar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike në vitin 2014. Programi synon të analizojë dhe mbështesë integrimin euroatlantik të Kosovës, duke inicuar debat publik dhe duke prodhuar hulumtime mbi zhvillimet rajonale, evropiane dhe globale, si dhe efektet e tyre në pozitën ndërkombëtar të Kosovës.

Anketa është e ndarë në dy pjesë. Së pari, ajo analizon pikëpamjet dhe perceptimet e qytetarëve për një gamë të gjerë temash që kanë të bëjnë me çështjet ndërkombëtare të Kosovës dhe marrëdhëniet e saj me fuqitë dominuese rajonale dhe globale. Së dyti, anketa hulumton pikëpamjet dhe perceptimet e qytetarëve për çështjet më të ndjeshme në lidhje me pozitën ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Print
6950 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2023