Aktivitetet më të shikuara
Ndikimi politik i pandemisë COVID-19 në Kosovë
Mars 2022
Gjatë 21 muajve nga ‘pacienti zero’ e deri në mesin e dhjetorit 2021, gjatë pandemisë Kosova ka kaluar nëpër kriza të shumëfishta. Kriza e drejtpërdrejtë është ajo e shëndetit publik. Masat e ndërmarra për t’iu kundërvënë këtij virusi kanë shkaktuar krizë socio-ekonomike.
Krahas krizës socio-ekonomike, e cila është kriza më serioze, gjatë pandemisë Kosova gjithashtu ka kaluar në krizën më serioze politike në historinë e saj si shtet, me jostabilitet politik të paparë deri më tani këtu.
Për shkak të kësaj krize politike ka pasur krizë të qeverisjes dhe madje edhe krizë institucionale dhe kushtetuese.
Kjo analizë politikash synon të analizojë këto dhe zhvillime të tjera në Kosovë gjatë pandemisë, dhe fushëveprimi i saj janë tri komponentë: (jo)stabiliteti politik dhe qeverisja, funksionimi i organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe liria e mediave.
Në këtë kontekst, në të analizohen pasojat e pandemisë dhe ndikimi i tyre negativ në këto tri komponentë të funksionimit të shtetit.
Kjo analizë është përgatitur bazuar në analiza, artikuj e dokumente të tjerë ekzistues lidhur me temat që prek. Përveç këtyre, gjithashtu janë mbledhur të dhëna në terren, përmes anketave, intervistave dhe një diskutimi në fokus grup me aktivistë të OSHC-ve, gazetarë e profesionistë të mediave. Këto të dhëna në terren janë mbledhur gjatë shtatorit dhe tetorit 2021.
Programet | |
Viti i publikimit | |