Lansimi i publikimit "Rishikim kritik i organizimit dhe zbatimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës" e mërkurë, 1 gusht 20180

Lansimi i publikimit "Rishikim kritik i organizimit dhe zbatimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës"

Me datën 1 Gusht, Instituti i Prishtinës për Studime Politike lansoi publikimin "Rishikim kritik i organizimit dhe zbatimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës". Ky raport, bazuar në të dhëna të mbledhura brenda një periudhe të konsiderueshme kohore, diskuton për funksionimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në veçanti dhe politikës së jashtme në përgjithësi, duke prekur aspektet legjislative por edhe praktike. 

Diskutimi tematik: “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse” e martë, 3 korrik 20180

Diskutimi tematik: “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse”

Me 3 Korrik, Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizoi diskutimin “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse”. Pjesë e panelit ishin: Enver Hoxhaj (Zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës); Ilir DEDA (Deputet dhe Anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane) dhe Gëzim VISOKA (Ligjërues dhe hulumtues në Universitetin e Dublin).

Diskutimi Tematik: "Politikat për Eficiencë të Energjisë në Kosovë: Roli i parlamentit dhe gatishmëria institucionale për aplikimin e obligimeve të EE" e mërkurë, 27 qershor 20180

Diskutimi Tematik: "Politikat për Eficiencë të Energjisë në Kosovë: Roli i parlamentit dhe gatishmëria institucionale për aplikimin e obligimeve të EE"

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka mbajtur më 27 Qershor 2018, tryezën e diskutimit me temën "Politikat për Eficiencë të Energjisë në Kosovë: Roli i parlamentit dhe gatishmëria institucionale për aplikimin e obligimeve të EE". Në këtë tryezë të diskutimit të pranishëm ishin deputetë, përfaqësues institucionesh, përfaqësues nga akademia, ambasada dhe përfaqësues të shoqërisë civile etj.

Seminari i tretë "Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare" me Shkollën Politike 2018 e diel, 24 qershor 20180

Seminari i tretë "Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare" me Shkollën Politike 2018

Në datat 22-24 Qershor, Shkolla Politike e Prishtinës organizoi seminarin e tretë, me temën "Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare". Në këtë seminar kontribuan: Robert Muharremi (Ligjërues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në RIT), Blerim Reka (Ligjërues i Integrimeve Evropiane në Universitetin Juglindor të Tetovës), Ardian Hackaj (Instituti për Zhvillim dhe Bashkëpunim- Tiranë), Burim Ramadani (Zëvëndësministër i MFSK) dhe Florian Qehaja (Drejtor i QKSS). 

Vizitë studimore me deputetë në Berlin rreth praktikave më të mira për efiçiencën e energjisë e shtunë, 9 qershor 20180

Vizitë studimore me deputetë në Berlin rreth praktikave më të mira për efiçiencën e energjisë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike, si partner implementues me Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH; në kuadër të projektit "Bashkëpunimi rajonal dhe ngritja e kapaciteteve të parlamentarëve në Evropën Juglindore mbi temën e eficiencës së energjisë dhe mbrojtjes klimatike" kanë mbajtur vizitën studimore në Berlin të Gjermanisë (6-9 Qershor) me qëllim të njoftimit të deputetëve prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me praktikat më të mira të Parlamentit Gjerman për avokimin rreth implementimit dhe përmirësimit të eficiencës së energjisë, mborjtjes klimatike dhe politikave të mobilitetit urban.

RSS
First1314151618202122Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Mbahet Seminari i parë i Shkollës Politike "Shteti dhe Shoqëria"
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Mbahet Seminari i parë i Shkollës Politike "Shteti dhe Shoqëria"

Në datat 1-3 Mars Gjenerata e 17-të e Shkollës Politike mbajti Modulin e Parë Shteti dhe Shoqëria: Identiteti Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik. Temat e seminarit u ligjëruan nga ekspertë të fushave përkatëse: Fatmir Sejdiu, Fisnik Korenica, Ermal Hasimja, Blerim Shala, Anton Vukpalaj, Blendi Ceka, Ramadan Ilazi dhe Besnik Tahiri.
Seminari trajtoi dimensionet teorike dhe praktike të shoqërisë dhe shtetit, ndërveprimin ndërmjet të dyjave për të krijuar sistemin qeverisës shtetëror dhe ndërkombëtar të cilin e kemi sot, duke diskutuar gjithashtu transformimet që kanë ndodhur përgjatë civilizimeve, bashkë me interpretimin shkencor që është prodhuar. Seminari gjithashtu i kushtoi vëmendje të veçantë të drejtës ndërkombëtare, institucioneve shumëpalëshe, paqendërtimit dhe shtetndërtimit dhe identitetit politik, të para, por jo të kufizuara, në dritë të rastit të Kosovës.
Raporti i shpalles së pavarësisë së Kosovës me të drejtën ndërkombëtare ishte një nga segmentet kryesore të debatit. Duke qenë se rasti i Kosovës në mënyrë të plotë nuk mund të kategorizohet në asnjë nga mënyrat e shpalles së shteteve të pavarura në periudhën post-1945 (procesi i dekolonizimit, pajtimi i shtetit amë apo shpërbërja e shteteve ekzistuese) etiketimi i Kosovës si sui-generis ka qenë dhe mbetet mënyra e vetme e përputhjes së lëvizjes së pavarësisë me të drejtën ndërkombëtare. Për më tepër, çdo hap politik që do të lëvizte këtë argumentim do të nënkuptonte ndryshim i kësaj përputhjeje dhe hyrje në ujëra të turbullta. 

Previous Article Seminari "Partitë Politike dhe Komunikimi Politik" me gjeneratën 2017 të Shkollës Politike
Next Article Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg 2017
Print
23029 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2019