Aktivitetet më të shikuara
Integrimi Evropian
Për PIPS integrimi i Kosovës por edhe gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian shihet si parakusht për përmirësimin e jetës së njerëzve dhe funksionimit të institucioneve. Për këtë arsye, PIPS është përfshirë aktivisht në procesin e përmbushjes së standardeve evropiane nga institucionet kosovare, përmes mbikqyrjes, ofrimit të rekomandimeve apo organizimit të trajnimeve për rritje të kapaciteteve.
Qëllimi i kësaj shtylle është zbatim sa më i shpejtë dhe cilësor, si dhe institucione kosovare të gatshme për përmbushje të obligimeve që rrjedhin nga Acquis Communautaire. Në të shkuarën PIPS ka punuar në promovimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ndërsa aktualisht punon në mbikëqyrjen e dokumentit të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA). Për zbatimin e aktiviteteve të këtij programi PIPS bashkëpunon me Zyren e BE-së në Prishtinë, Ministrinë e Integrimit Evropian (MIE), por edhe organizata dhe institucione tjera.