Seminari i dytë i Shkollës Politike 2019 e hënë, 15 prill 20190

Seminari i dytë i Shkollës Politike 2019

Prej 12-14 prill u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike 2019. Seminari me temën "Shteti si kuadër fundamental për të qeverisur - Politika e politikave publike" iu ofroi pjesëmarrësve mundësinë për të diskutuar për rolin e ideologjisë, politikat e djathta dhe të majta për Kosovën, zhvillimin ekonomik, edukimin e mirëfilltë, dhe sundimin e ligjit në kontekst të formësimit të politikave publike. 

Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës" e mërkurë, 3 prill 20190

Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës"

Me datën 2 Prill Instituti i Prishtinës për Studime Politike publikoi anketën “Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës”. Anketa u publikua me përkrahjen e fondacionit Konrad Adenauer Stiftung (KAS). Në panel morrën pjesë Leonora Kryeziu (Drejtoreshë Ekzekutive e PIPS), Granit Tërnava (KAS), Arben Hajrullahu (Universiteti i Prishtinës) dhe Butrint Berisha (PIPS) që i prezantoi të gjeturat kryesore të punimit.

Takimi i Shkollës Politike me zëvëndës Shefen e misionit të Ambasadës Amerikane, znj. Colleen Hyland e hënë, 25 mars 20190

Takimi i Shkollës Politike me zëvëndës Shefen e misionit të Ambasadës Amerikane, znj. Colleen Hyland

Më 21 Mars 2019, Shkolla Politike e Prishtinës mbajti një diskutim me Zëvëndës Shefen e Misionit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, znj. Colleen Hyland. Përmes një diskutimi të frytshëm pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë mendimet e tyre mbi sfidat kryesore aktuale të Kosovës në rrafshin e brendshëm dhe atë të jashtëm. 

Tryeza “Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë për ERA 2” e enjte, 14 mars 20190

Tryeza “Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë për ERA 2”

Me datën 14 Mars 2019, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) së bashku me Grupin për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) dhe Instituti GAP organizuan tryezë diskutimi me temën “Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë për ERA 2”. Të pranishme në panel ishin Dhurata Hoxha - Ministre e Integrimit Evropian, Nataliya Apostolova - Shefe e Zyrës së BE në Kosovë dhe Gerrie Willems - Ambasadore e Mbretërisë së Hollandës në Kosovë.

Mbahet Seminari i parë i Shkollës Politike "Shteti dhe Shoqëria" e hënë, 4 mars 20190

Mbahet Seminari i parë i Shkollës Politike "Shteti dhe Shoqëria"

Në datat 1-3 Mars Gjenerata e 17-të e Shkollës Politike mbajti Modulin e Parë Shteti dhe Shoqëria: Identiteti Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik. Temat e seminarit u ligjëruan nga ekspertë të fushave përkatëse: Fatmir Sejdiu, Fisnik Korenica, Ermal Hasimja, Blerim Shala, Anton Vukpalaj, Blendi Ceka, Ramadan Ilazi dhe Besnik Tahiri.
 

RSS
First1213141517192021Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Diskutimi Tematik: "Politikat për Eficiencë të Energjisë në Kosovë: Roli i parlamentit dhe gatishmëria institucionale për aplikimin e obligimeve të EE"
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Diskutimi Tematik: "Politikat për Eficiencë të Energjisë në Kosovë: Roli i parlamentit dhe gatishmëria institucionale për aplikimin e obligimeve të EE"

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka mbajtur më 27 Qershor 2018, tryezën e diskutimit me temën "Politikat për Eficiencë të Energjisë në Kosovë: Roli i parlamentit dhe gatishmëria institucionale për aplikimin e obligimeve të EE". Në këtë tryezë të diskutimit të pranishëm ishin deputetë, përfaqësues institucionesh, përfaqësues nga akademia, ambasada dhe përfaqësues të shoqërisë civile etj.

Fjalimet hyrëse u mbajtën nga z.Leonora Kryeziu- Drejtoreshë e PIPS, dhe z. Jasna Sekulovic - Menaxhere e Projektit Rajonal (GIZ ORF EE).

Gjatë tryezës u bë prezantimi i publikimit të PIPS të quajtur "Obligimet e Kosovës në fushën e eficiencës së energjisë dhe harmonizimi me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit" nga z.Bedri Dragusha. Poashtu, z.Avni Sfishta - Menaxher i Projektit për Eficiencë të Energjisë në Kosovë, prezantoi mbi temën "Eficienca e energjisë në rrugën e tranzicionit energjetik". Z. Sfishta u fokusua në mundësitë që ka Kosova për të kryer tranzicionin energjetik, por që nevojitet vullneti politik për të mundësuar këto ndryshime të nevojshme.

Në pjesën e diskutimit znj. Sala Berisha Shala - Kryetare e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik i adresoi të pranishmit, duke treguar për rolin e parlamentit dhe cështjet që janë tanimë në konsiderim në këtë komisionin sa i përket eficiencës së energjisë, ndër to edhe projektligji për eficiencë të energjisë. Z. Luan Morina, Drejtor i departamentit të Energjisë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik foli për gatishmërinë institucionale dhe z. Arsim Kuliqi për punën e Agjencisë së Kosovës për Eficiencë të Energjisë.

Në këtë ngjarje u theksua nevoja për bashkërendim të ndërmjetëm mes akterëve kyc në fushën e EE. Gjatë diskutimit poashtu u vu në pah kërkesa e deputetëve për bashkëpunim profesional me akterët e fushës, me qëllim të krijimit të politikave sa të duhura për të përmbushur dhe iu përshtatur nevojave dhe obligimeve sa i përket cështjes së eficiencës së energjisë.

Kjo ngjarje u zhvillua në kuadër të projektit "Bashkëpunimi rajonal dhe ngritja e kompetencave të deputetëve në Evropën Juglindore për temat e klimës dhe eficiencës së energjisë".

Previous Article Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020
Next Article Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë
Print
31447 Rate this article:
No rating
Programet
  • Energjia dhe ambienti
Viti i publikimit
  • 2018