Takimi me gjeneratën e 24-të të Shkollës Politike e martë, 7 prill 20260

Takimi me gjeneratën e 24-të të Shkollës Politike

Sot u mbajt takimi i parë me pjesëmarrësit e Gjeneratës së 24-të të Shkollës Politike, i cili shërbeu si një mundësi për t’u njohur mes vete dhe për të krijuar bazat e bashkëpunimit përgjatë programit.

Gjatë këtij takimi, prezantuam në detaje programin e Shkollës Politike për vitin 2026, duke përfshirë temat, strukturën dhe aktivitetet që do të zhvillohen gjatë vitit.

Broshurën e plotë të programit mund ta gjeni këtu:
https://pips-ks.org/sq/Detaje/ArtMID/1446/ArticleID/4336/Shkolla-Politike-2026-Gjenerata-e-24-t235

 

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E KATËR (24) e martë, 16 dhjetor 20250

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E KATËR (24)

Bëhuni pjesë e një përvoje transformuese me një nga programet e para të edukimit politik joformal në Kosovë! Shkolla Politike, e themeluar për të fuqizuar liderët në sferat politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, ka hapur thirrjen për aplikim në gjeneratën e saj të 24-të. E ndërtuar mbi shtyllat e demokracisë, programi ynë shtrihet nga marsi deri në nëntor, duke përfshirë seminare, diskutime dhe ligjerata që kultivojnë të menduarit kritik dhe vlerat demokratike. Programi ofron mundësi për të thelluar njohuritë në fusha si qeverisja, lidershipi, të drejtat e njeriut dhe angazhimi qytetar, duke pajisur pjesëmarrësit me njohuritë për të formësuar të ardhmen si qytetarë aktiv dhe lider në Kosovë.

Policy Pitch Night 2025 e premte, 12 dhjetor 20250

Policy Pitch Night 2025

Instituti i Prishtines për Studime Politike (PIPS) organizoi Policy Pitch Night, ku pjesëmarrësit e Shkollës Politike 2025 prezantuan Policy Briefs që kanë zhvilluar gjatë muajve të fundit.

Përmes analizave dhe punës bashkëpunuese, grupet trajtuan disa nga sfidat më urgjente të politikave të Kosovës, duke ofruar perspektiva të reja dhe rekomandime të zbatueshme.

Forumi Botëror për Demokraci 2025 - Shkolla Politike (Gjenerata 23) e mërkurë, 12 nëntor 20250

Forumi Botëror për Demokraci 2025 - Shkolla Politike (Gjenerata 23)

Pjesëmarrësit e Shkollës Politike, Gjenerata 23, qëndruan në Strasburg nga data 4 deri më 8 nëntor, ku morën pjesë në Forumin Botëror për Demokraci 2025, i cili këtë vit u zhvillua nën temën “Demokracia në Rrezik: Si mund ta ringjallim atë?”.

Ishte një udhëtim i mbushur me përvoja të vlefshme, diskutime frymëzuese dhe, sigurisht, shumë momente argëtimi e energjie pozitive nga grupi i Gjeneratës 23-të!

Një falënderim i veçantë për Këshillin e Evropës për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për Konsullatën e Kosovës në Strasburg për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngrohtë.

Seminari i V-të i Shkollës Politike - Drejtësia Tranzicionale dhe Paqendërtimi e hënë, 20 tetor 20250

Seminari i V-të i Shkollës Politike - Drejtësia Tranzicionale dhe Paqendërtimi

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) përmbylli me sukses Seminarin për Drejtësinë Tranzicionale dhe Ndërtimin e Paqes, mbajtur në kuadër të Programit të Shkollës së Politikës. Gjatë tri ditëve, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi teoritë e drejtësisë tranzicionale, mekanizmat praktikë të saj, si dhe përvojat rajonale, duke reflektuar mbi rëndësinë e ballafaqimit me të kaluarën për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Ky aktivitet u mundësua me mbështetjen e projektit rajonal “Mbështetje e BE-së për Ndërtimin e Besimit në Ballkanin Perëndimor,” i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

RSS
245678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Të Drejtat për Komunitetet Rurale
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Të Drejtat për Komunitetet Rurale

"Të drejtat për komunitetet rurale (MRRC)" është një program gjashtëmujor i implementuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, i mbështetur nga CDF – Community Development Fund dhe GLPS – Grupi për Studime Juridike Politike, pjesë e projektit JustReact që financohet nga Bashkimi Evropian. Objektivi parësor i programit është fuqizimi dhe përkrahja e komuniteteve rurale dhe të largëta, veçanërisht në komunat e Dragashit, Kaçanikut, Hanit të Elezit, Shtërpcës dhe Deçanit, në kuadër të rajonit të Prizrenit, Pejës dhe Ferizajt. PIPS, së bashku me një ekip ekspertësh udhëton në këto komuna për të ofruar një sesion informues, duke ofruar mbështetje dhe konsultime mbi temat thelbësore të të drejtave të njeriut, duke përfshirë diskriminimin, dhunën gjinore dhe aksesin në drejtësi.

MRRC operon nën dy objektiva thelbësorë:

Rritja e ndërgjegjësimit për çështjet e të drejtave të njeriut (Rritja e të kuptuarit publik për të drejtat e njeriut, me fokus të veçantë tek gratë, brenda komuniteteve rurale dhe të largëta, fuqizimi i grave që të avokojnë për të drejtat e tyre dhe të të tjerëve dhe rritja e ndërgjegjësimit për çështje kritike si diskriminimi, dhuna gjinore dhe aksesi në drejtësi).

dhe Përmirësimi i aksesit në drejtësi dhe fuqizimi ligjor (sigurimi i mbështetjes për përfshirjen në sistemin e drejtësisë dhe lehtësimi i korrigjimit për shkeljet e të drejtave të njeriut, promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut brenda komuniteteve të margjinalizuara).
Programi bashkëpunon ngushtë me komunat, OJQ-të lokale dhe shkollat, duke angazhuar 30 deri në 50 qytetarë nga komunitete të ndryshme në sesione dhe diskutime informative.

PIPS gjithashtu shpërndan materiale informuese, si broshura, postera në këto komuna për të mbajtur publikun të informuar për aktivitetet e mbajtura.
Mëposhtë, gjeni foto nga sesionet informuese të mbajtura gjatë muajit shtator dhe tetor si dhe linqet e postimeve të takimeve në rrjete sociale.

Takimi në Dragash: https://www.facebook.com/pips2004/posts/pfbid023sEKn8j79Wc3WzaxgumzcnRoXQn51yhf1aqzHzYUXK5JKWzvRZZzWkrmD5CLQwbdl
Takimi në Komunën e Hanit të Elezit:
https://www.facebook.com/pips2004/posts/pfbid04mm6wc1mHb8FDvz2EsUE56kN6ubVThf73kp8NN2t2ApBt5E4ud57hTgNQ5qzBdjpl
Previous Article ”Fotografimi” i situatës së përdorimit të energjisë në Kurbin dhe Suharekë
Next Article Seminari i II-të i Shkollës Politike të Gjeneratës së 21-të
Print
32279 Rate this article:
No rating
Programet
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2023