Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët nga Forumet Rinore të Partive Politike e hënë, 22 shtator 20250

Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët nga Forumet Rinore të Partive Politike

Sot, më 22 shtator, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), mblodhi Kryetarët e Forumeve Rinore të partive politike në Kosovë, ku ata nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët, duke u zotuar për një kulturë politike me integritet, pa gjuhë të urrejtjes dhe pa dezinformim gjatë fushatave zgjedhore. Deklarata është një zotim moral dhe politik që dërgon mesazhin se politika mund të bëhet me respekt, dinjitet dhe transparencë.

Të rinjtë u zotuan se do ta luftojnë dezinformimin, gjuhën e urrejtjes dhe dhunën online, duke ruajtur etikën politike dhe duke mos toleruar dhunë në politikë apo në jetën publike.

Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 23-të) - Dialogu Politik dhe Negocimi e diel, 7 shtator 20250

Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 23-të) - Dialogu Politik dhe Negocimi

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizoi me sukses gjatë fundjavës Seminarin e 4-të të Shkollës Politike, me temën “Dialogu Politik dhe Negocimi: Mjete për Lidership Demokratik.” Ky seminar shërbeu si trajnim dhe punë praktike, me synim forcimin e aftësive të pjesëmarrësve në dialog, negocim dhe udhëheqje demokratike.

Gjatë tre ditëve intensive, pjesëmarrësit eksploruan parimet, praktikat dhe zbatimet konkrete të dialogut politik dhe negocimit si mjete thelbësore për ndërtimin e zgjidhjeve, nxitjen e bashkëpunimit dhe arritjen e qëllimeve të përbashkëta në qeverisje.

Takimi i tretë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë e martë, 29 korrik 20250

Takimi i tretë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me mbështetjen e Demo Finland, më 29 korrik organizoi takimin e tretë të Forumit për Dialog Ndërpartiak.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të forumeve rinore të partive politike, të cilët patën mundësinë të diskutojnë për temën "Pse dhe si ka rëndësi kultura politike?" me z. Butrint Berisha.

Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë e enjte, 10 korrik 20250

Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me mbështetjen e Demo Finland, organizoi dje takimin e dytë të Forumit për Dialog Ndërpartiak. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të partive politike (të forumeve rinore, asambleistë të kuvendeve komunale) të cilët patën rastin të diskutojnë me ekspertin z. Kreshnik Gashi (Kryeredaktor dhe Redaktor Menaxhues i KALLXO.com).

Tema kryesore e diskutimit ishte “Dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes”, faktorë që paraqesin sfida serioze për dialogun politik dhe stabilitetin shoqëror në Kosovë. Z. Gashi ndau me pjesëmarrësit mekanizmat e luftimit të dezinformimit, ndërsa pjesëmarrësit ndanë përvoja konkrete dhe shembuj të realitetit aktual, duke theksuar rëndësinë e luftimit të dezinformimit dhe promovimit të një komunikimi të përgjegjshëm dhe pa gjuhë nxitëse.

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë e mërkurë, 25 qershor 20250

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë 

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me përkrahjen e Demo Finland, të mërkurën organizoi takimin e parë të Forumit për Dialog Ndërpartiak, një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një platforme të re të dedikuar dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet të rinjve nga partitë politike në Kosovë.

Kjo inciativë synon të krijojë një hapësirë ku të rinjtë nga të gjitha partitë politike të ndajnë përvojat, sfidat dhe të punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

RSS
245678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Perspektivat e Kosovës për t'iu bashkangjitur Organizatës Botërore Tregtare (OBT): Një vlerësim i shkurtër i rrugëve të vendimmarrjes
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Perspektivat e Kosovës për t'iu bashkangjitur Organizatës Botërore Tregtare (OBT): Një vlerësim i shkurtër i rrugëve të vendimmarrjes

Shkurt 2022

Që nga viti 2018 Kosova nuk ka aplikuar për anëtarësim në asnjë organizatë të madhe ndërkombëtare.
Edhe pse zgjerimi i prezencës në organizatat ndërkombëtare ka qenë një nga synimet kryesore tëpolitikës së jashtme të Kosovës në periudhën e pas-pavarësisë, anëtarësimi në Komisionin e Venecias në vitin 2014 mbetet aderimi i fundit shumëpalësh i madh për Kosovën.

Në Programin e Qeverisë 2021-2025 janë përfshirë disa angazhime për aderime shumëpalëshe. Një nga angazhimet më të rëndësishme është paraqitja e aplikimit për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë. OBT është një nga organizatat ndërqeveritare më të rëndësishme që merret me rregullat e tregtisë së lirë ndërmjet kombeve dhe shteteve.

Ky shënim politikash diskuton perspektivat e Kosovës për t’iu bashkuar kësaj organizate, në dritën e funksioneve dhe rëndësisë që ky organ shumëpalësh luan për ekonominë globale sot. Shënimi ka të bëjë vetëm me procesin e anëtarësimit dhe alternativat për anëtarësim që kanë në dispozicion institucionet e Kosovës.

Gjithashtu studimi argumenton se paraqitja e aplikacionit në OBT pa pasur një plan të detajuar të parapërgatitur me partnerët mund të paraqesë disavantazhe serioze për pozitën e Kosovës. Rekomandohet që institucionet e Kosovës ti qasen me kujdes kësaj situate në mënyrë që të shmangen hapat e rrejshëm të mundshëm diplomatik.
Print
13270 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
  • Integrimi evropian
Viti i publikimit
  • 2022