Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike e mërkurë, 18 dhjetor 20240

Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) mbrëmë, në praninë e partnerëve, alumnistëve dhe mes miqësh, shënoi diplomimin e gjeneratës së 22-të, duke përmbyllur edhe një cikël të suksesshëm të programit të Shkollës Politike. Ky program ka qenë dhe vazhdon të jetë më shumë se një mundësi edukimi, është një nxitës për lidership dhe një themel për një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. 

Shkolla Politike vazhdon të angazhohet për gjithëpërfshirje dhe diversitet, që janë thelbësore për një shoqëri demokratike dhe progresive. 

Si çdo herë, në përmbyllje të programit të Shkollës Politike, reflektuam mbi sfidat që na përcollën gjatë vitit dhe pritjet për vitin vijues. 

Konferenca përmbyllëse e projektit 'Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore' e hënë, 16 dhjetor 20240

Konferenca përmbyllëse e projektit 'Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore'

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Akademia e Studimeve Politike (ASP), Komuna Suharekë dhe Bashkia Kurbin organizuan konferencën përmbyllëse të projektit “Rruga drejt përdorimit efiqient vendor të burimeve natyrore”, që u mbajt të premten, më 13 dhjetor. Ky projekt është pjesë e Programit IPA II për bashkëpunim ndërkufitar Shqipëri-Kosovë.

Gjatë konferencës, u prezantuan rezultatet e arritura gjatë dy viteve të implementimit të projektit, me fokus në përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe adresimin e sfidave klimatike.

Bashkëpunimi me Demo Finland rreth të rinjve në partitë politike e mërkurë, 27 nëntor 20240

Bashkëpunimi me Demo Finland rreth të rinjve në partitë politike

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me Demo Finland, priti një delegacion të politikanëve të rinj finlandezë, të diplomuar të Akademisë së Demokracisë në Finlandë, për një vizitë studimore me qëllim nxitjen e dialogut dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet Kosovës dhe Finlandës. Kjo vizitë ofroi një platformë për të eksploruar sfidat dhe mundësitë për pjesëmarrje politike në mesin e të rinjve në Kosovë duke shkëmbyer përvojat finlandeze të bashkëpunimit shumëpartiak.

Dialogu i Prishtinës – Ballkani dhe Azia e Jugut e martë, 26 nëntor 20240

Dialogu i Prishtinës – Ballkani dhe Azia e Jugut

Më 25 nëntor 2024, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me Institutin Aziatik të Diplomacisë dhe Çështjeve Ndërkombëtare (AIDIA) dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës organizuan forumin “Dialogu i Prishtinës – Ballkani dhe Azia e Jugut” , e cila u mbështet financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Ky event i nivelit të lartë mblodhi për herë të parë aktorë kryesorë, politikëbërës, liderë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe media nga Kosova dhe Azia e Jugut (India, Nepali, Bangladeshi, dhe Shri Lanka) për të diskutuar mundësitë dhe sfidat e përbashkëta në fushën e demokracisë, bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit ekonomik.

Seminari i V-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 22-të) - Komunikimi Politik, Dezinformimi dhe Pjesëmarrja e enjte, 10 tetor 20240

Seminari i V-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 22-të) - Komunikimi Politik, Dezinformimi dhe Pjesëmarrja

Gjatë këtij vikendi, nga data 4 deri më 6 Tetor, u mbajt seminari i V-të, që përkon me seminarin e fundit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike të PIPS. Tema e këtij seminari ishte “Komunikimi Politik, Dezinformimi dhe Pjesëmarrja”, ku si element kishte më shumë punën në grupe dhe tema më praktike.

 

RSS
245678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Ndikimi politik i pandemisë COVID-19 në Kosovë
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Ndikimi politik i pandemisë COVID-19 në Kosovë

Mars 2022

Gjatë 21 muajve nga ‘pacienti zero’ e deri në mesin e dhjetorit 2021, gjatë pandemisë Kosova ka kaluar nëpër kriza të shumëfishta. Kriza e drejtpërdrejtë është ajo e shëndetit publik. Masat e ndërmarra për t’iu kundërvënë këtij virusi kanë shkaktuar krizë socio-ekonomike.
Krahas krizës socio-ekonomike, e cila është kriza më serioze, gjatë pandemisë Kosova gjithashtu ka kaluar në krizën më serioze politike në historinë e saj si shtet, me jostabilitet politik të paparë deri më tani këtu.
Për shkak të kësaj krize politike ka pasur krizë të qeverisjes dhe madje edhe krizë institucionale dhe kushtetuese.

Kjo analizë politikash synon të analizojë këto dhe zhvillime të tjera në Kosovë gjatë pandemisë, dhe fushëveprimi i saj janë tri komponentë: (jo)stabiliteti politik dhe qeverisja, funksionimi i organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe liria e mediave.

Në këtë kontekst, në të analizohen pasojat e pandemisë dhe ndikimi i tyre negativ në këto tri komponentë të funksionimit të shtetit.

Kjo analizë është përgatitur bazuar në analiza, artikuj e dokumente të tjerë ekzistues lidhur me temat që prek. Përveç këtyre, gjithashtu janë mbledhur të dhëna në terren, përmes anketave, intervistave dhe një diskutimi në fokus grup me aktivistë të OSHC-ve, gazetarë e profesionistë të mediave. Këto të dhëna në terren janë mbledhur gjatë shtatorit dhe tetorit 2021.
Print
7488 Rate this article:
No rating
Programet
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2022

Dokumente(t)