Seminari i Parë i Shkollës Politike (Gjenerata e 22të) - Përpjekjet e Kosovës për forcimin e Shtetit në Kohë Polikrize e premte, 5 prill 20240

Seminari i Parë i Shkollës Politike (Gjenerata e 22të) - Përpjekjet e Kosovës për forcimin e Shtetit në Kohë Polikrize

Shkolla Politike (Gjenerata 22) zyrtarisht ka filluar me seminarin e parë këtë fundjavë! 

Me datat 22-24 Mars, gjenerata e re e Shkollës Politike filloi udhëtimin e tyre 1 vjeçar. Seminari i parë ishte një fundjavë e mbushur me diskutime të thella, ligjërata të vlefshme dhe momente interesante që treguan rëndësinë dhe esencën e avancimit politik dhe rrjetëzimit të komunitetit. 

Gjatë seminarit, energjia ishte e dukshme, e ushqyer nga diskutimet e gjalla, atmosfera pozitive dhe mundësitë e rëndësishme të rrjetëzimit. Jemi shumë mirënjohës ndaj të gjithë folësve, moderatorëve dhe pjesëmarrësve për kontributin në suksesin e këtij seminarit.

Mëposhtë, shih momente nga Seminari i parë i Shkollës Politike. Shihemi në aktivitetet e ardhshme të Shkollës Politike! 

Programi i Shkollës Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës. Ky seminar i Shkollës Politike është mbështetur nga Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo.

Konkurs pune për pozitën koordinator/e i/e projekteve e enjte, 4 prill 20240

Konkurs pune për pozitën koordinator/e i/e projekteve

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) hap konkursin për pozitë pune. Ftojmë të interesuarit nga fushat e shkencave sociale, juridike dhe menaxhmentit të aplikojnë. Thirrje e hapur për pozitën (koordinator/e i/e projekteve). 

Kualifikimet:

  • Të jetë i/e diplomuar në nivelin bachelor (në fushat e shkencave sociale, juridike dhe menaxhmentit);
  • Aftësi organizative, komunikimi dhe udhëheqjeje;
  • Aftësi të menaxhimit të kohës;
  • Përvojë paraprake në koordinim/menaxhim të projekteve;
  • Njohuri të nivelit të avancuar të gjuhës angleze (C1-C2).


    Dërgoni një CV dhe një letër motivuese në emailin: shkolla.politike@gmail.com ose info@pips-ks.org.

     

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E DYTË (22). e diel, 7 janar 20240

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E DYTË (22).

Bëhuni pjesë e një udhëtim transformues me një nga programet e para të edukimit politik joformal në Kosovë! Shkolla Politike, e themeluar për të fuqizuar liderët në sferat politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, ka hapur thirrjen për aplikim në gjeneratën e saj të 22-të. E ndërtuar mbi shtyllat e demokracisë, programi ynë shtrihet nga marsi deri në nëntor, duke përfshirë seminare, diskutime dhe ligjerata që kultivojnë të menduarit kritik dhe vlerat demokratike. Thellohuni në tema si Shteti dhe Shoqëria, Politika Publike, Ekonomia dhe Politika, Politika e Jashtme, Siguria Kombëtare, Partitë Politike dhe më shumë, duke u avancuar si liderët e ardhshëm të Kosovës.

Ceremonia e diplomimit të Gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike e mërkurë, 6 dhjetor 20230

Ceremonia e diplomimit të Gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike

21 VJET ME SHKOLLËN POLITIKE!

Teksa presim një vit premtues përpara, Shkolla Politike shënon konkludimin e programit të sivjetshëm dhe diplomimin e gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike, duke e përmbyllur këtë rrugëtim me sukses.

Ceremonia e graduimit për gjeneratën e 21-të simbolizon fundin e një viti tjetër akademik i cili shërbeu edhe si një moment ritakimi me grupin tonë të alumnive.

Gjeneratës së fundit i urojmë sukses dhe shpresojmë që ky të jetë fillimi i bashkëpunimit tonë me një rrjet alumni që sa shkon e zgjerohet.


Falenderim i veçantë për Këshillin e Evropës, që për më shumë se dy dekada mundëson organizimin e Shkollës Politike, si dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo për mbështetjen e tyre gjatë viteve.
Pjesëmarrja e gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike në Forumin Botëror të Demokracisë, Strasbourg e martë, 14 nëntor 20230

Pjesëmarrja e gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike në Forumin Botëror të Demokracisë, Strasbourg

Instituti i Prishtinës për Studime Politike, si traditë e shumevjetshme, mori pjesë në Forumin Botëror të Demokracisë me Gjeneratën e 21-të të Shkollës Politike të Kosovës, në qytetin e Strasburgut.

Nëpërmjet diskutimeve dhe sesioneve me tematika interesante të forumit, ne u futëm thellë në botën e demokracisë dhe morëm mësime të shumë të çmueshme gjatë këtyre kohërave sfiduese të demokracisë në botë.

RSS
245678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
PIPS mbajti Seminarin për Energji dhe Mjedis për gazetarët kosovar
SuperUser Account
/ Kategoria: Aktivitetet

PIPS mbajti Seminarin për Energji dhe Mjedis për gazetarët kosovar

20 gazetarë nga media të ndryshme kosovare ndoqën Seminarin për Energji dhe Mjedis, të organizuar nga PIPS prej 21-23 Shkurt.

Me mbështetjen e Projektit të Kosovës për Eficiencë të Energjisë të GIZ, PIPS mblodhi ekspertë nga institucionet kyçe kosovare të energjisë, Komuniteti i Energjisë, media, si dhe ekspertë të inxhinierisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinor me qëllim të informimit të tërësishëm të gazetarëve kosovarë për:

-Traktatin e Komunitetit të Energjisë dhe obligimet e Kosovës

-mandatin dhe kompetencat e ZRRE, fushëveprimin e KOSTT dhe pavarësimin energjetik

-zhvillimin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

-burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe potencialin e zhvillimit të tyre në Kosovë

-rreziqet aktuale mjedisore, ndryshimin klimatik, ndikimin shëndetësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm si dhe;

-planifikimin e qëndrueshëm mjedisor dhe hapësinor

Previous Article Seminari i parë i Shkollës Politike 2020
Next Article Diskutimi tematik: “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse”
Print
23548 Rate this article:
No rating